Për të dalë nga Tirana që të shkosh drejt Durrësit, Malit të Robit, Golemit apo Spillesë duhet të përballesh me disa beteja. Unaza e madhe është ende në ndërtim, ndaj kalimi nëpërmjet saj është një farë vizite në një kantier të zhurmshëm, gjithë pluhur dhe herë-herë me mendjen në mësim në vërrat e rrugës.
Por, nëse vjen nga shtigje të tjera, tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi është një farë loje kukafshehtasi. Ti je derdhur në këtë pikë, pasi ke kaluar Rrugën e Durrësit me një mijë e një halle, ose më keq akoma nga unaza si duke ardhur nga Treni, si duke ardhur nga 21-shi.
Rrugës të shkathtit të kanë parakaluar, ta kanë bërë gjakun ujë duke të ndalur me frena gozhdë, por edhe të kanë dhënë atë shfaqjen gjithë edukatë, kur kanë çelur derën e makinës në ecje e sipër dhe kanë lëshuar sekrecionet drejt e në rrugë të madhe.
Nëse ia del ta çash Zogun e Zi të pret një alamet udhe me korsi për të tërë, por pikërisht nga këta birat e kumbullës edhe atje bëhet trafik i madh. Të gjithë të parakalojnë majtas-djathtas, ndërsa më trimat hyjnë pa çarë kokë në korsinë e kalimit të urbanëve, taksive apo ambulancave.
Të gjithë nxitojnë, të gjithë rendin. Në semaforin e Laprakës janë dy-tre djem që shesin muzikë tallava dhe jo vetëm. Aty bëhet furnizimi kulturor i ndonjë tipi që e ka futur gishtin në hundë deri tek kyçi.
Pas Laprakës të pret Shqiponja, e cila është një vepër arti për të ngritur lart ndjenjën kombëtare.
Sak me këtë frymëzim të llojit “o sa mirë me ken’ shqiptar” ti nisesh për të hyrë në autostradën që të çon në Durrës. Këtu duhet të bësh kujdes se mjetet 8+1 të udhëtarëve ndalojnë befas, pa lajmërim, për t’i dhënë rrugëtimit tënd një tjetër shpirt aventure, sepse ti gëzohesh që nuk u përplase apo nuk ja more jetën aksh pasagjeri që nxiton të hipë apo të zbresë.
Në këtë vend ka viza të bardha që flenë mbi qilim të kuq, por nuk ka shfaqje më komike të shohësh këmbësorët, tek hidhen si karkalecë, sepse makinat kanë nxitim dhe nuk e vrasin mendjen që të bëjnë pak durim.
Pasi zgjidh një nyje të dilemës ekzistenciale mes autostradës dhe bulevardit blu të Kamzës, mund të shkosh drejt. Këtu, falë inxhinierëve tanë është menduar një formë hinke. Ti hyn në një rrugë me tre korsi dhe duhet të dalësh në një rrugë me dy.
Ata që e kanë bërë janë nisur për mirë që mos të krijojnë radhë, por ata që e përdorin nuk janë hutaqë, ndaj ja fusin sho-shoqit duke rendur drejt hinkës sa tek njëra korsi, sa tek tjetra, thua se po merr pjesë në një lojë elektronike. Gjithsesi, më në fund ke dalë në xhade dhe përgatitesh të vozisësh deri diku pa kokëdhimbje, sepse je në autostradë.
Por, sa ke marrë disi shpejtësinë që të lejon tabela, një kokërruar, pallavesh, hundëplloçë, të rri nga pas makinës me 10 centimetër largësi. Ta bën me drita që t’i hapësh krahun se do kalojë ai. Po ku të shkosh? Në krahun tjetër ke një kamion sa tre kate pallat, të paktën ta parakalosh.
As kjo nuk bëhet, sepse një tjetër kokëtullë, të cilit t’i i sheh vetëm çaçkën që vozit një makinë mbi 100 mijë euro ka vendosur të qëndrojë përpara në korsinë e shpejtësisë, me 60 kilometra në orë, sepse kështu hapet më mirë dhe shet gazra, meqë ka dhe një pjeshkë afër, e cila është bërë e re fringo në ndonjë klinikë që bën reklamë me tabela të mëdha buzë autostradës.
Dikur ia del, kap korsinë e shpejtësisë së ulët, atje ku autostrada është plot gropa, vraga të hapura nga makinat e tonazhit të rëndë, të cilat nuk ka kohë kush t’i riparojë, sepse reforma në drejtësi na ka përthithur. E ndan udhën tënde me makina të mëdha, fugonë, qerre, motoçikla me kosha përpara.
Por, dikur guxon, rigjen dhe patriotizmin që të mëkoi Shqiponja dhe rifutesh në korsinë e shpejtësisë. Të vjen lala me çadër prapa dhe të parakalon në krahun e kundërt, pastaj të rifutet para surratit dhe pjeshka përkatëse ta bën me gishtin e mesit.
Futesh më mirë atje tek vendi i qerres, duron plagët e rrugës, asfaltin e kafshuar, sheh se si të kalojnë eskorta qeverie me tërsllëmë, por ama shpëton nga gishti i asaj çikës, sepse e ka edhe thoin të gjatë shumë.
Shume e zgjate per te na thene qe nuk ditke te ngasesh makinen!
Ja, keshtu po, shume dakort. Jo si ato shkrimet dy dite rresht.
Pse ti Moni sje dakort kur kritikohet policia dhe dhuna shteterore?
Duhet ti japim kurabie Tahirit se po na nderon si komb.
Si thone te “Toka Jone” : Qeveria jone e kap lepurin me qerre. Lepurin po, po ujkun jo, se kushedi ku bredh me kale,(avion).
Dhe djemte e deputeteve te shtojne armatimet dhe te vrasin “padashje” kedo. Shteti i le te lire deri sa te vrasin dhe nja 4 a 5 te tjere. Tahiri me police kane dale ne fushate per mbledhjen e gjobave, armet nuk kane pse i mbledhin
Popull qesharak
Hypi helikopterit te Mesit
ku eshte problemi ketu? he? ore demi, po ku ke jetuar gjithe keto vite o njeri? po as habitem fare me ato qe thua. habitem kur klasifikoni si budallenj rruget e shtrembera me autostrade. dhe e gjitha per te treguar se ka edhe ne albanistanin perendimor autostrade. keto qe thua zotrote ti kishe thene e sterthene shume vite me pare. dhe ç’eshte me e rendesishmja askush nga ju vipat fodulle nuk merakoset te sensibilizoje per viktimat. viktima qe bien totalisht per faj te shtetit. te shtetit qe pasi i vret as nuk i demshperblen. sa here qe vij me kap ankthi mos bie ne ndonje pusete si varr. po larg qofte nese te ndodh, qaje makinen apo demin fizik. kush ta paguan? bashkite, komunat, kush? prandaj demi mos bej vetem qaramanin. po merru çdo nate ne emisionin tuaj me probleme reale. jetojme edhe po nuk ftuat ndonje vip qe s’ja kemi degjuar kurre emrin.
Kam frike qe ky djale ka rrjedh nga trute e kokes.
O burri i Mesiles, nuk zgjidhen gjerat kur flet ne pergjithesi, por hap pas hapi dhe me mera per cdo rast konkret.