Këshilli bashkiak i Durrësit ka vendosur këto ditë t’i japë një prej rrugëve në qendër të qytetit të Durrësit emrin e arkeologut dhe zbuluesit të mirënjohur, Vangjel Toçi. I lindur në vitin 1920 dhe i ndarë nga jeta në vitin 1999, Vangjel Toçi ka realizuar disa nga zbulimet më të rëndësishme në historinë e arkeologjisë shqiptare.
Megjithëse një nga personalitetet me kontribute të shquara në zbulimin e monumenteve antike dhe mesjetare në Durrës, emri i Vagjel Toçit ishte “harruar” nga bashkiakët kur emërtuan 905 rrugë dhe sheshe para disa vitesh në qytetin bregdetar.
Drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, pranojnë se media dhe disa punonjës arkeologë janë bërë shkak për një nisëm të tillë.
“Brenda pak ditësh, ne do të zhvillojmë një ceremoni në nderim të z. Toçi, emri i të cilit do të nderojë pikërisht rrugën pranë amfiteatrit antik të qytetit,” tha drejtori i DRKK, Ledion Lako, duke shtuar se me këtë rast “do të bëhen të njohura edhe disa financime për shpronësimin e familjeve të tjera që banojnë ende mbi arenën e amfiteatrit.”
Prof. Vangjel Toçi që nga viti 1945 u bë promotor i hapjes së Bibliotekës së parë publike në Durrës, më pas edhe të Muzeut të Luftës, Muzeut Etnografik dhe Muzeut Arkeologjik.
Për qytetin bregdetar 2016 përkon me tre përvjetorë të rëndësishëm: fillimisht me 100 vjetorin e zbulimit gjatë Luftës së Parë Botërore të mozaikut të njohur me emrin “Bukuroshja e Durrësit” nga arkeologu austriak Camillo Praschniker. Falë shkrimeve të botuara nga studiuesit austriakë, prof. Toçi e rizbuloi mozaikun në vitin 1959, vetëm 150 metra pas godinës së Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Aktualisht, mozaiku ndodhet në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Ndërkaq 65 vjet më parë, më 13 mars 1951 Vangjel Toçi themeloi dhe drejtoi Muzeun Arkeologjik të qytetit. Vetëm disa vjet më vonë, në vitin 1966, (çka përkon edhe me 50 vjetorin e zbulimit), prof. Vangjeli dhe ekipi i drejtuar prej tij zbulon dhe fillon ekspeditat për hapjen e monumentit më të madh të antikitetit në vendin tonë, amfiteatrit antik të Durrësit.
Përveç Amfiteatrit 1900-vjeçar dhe mozaikut “Bukuroshja e Durrësit”, ai ka zbuluar edhe monumente të tjerë, si Termat e periudhës romake, mozaikun bardhë e zi me kalë deti, nekropolin antik të qytetit, etj.
Toçi u bë nismëtar i shëtitores “Taulantia” si dhe ndërtimit të godinës së re të Muzeut Arkeologjik në Durrës. Falë punës vetëmohuese ai kishte fituar respektin e qytetarëve që e furnizonin me të dhëna për zbulimin e objekteve të rinj arkeologjikë.
Mungesa e vëmendjes për emërtimin e një rrugë apo sheshi me emrin e arkeologut të spikatur shkaktoi edhe reagimin e qytetarëve durrsakë, të cilët kërkuan më shumë vëmendje për figurat e shquara në historinë e re të qytetit bregdetar. Ndërkaq, sipas disa burimeve nga pushteti vendor, mësohet se do të ketë edhe ndryshime të tjera të emërtesave në lagje të ndryshme të Durrësit.
Ne Durres emrat e disa rrugeve jane ndare sipas qejfit
dhe jo sipas respektit qe durrsaket kane patur per
personin qe me emrin e tij emerohet nje rruge,psh:
ka qen ne Durres nje fare kasapi qe thirrej Spiro Puteci,
ky nje pijanec ordiner dhe nje shites i keq por them me siguri
se asnje durrsak nuk e pershendeste me respekt.
Nje dite kur u ndane emrat e rrugeve njeres ja vune emrin
Spiro Puteci.Pyeta me marifet qe pse kjo rruge mban kete emer
dhe me thane se nuk donin qe tja prishnin djalit te Spiros
se eshte ne keshillin bashkiak………….
Sa per dijeni dua te them se te dy vellezerit TOÇI ne memorien
e qytetarise durrsake mbeten njerez te respektuar,te komunikueshem
por fjale pak.Vellezerit Toçi si ILIA e Vangjeli kane punuar shume
ne studimin e zbulimin e antikitetit ne qytetin e Durresit.
Me se fundi dikush u kujtua te vlersoje figuren e madhe te babait te arkeologjise Durrsake te lene ne harrese prej me shume se tridhjete e gjashte vitesh. Shpresojme qe kjo rruge te jete nje rruge e rendesishme dhe jo dytesore.Sipas mendimit tim personal rruga nga torra veneziane e deri ne currila , perfshi ketu dhe muzeun arkeologjik duhet te mbante prej shume vitesh emrin e te madhit: VANGJEL TOCI. Pere kontributin e madh qe ai i dha archeologjise Durrsake dhe asaj shqipetare.