Mazhoranca garanton se drafti i reformës në drejtësi do të jetë gati për t’u votuar gjashtë ditë përpara datës së përcaktuar për votim në seancën plenare më 21 korrik.
Anëtarja e Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi Vasilika Hysi tha se për draftin e reformës do të arrihet afati i vendosur që është 15 korriku ditë kur do të çohet në Parlament. Sipas saj, në mbledhjen e sotme është diskutuar projektligji për sistemin gjyqësor.
Hysi nënvizon se projekti kushtetues është depozituar dhe se për draftin final po punohet për përmbushjen e afateve.
“Komisioni i reformës ka shqyrtuar nen për nen projektligjin për gjyqësorin. Ekspertët kanë lënë disa gjëra hapur lidhur kemi kërkuar disa rregullime të statusit ligjor e më pas do kalojë. Besoj se ne do të arrijmë afatin e vendosur që është 15 korriku. Komisioni i posaçëm vepron sipas rregullores, kemi miratuar një kalendar, do respektojmë vendimin e kuvendit dhe se po punojmë për të përmbushur dhe afatet e miratuara në kalendar’ tha Vasilika Hysi.
Duke u ndalur në disa ndryshime që i janë bërë projektligjit për gjyqësorin, ajo shtoi se në mbledhjen e sotme të komisionit ka pasur debate sa i përket profesionalizmit të gjyqtarëve, statusin e administratës së gjykatave dhe drejtimin gjykatave jo më nga një person, por nga këshilli gjyqësor.
“Kemi pasur debate e diskutime me ekspertët vendas e të huaj, në mënyrë që të rritet profesionalizmi i gjykatës e gjyqtarëve. Pati diskutim lidhur me formimin e administratës gjyqësore, pasi është e pakualifikuar ekstra para se të fillojë punë. Kemi futur rregulla të reja e status të ri. Punonjësit e administratës, do ketë status civil gjyqësor. Ka rëndësi, pasi do kemi punonjës më të kualifikuar.
Po ashtu, kompetencat që do ketë degët e gjykatave, ku do të respektohet profesionalizmi, specializimi, cilësia e shpejtësia e gjykimit. Ka pasur diskutime lidhur me kompetencat që ka gjykata. Me këtë ligj merr fund drejtimi i gjykatës nga kreu i gjykatës, por do e drejtojë një këshill gjyqësor”, tha ajo.
Nga marsi e cuat ne korrik dhe nga korriku kushedi se ku do ta rrokullisni.