Përjashtimi nga LSI, Vasili: Spahiu qëndrim të nxituar, por kundër grupit për “drejtësinë”

27 Qershor 2016, 13:05Politika TEMA

Menjëherë pas vendimit të dhënë nga grupi parlamentar i LSI-së për përjashtimin nga grupi të deputetit Përparim Spahiu, Vasili në një komunikim për mediat, tha se, ai u përjashtua pasi ishte kundër vendimit të marrë nga grupi, ndonëse vendimi i tij ishte i nxituar dhe tërësisht personal.

“E përjashtuam për shkak të qëndrimeve personale të përsëritura që nuk kanë qenë në pajtim të vendimeve të kryesisë dhe grupit parlamentar të LSI.

Ky qëndrim për drejtësinë u vlerësua si i gabuar dhe i nxituar, në kundërshtim me qëndrimet parimore e koherente të LSI-së për Reformën në Drejtësë. Ishin qëndrime të pakoordinuara me LSI”, tha Vasili.

Ai shtoi se LSI-ja do të vijojë që të punojë me intensitet për çështjen e Reformës në Drejtësi pasi ajo është shumë e rëndësishme për vendin dhe integrimin.

“LSI vlerëson rëndësinë e jashtëzakonshme të Reformës për forcimin e shtetit ligjor e ecurinë e integrimit dhe një çështje që lidhet me forcimin e sigurisë kombëtare e qëndrueshmërinë e vendit si faktor stabiliteti në rajon.

LSI do vazhdojë të punojë për miratimin e reformës me transparencë e konstruktivitet sipas standardeve të Venecias e llogarive afatshkurtra partiake”, tha ai.

6 komente në “Përjashtimi nga LSI, Vasili: Spahiu qëndrim të nxituar, por kundër grupit për “drejtësinë””

  1. labivlore says:

    prite kur te “perjashtoi” ndonje tjetër Likja.

    1. Labi says:

      Meta po perjashton deputet e lsise qe mos te behet reforma pa votat e Berishes. Rama nuk eshte kryetar por budalla. Clironi PS nga Rama.

  2. Edkari says:

    Po firojne nga e majta ne kohen kur thonin se ka deputete
    nga e djathta qe duan te votojne reformen..
    po katandiset kaposhkryeministri ne nje thele.

    1. Mergimtar says:

      Ju militantet jeni llumi i vendit,jeni arsyeja se Shqiperia nuk do behet kurre!

      Ndyresira,felliqesira,funderrina,ju marrte dreqi o kafshe mjerane…jeni gati te hani dhe mut per partite,ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu zvarranike.

  3. Ben Dibrani says:

    Do te perjashtoje vetem aq sa te mos behen 94 vota, kaq.

  4. Loni says:

    Taktike qesharake LSI-se per te humbur me dashje deputete qe mos te miratohet reforma. Si ha njeri keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje