Ju të bëni reformë në drejtësi? Ju i keni bërë gropën Shqipërisë

25 Qershor 2016, 20:56Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

 

Tashmë që reforma në drejtësi po shkon drejt ditës finale, po bëhet edhe më e qartë se ku është meraku i atyre që janë kundër.

Sali Berisha e pas tij Jozefina Topalli…, dalë ngadalë, nga frika e kapjes nga Rama, dolën tek frika e kontrollit të emërimeve, pra ai që quhet vettingu, prej të huajve, përfaqësuesve të BE dhe SHBA.

Pa vonuar shumë erdhi edhe sinjali i parë nga LSI, një deputet që s’ia kisha dëgjuar emrin asnjëherë.

Të dyja palët ankohen se po i cënohet pavarësia shtetit. Ata thonë se reformën mund ta bëjmë vetë ne shqiptarët, “s’ka pse të na monitorojnë e kontrollojnë të huajt. Nuk e ndajmë pavarësinë”.

Padyshim që ju mund ta bëni, ashtu sic e keni bërë deri tani. Për të garantuar një gjyqësor vegël, një gjykatë të lartë produkt pazaresh të tipit Fullani, që garanton vetëm një gjë, paprekshmërinë tuaj, pavarësisht cfarë i bëni këtij populli e këtij vendi.

Në fakt futja e të huajve në procesin e vettingut është garancia e vetme për ne shqiptarët (unë s’kam pikën e besimit as tek PS), që kjo reformë mund të sjellë ndonjë ndryshim.

– Nuk e dini akoma ju o politikanë që shqiptarët nuk kanë më pikën e besimit tek ju?

– Nuk e dini që ata që ju votojnë, ju votojnë vetëm sepse i joshni me vende pune e para në dorë, apo i kërcënoni me bukën e gojës?

– Nuk e dini që ne e dimë që këtij vendi i keni bërë e po I bëni gropën, dhe sa herë bëni gjëmën e radhës flisni në emër të Shqipërisë, atdhetarisë dhe sovranitetit të saj?

– Nuk e dini se përvec Greqisë dhe Serbisë, shqiptarët do të votonin ta shndërronin vendin e tyre në shtetin e 51 të SHBA-së, në landin e 17 të Gjermanisë, provincë të Mbretësisë së Bashkuar (edhe jashtë BE-se), Italise, Frances…vetem e vetëm që të mos qeveriseshin më nga ju?

Dhe tani na flisni për cënim të pavarësisë. Epo neve na pëlqen ky cënim, dhe nëse ua mban, hidheni në referendum. Ne kemi më shumë besim tek një ekspert amerikan, sesa tek presidenti ynë. Kjo është e vërteta jonë.

26 komente në “Ju të bëni reformë në drejtësi? Ju i keni bërë gropën Shqipërisë”

  1. kunjtal me kilometro says:

    serbis dhe greqis I morrshi t ligat ju.
    sepse ne greqi jan me qindar mijra shqiptare qe jan te lumtur se jan atje. dhe fmijt e tyre I kan bo grek me emer me gjuh e pasaport. dhe a e dini se ca m tha nji shqiptar ish fmij ne shqipni,i rrit tash ne greqi?
    aman. nuk me rrihet ne shqipni. si rroni ju ketu?!
    kurse ne serbi shqiptareshat shkojn e martohen edhe ne katundin me te thell serb se ne Beograd shqiptaret kan edhe bisnese dhe jan tamam.
    vetem atje ku ka shtet shqiptar,vetem atje nuk jan te lumtur shqiptaret.

    1. Kafsha says:

      hiqja brekët këtij kunjtalit me kilometro dhe futi preshin n myth

    2. xxx says:

      shqipfolsot martohen ne serbi e mal te zi,shkijet po thojn sa te zbatohet ligji i Lekiq Dukes(leke dugajxhis)serbet nuk do jesin pa u martu,ju vetem vazhdone se jeni ne rrug te mbar per tu vetezhdukur.

  2. driti says:

    sa bukur e ke thene

    1. tt says:

      Po te behet referendum – projekti i PD-se per reformen mer 100 mije vota max, vota te atyre qe vetem kane perfitu nga mungesa e padrejtesise.

      Po referendumin se do as LSI, se ska si del tu thot te vetve votoni projektin e PD-se ?

  3. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    refeeerenduuum!!!!!!!!!!!
    le te vendos sovrani si per mir e si per keq.se edhe nese e ben keq kerkon prap referendum dhe zgjedh mire pastaj.
    britaniket do bejne perseri referendum edhe pse zgjodhen nje vendim qe ptedispozohet si gabim.atje vendosin gjithmon .po ketu te ne qe populli nuk zgjedh deputet,nuk zgjedh president,nuk zgjedh as gjukates .ketu populli eshte mish per top dhe kushtetuta eshte shkelur me te dyja kembet.kushtetuta thot sovrani eshte populli por ketu sovrani jane neo kapitalistet te rendit skllavo pronar.
    perpiquni o popull kush me shkrim e kush me vepra per tu degjuar sa do pak ndikimi juaj!
    referendum dhe qe presidenti te zgjidhet nga populli dhe jo me nga pazari gjes se gjalle.

  4. titi says:

    Te lumte pena, o Kikia! Sa mire e ke thane.

    1. shqip says:

      ore se po perseris per te saten here. po kete radhe shoh se nuk jam vetem . madje nje ze mjaft serioz si kikia eshte pak a shume i mendimit tim. shqiperia ne referendum. PO e madhe. referendum per protektorat nderkombetar , be+ shba. brenda nje kohe te shkurter do t’ja ndjejme lezetin te gjithe. do themi ku paskemi qene. per ata skeptiket( friganet) dhe shtriganet, ju them se do ndiehemi me shume shqiptar se tani. ne fakt me te neperkembur se tani nuk besoj se kemi qene as para 114 vitesh. te me thote nje, nje i vetem, kujt i duhet nje president si ky i yni qe nuk perfaqson as unitetin e oborrit te shqupit. kujt i duhet nje kld ,apo kqz ,apo prokuror e gjyqtar, nje krye bankier qe kerkon demshperblim per gjene e vjedhur? shqiptar, nese doni ta ndryshojme veten dhe kete vend, atehere kjo eshte zgjidhja. shqiperia protektorat deri ne krijimin e nje brezi te ri qe te jete i shkeputur 100% me realitetin kanabist, tritolist, shqupist e tje.

  5. Arturi says:

    Fatkeqesisht, çdo germe e komentit te Kikias eshte e vertete! ?

  6. tori says:

    very big like, …

  7. Emigranti SHBA. says:

    Te lumte goja zoti Mntor Kikia. Tu befte pushka tope, gjithnje, mendjendritur dhe Atdhetare i ndercem. Ka kohe qe shqiptaret brenda e jashte vendit e kane kuptuar , se autoret kryesore qe duan ta mbajane drejtesine nen trysnine dhe vartesine e tyre jane Sali zesza, berisha dhe zagaret e tije. Per turpin e tyre dhe te keqen e shqiptareve, ndihmen e pacmuar te SHBA, nga 1920 deri ne me sote. Nese drejtesia ka shkateruar demokracine dhe shtetin ligjore, eshte ndihma e Amerikes, me para dhe asistence teknike, per te bere nje rreforme ne drejtesi, mirepo keta te pd me saliun ne krye e injorpjne, kete pune kolosale qe kane bere nderkombeta dhe kerkojne ta zevendesojne me gjithefare teorish dhe pengesash, vetem e vetem te mose miratohet rreforma se u preken intaeresat politike dhe familjare. Mjere shqiperine dhe shqiptaret ci ka gjetur me keta maskarenj. Le ta provojne me zgjedhje te parakoshme se dota shikojne se cfare dote marin, nga synimi qe kane per te mare pushtetin me cdo cmim. I zencin hakat e popullit tone, aq shume te vuajtur, ne diktature dhe tani, ne te ashtuquajturen demokraci.

  8. ANAListi says:

    Bravo Kika! Kete qe ben ti duhet ta bejne te gjithe pseudoanalistet qe flasin vetem per interesat e tyre. Nese zeri juaj do ishte bashke, atehere edhe popullin do ta kishit me vehte dhe do te degjoheshit. Keshtu kokrra kokrra nuk e rruajne maskarenjte

  9. logjika says:

    Shqiptareve po u kane ngele pak mend per veten e tyre te shikojne Londren se si ndizet flake per te ribere nje referendum te dyte. Mbi 2 miljone angleze po protestojne per rihyrje ne BE. Pse nuk organizohen shqiptaret e te dalin te gjithe ne proteste, te bllokojne te gjitha qytetet ne qoftese duan drejtesi? Nga kush e presin? Do tu a japin llokume ne goje? As Saliu e As Iliri nuk u a jep, por do tu shtypin si minj edhe 25 vjet te tjera. Ketu jemi. Po s’u organizuat e te bllokoni gjithe Shqiperine per votimin me referendum te reformes, do ngeli skllever tere jeten.

  10. Xha Lymi says:

    Si mer Mentor sje ke digjue emnin asnjehere Perparim Spahiut ? Pse nuk e njeh boten e skedinave dhe basteve sportive ti Mentoro ? Po Rimi osht njesh aty mer bir , osht njeshi i bixhozxhinjve ndersa ti
    paske dasht ta njohesh si deputet !!! Po jo mer bir jo Rimin me parlamentin e lidh hajduteria e te vellait tek Patentat si drejtor i pegjithshem si sherbim per uturakun qe i mban Metes dhe i lan breket Monikes. Hajde mer Mentor hajde ! Po ku mer vesh Rimi nga sovraniteti mer bir , pash koken e Xha Lymit don me i ra ne koke rezultatit te neshjes finale te europianit ? Ik pyet Rimin se osht ekspert per te tjerat vari qillot. Hajt te paste Xha Lymi.

  11. Nexhmie Hoxha says:

    E paske qà, O Mentor!!!!

  12. Petriti says:

    Te lumre o Mentor nje artikull perfekt dhe domethenes

  13. Kola says:

    Ketu e katandisen Shqiperine keta klysha te UDB-se, tek te cilet besuam se do na binin demokracine. Tani duan edhe te na bejne drejtesine e shpelles. Mire na e bejne kur s’u tregojme vendin.

  14. Malesori says:

    Respekte zoti gazetare apsolutisht e vertete ta vendose populli me referendum

    1. mira says:

      me referendum qe tI cirret dhe maska e LIKE floririt e ta shohi se sa e don populli,gurin e shahut te SALIUT,qe hedh gurin e fsheh dorenSHBA dhe BE te mos bien ne kthetrat ketij oktapodi qe nuk ngopen se rjepuri popullin e shkrete,Ae pate FULLANIN E riiiiiiiiii fytyra e vertete e hajduterise e mashtrimit.

  15. Shaba says:

    Shkrimi I Mentor Kikia-s eshte I vertete; I takon gjendjes ku ka arritur populli dhe vendi, nga ata qe moren persiper progresin e vertete demokratik dhe ekonomike. Per me teper, pavarsisht se kjo e vertete nxirret ne shesh, me rastin e Referendumit ne Mbreterine e Bashkuar, e verteta e pershkruar nuk ka fare lidhje me kete Referendum. E vertetae, e hidhur, ashtu sic paraqitet realisht dhe ne kete shkrim, dihet nga te tere Shqiptaret, bile me mire akoma e dine mashtruesit e medhenj, qe vazhdojne lojen e tyre qe “iu paska ardhe dita si breshkes”.
    Une do te shtoja edhe nje hamendje timen: “Greku dhe Serbi, kane kenaqsi ekstaze, qe shqiptaret emigrante t’i kenaqin, jo per t’ju bere mire, por per t’i shkatruar. Ndersa une cuditem me kmbenguljen demonstrative dhe konseguente ne vazhimine e hipokrizise qe kjo venie e popullit ne rrafsh te pjerret e bekane per sovranitet e bujshem dhe per karshillek Gjermanise dhe ShBA-s”…. Nje çudi me shume eshte per mua eshte qe dalin shume vullnetar te luajne rolin sikur jane popull dhe shfaqin mendime politikanesh dekadente.

  16. Pal says:

    Artikull mjaft i sakte Kikia. Ata kane frike se do te japin llogari per krimet e bera deri tani.

  17. oldman says:

    Uroj qe guximin dhe mprehtesine e Mentor Kikise ta perqafojne dhe analiste e politikane te tjere shqiptare, per ti thene NDAL kesaj kaste te korruptuar dhe te urryer qe ka qeverisur dhe po qeveris Shqiperine. Te demaskosh sot Edi Ramen dhe qeverine e tij, nuk do te thote aspak se kerkon zgjidhjen nga klani tjeter i hajduteve me damke te Sali Berishes. Te gjithe derrat nje turi kane. Vetem drejtesia e pavarur nga kasta politike dhe nga vete shqiptaret, do te vendose rendin dhe drejtesine e munguar. Ne Shqiperi, Drejtesine, por edhe Rendin duhet ta drejtojne te Huajt!
    Pa shkuar ne burg hajdutet dhe vrasesit, pa sekuestruar pasurite e paligjshme te tyre, harrojeni shtetin qe enderrojme dhe integrimin europian.
    Ne shqiptaret, nderkohe duhet te bejme zgjedhje cdo dy vjet per te larguar e pastruar llumin shumevjecar te politikes qe ka qelbur dynjane.

  18. fieraku NGA ferrasi says:

    E di sa pyet politika per referendumin tone
    Aq sa pyeste e dashur e shvejkut
    Kur ishte ul mbi nje Deng me kashte
    Sa nji fije kashte nen bythe.
    Xha lymo
    Ti kujto se rimi doli e beri ate deklarate pa lejen e partise?
    Por mesa shoh politika do zgjedhje te parakoheshme jo referendum
    Sipas pandovskit majko.
    Ne spysim edhe per 6 muaj pushtet
    Ky popull ka humb besimin tek vetja
    Ka humb vetvleresimin
    Prandaj politika talll menderen bashke me
    Rrospine administrate shteterore

  19. Gjino Pojani says:

    Mentor, pershendetje e urime edhe kete here per kete shkrim te goditur: e hidhur por shume e vertete. A thua kemi qene me mire kombetarisht kur ishim me keq? A thua tani qe u duk se po fryn ere e mbare (dy shtete shqiptare) po na vjen fundi si komb?!???????!?????

  20. gk says:

    ME REFERNDUM…………………………………………………… ARTIKULL MJAFT I SAKTE KIKIA……………………………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje