Mos u mashtroni nga buzëqeshja e saj, pasi kjo zonjë në dukje e qeshur dhe e sjellshme, është tejet e vendosur që të shkëpusë Skocinë nga Britania e Madhe dhe njëkohësisht të mbajë Skocinë në Bashkimin Europian.
“Zjarrin” e politikës Nicola Sturgeon e ka trashëguar nga e ëma Jane, por një rol të rëndësishm në formimin e saj ka luajtu edhe Margaret Thatcher, madje qytetarët e saj shpesh e konsiderojnë si “Zonja e Hekurt”.
“Isha një fëmijë në kohën e Thatcher, por mbaj mend që ekonomia nuk ecte mirë dhe shumë njerëz kërkonin një mënyrë për të mbijetuar. E gjithë kjo më ka shkaktuar një sens të fortë të drejtësisë sociale dhe bindjen se për Skocinë ishte e gabuar të qeverisej nga një qeveri konservatore që për më tepër nuk e kishte zgjedhur”, deklaron Sturgeon.
Besnikëri dhe ashpërsi
Sturgeon është lindur 46 vjet më parë në Irvine, skoci. U diplomua në drejtësi në Universitetin e Gllasgout. Por profesionin e ushtroi për shumë pak vite. Endrra e saj ka qenë gjithmonë ushtrimi i politikës. Në moshën 16-vjeçare ajo mori teserën e Partisë Indipendentiste.
Ishte 29 vjeç kur u zgjodh për herë të parë në Parlamentin skocez, për t’u bërë më pas “ministre në hije” e SNP për Arsimin, Shëndetësinë dhe Drejtësinë.
Në 2004 njoftoi që do të kandidonte për lidershipin e SNP, partisë së saj, pas dorëheqjes së John Sëinney, por fitoi Alex Salmond që e zgjodhi zëvendësen e tij. Ajo nuk iu u bë kurrë pengesë në punën e ti, duke treguar se besnikëria është një prej virtyteve të saj, ashtu siç është edhe ashpërsia një prej difekteve të saj.
Pak vanitet
Ajo është martuar me Peter Murrell, lideri i partisë së saj, nuk ka fëmijë dhe ka deklaruar se “nuk kam bërë një sakrificë për hir të karrierës, por disa gjëra nuk ndodhin në jetë, ashtu siç mund të ndodhin disa të tjera, por ndjehem me fat gjithsesi pasi jetoj një jetë të kompletuar”.
Beteja e jetës
Imazhi i një zonje perfekte të shtëpisë natyrisht që krijon njëfarë iluzioni, pasi është vetë ajo që ka deklaruar se nuk di të gatuajë. “Jam e pashpresë, për fat të mirë është burri im”, ka thënë ajo.
Për ata që akuzojnë se është e shfrenuar, Sturgeon u përgjigjet se “Po, është ambicioze, nëse kjo do të thotë që të arrijë sukses me partinë e saj”.
Dhe falë shkathtësisë së saj u ka hequr vota laburistëve dhe konservatorëve. Kur e pyetën kë do zgjidhte mes David Cameron dhe Ed Miliband, ajo deklaroi se “Miliband është paksa më tërheqës se Cameron”.
Por mos u mashtroni nga deklaratat e saj, pasi të vetmet gjëra që e tërheqin janë kauza e femrës dhe çështja e pavarësisië.
Objektivi i saj kryesor është “arritja e barazisë në paga mes femrave dhe meshkujve”.
Një jetë e tërë dedikuar çështjes së pavarësisë, një karrierë që nuk ka njohur kurrë paqartësi. Ka qenë krahu i djathtë i Alex Salmond dhe i mori vendin pas humbjes në referendumin e 2014. Në 2015 lufta e saj ishte marrja e sa më shumë votave në parlamentin britanik për të përshpejtuar ndarjen e Skocisë nga Britania, gjë që rezultoi joefikase për të ndaluar Breit. Misioni i saj, beteja e jetës së saj./ La Stampa/ Përgatiti Amarildo Lumani