"I falimentoi Berisha, Lulzim Basha në kërkim të lopëve"

27 Qershor 2016, 09:46Politika TEMA

Deputeti socialist i zgjedhur në Lushnjë të qarkut të Fierit, Erion Braçe nuk e ka kaluar pa ironi takimin e fundit që kreu i PD Lulzim Basha ka bërë në fermat bujqësore në këtë zonë.

Braçe thotë se Basha ka bërë takime me blegtorët, të cilët i kishte falimentuar Berisha në tetë vitet e qeverisjes së tij, ndërkohë që premton se do të japë 100 milionë euro për ta sa të vijë në pushtet.

Ja postimi i plotë i Braçes në Facebook:

“I falimentoi Berisha, Lyli në kërkim të lopëve. Marrëzia e mollëve në fushat e tërbufit dhe gënjeshtra 100 milionë euro në dorë për bujqit. Të dyja nga Lyli. Sic ju paralajmerova qe te premten pasdite,  vetem te djele-zyra e propagandes se Lylzim Bashes,  nisi te transmetoje ne televizionin 24 oresh te propagandes, kroniken bujqesore e blegtorale te Lylzim Bashes ne Cerme Sektor.

Ishte sic ju thashe; Lylzim Basha kishte shkuar ne ish stallat e Cim Gjonit (sot ruhen nga Gezim Gjoni) dhe kishte bere nje mbledhje me PD-ne e zones, per problemet e blegtorise. Personat qe flasin ne kroniken e prodhuar nga propaganda jane; Sekretari i PD per Cermen-Gezim Sinani, ish blegtor me 30 lope, i falimentuar në kohën e qeverisë së PD në vitin 2007!

Arsyeja e thjeshte; Angazhimi ne biznese te tjera, posacerisht ne menaxhimin e lokaleve, gjithnje jashte e large Cermes, pra pune e tij.

Me thene te drejten, une jam shume i lumtur qe Lylzim Basha shoqerohet me te. Arsyen e di e gjithe Cerma. I dyti eshte Cim Gjoni, vellai i tij qe ka ne ruajtje stallen qe vizitoi Lylzimi, eshte kunati i Gezim Sinanit. Gezim Gjoni-jo Cimi ne fakt, ka patur 24 lope, asnjehere 48; ka deshmitare te perbashket qe ne blerjen e tyre; edhe ky

i falimentuar në kohën e qeverisë së PD në vitin 2012.

Lylzim Basha mund te luaj teater, te bej si i pikelluar per gjendjen e biznesit te Gezim Sinanit, Cim Gjonit e kujtdo tjeter, por ne Cerme e dine te verteten te gjithe, nga me i vogli;

Kur dhe si u ngritën këto biznese, pse dështuan dhe kur falimentuan.

Ishte koha kur Sali Berisha e Lulzim Basha jepnin para per te mbjelle molle ne fushat e Terbufit!! Dhe i mbollen!! Lopët nuk ushqehen me mollë Lylzim.

Natyrisht qe ajo marrezi ishte shume e madhe, po aq sa genjeshtra me 100 milion euro ne dore ne vit!! Thene sa me siper,  asnje sekonde nuk mendoj se bujqit e blegtoret nuk kane probleme.

Jo! Kane plote, ne po merremi me to por te pakten qumeshti po shitet, cmimi eshte me i larte sec ishte dhe ka nisur te funksionoje skema e kompesimit me 20% te vleres per cdo liter.

Perseri, thene kete, asnje sekonde nuk mendoj se skema aktuale e subvencioneve per bageti, eshte trasnparente, funksionale e efikase. Kjo duhet te ndryshoje dhe te ndryshoje per mire!!

Paratë më mirë të shkojnë për lopët se sa për Lylzimin”.

1 komente në ““I falimentoi Berisha, Lulzim Basha në kërkim të lopëve””

  1. saliu says:

    ke te drejte, luli ne bashki ,beri nje vre n uje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje