Një shtet serioz nuk kalon në delir nga një top

23 Qershor 2016, 22:57Blog TEMA
Një shtet serioz nuk kalon në delir nga një top

Nga Artan Xh. Duka  

Ndonëse u eleminuam prej finaleve të Francës, u larguam me dinjitet duke ngritur pragun e pritshmërive dhe të suksesit për të ardhmen e futbollit shqiptar. Përtej emocioneve të ditës dhe urimeve të merituara, mburrja patetike nuk ka vend, aq më tepër ai zyrtar.

Megjithë ndjeshmërinë ndaj suksesit sportiv, imazhi i një vëndi është kompleks nuk mund të reduktohet në një top futbolli, shtangë, pistë vrapimi, shfaqjeje sopranoje etj. Këto janë arritje që ndikojnë në imazh por imazhi i vërtetë solid që na bën të ndjehemi mirë dhe krenar është ai i shtetit ligjor.

Është e vërtetë që bota nuk na njeh ende ashtu si do të donim të na njihte teksa ka dëgjuar rëndom këto vite të tranzicionit vetëm prej titujve të kronikës së zezë apo lajmeve “breaking news”, kryesisht për keq dhe kjo për faj të politikës zullumqare të tranzicionit shqiptar.

“O sa mirë me qënë shqiptar“ duhet të jetë më shumë se një refren sportiv. Boll me auto-lëvdata nga një odise dinjitoze futbollistike e gërmime pafund mediatike cepave të gazetave të botës. Bota fiton parreshtur trofe kudo dhe kurdo dhe nuk i bien tam-tameve si ne.

Nëse duam që bota të dëgjojë për ne, le të dëgjojë prej shtetit që nuk lëshon pe ndaj askujt që shkel ligjin pavarësisht emrit a pozitës etj.

Kombëtaren ta urojmë dhe ta respektojmë për dinjitetin e treguar kuq e zi por dinjiteti real mbetet dinjiteti i shtetit ligjor. Bëri mirë Rama që gjeti kohën të shkonte në Rinas (se ka qënë dhe vetë sportist dikur) por duhet të bënte mirë të gjëndej në kohë edhe në parlament për t’iu përgjigjur pengmarrësve PD-ist të shtetit në llomotitjet plot vrer e ligësi të tyre ndaj projektit të reformës në drejtësi.

Imazhi i një shteti nuk është thjesht një pritje me bandë muzikore në Rinas dhe xhiro në autobuz të hapur i Kombëtares por futja e vëndit pa vonesë në binarët e demokracisë reale ndonse të gjithë e dimë se futja e vëndit në rrugën e normalitetit është një gjë (nuk ka përse të vonohet më duke u marrë dorën atyre që e zhbënë qëllimisht këtë shtet tre dekada) dhe bërja e vëndit normal është një tjetër (kjo ndoshta e do një tjetër brez .

Boll u ngrefëm me një top duke gënjyer veten se na vuri në “hartë” sepse teprimet, aq më tepër festimet patetike zyrtare, janë veçse dëshmi e një shteti “liliput” dhe emocional që e mat veten me “hijen” e ngjarjeve të ditës dhe jo principet demokratike që shpërfillen nga 1990 në kurriz të qytetarit shqiptar.

Le t’i japim më në fund një shans shtetit ligjor dhe me këtë rast të kalohet edhe reforma në drejtësi. Ta bëjmë jo për të krijuar imazh në botë por për të bërë që drejtësia të zërë vënd në këtë vend dhe bashkë me të edhe shpresa për më tej.

Imazhi për imazh për sytë e botës është një reklamë fallso me të cilën nuk gënjejmë thjesht botën por veten tonë në rradhë të pare sikundër po bëjmë me topin sot. Një shtet serioz nuk kalon në delir nga një top. Politika të mos fshihet pas tij por të shënojë “golin“ e saj se u bë gjatë që luan dhe “koha“ shtesë po mbaron.

30 komente në “Një shtet serioz nuk kalon në delir nga një top”

  1. katran kallamani says:

    po mastrubojn shqiptaret kombetarisht shtetenisht maxhorancisht.
    bjerini me dor o shqipetare
    se ju ka hip keq aj care.

    1. Pelasgian says:

      Mu ma ka shtrengu kokluanin zhenja e gjalle se lshon . Po i them Kosovo je Srbijo e ajo po me thot edhe Hona me u bo Srbijo se nuk e lshoj GELATON AL CIOKOLATO !

    2. Pelasgian says:

      Mu ma ka shtrengu kokluanin zhenja e gjalle se lshon . Po i them Kosovo je Srbijo e ajo po me thot edhe Hona me u bo Srbijo se nuk e lshoj GELATON AL CIOKOLATO !!

    3. roberto says:

      Na del nje gazetaruc anonim me emrin A.Xhaferr D….eva dhe i nxire ne shpirt e ne tru nga nje sukses i pa pare me pare i perfaqesueses tone ne arenen nderkombetare dhe na shfryn bulcite e derrit,qe te na e heqe edhe kete gezim te vetem qe me ne fund e arritem!
      Kush je ti dhe ata sharlatane te tjere p[ara teje qe shane e shpifen se pse kombetarja u prit me ceremoni solemne???
      Ne se nuk ju gezojne sukseset,atehere i bie qe ju te jeni ngritur ne kembe edhe kur Berisha vrau Gerdecin apo 4 protestuesit ne 21 janar!
      Po edhe kete nuk e keni bere,po atehere cfare do beni ju per vendin me shume se te SHFYNI si kucedra???
      E doni Shqiperine koke ulur,shqiptaret te vrare ne dinjitet,ne memorje dhe me barkun bosh etj!
      JU JENI ARMIQTE E ZINJU TE SHQIPERISE,se ne soloemnitetin e nje gezimi te madh popullor nuk ka kufinj apo teprime!
      Per gjerat e mira pranohet cdo tejkalim,ndryshe nga KRIMI apo MJERIMI I POPULLIT!
      Pse nuk shkruan per Gjakmarrjen,o tru shkulur,por ke patur kohe te nxish edhe kete arritje te pa pare nder shekuj???
      Me siguri do te jesh pjelle e atyre qe ju nxin fytyra kur kujtojne LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE,vetem se ate e bene komunistet dhe Enver Hoxha,ndersa ata si tradhetare bashkepunuan me pushtuesit!
      Kjo eshte arsyeja e vetme qe ju shtyn ju te mallkoni festimet solemne per paraqitjen dinjitoze te kombetares tone ne europianin e Frances!

  2. plowdesarahard says:

    Mos eshte gje dita e psikopatise gazetareske sot?

  3. syri says:

    a ju thashe qe nuk ka shans qe Britania te dale jashet Evropes!

    1. une says:

      po tani cke per te thene looool

  4. syri says:

    a nuk ju thashe qe Britania nuk del!

  5. "Horri i Bulevardit" says:

    ARMIKU I SHQIPTAREVE, JANE VETE SHQIPTARET.
    E dini kush e ka thene, seshte nevoja tja them emrin.
    Gazetare ziliqare, apo gjysmake, e filloi blendi mane, qe u pasua nga nje shushke, doli dhe nje tjeter, qe se mora mundimin ta lexoj dhe tani na del ky.
    Po na lini ta festojme o gazetare, profesioniste a gazetaruce.

    1. petriti says:

      Me punu kur e ke mendjen?

  6. like says:

    Shteti i liliputeve feston nje eveniment gjigangezh , te papare ne historine e tij. Çte keqe ka ketu?

  7. Vjosan says:

    o Artaaaaaaannnnnn, nuk eshte kjo feste nje pune sporti, por nje leksion per te ngritur edhe ne kete vend Institucionin e Nderimit per te MIREN, motivin e suksesit, solidaritetit dhe nja njemije gjera te tjera. Eshte nje lloj universiteti per mijra njerez qe akoma nuk e dine cdo te thote te kesh nje motiv per te jetuar ne nje gare drejt se MIres. Po nuk ke kuptuar edhe kaq gje, kot e ha buken me gazetari, Leria ndonje tjeteri se eshte zanat i veshtire….

    1. arta says:

      Ta edukojne popullin neper kopshte femijesh e shkolla, jo me gazetari qe nuk di shqip per vete.
      Edukimi vjen me zhvillim, Shqiperia nuk ka rruge, pune etj. ke te drejte ka nje arsye: Qe nuk do ta kemi afer nje shans tjeter.

  8. Pashai says:

    Ju paska mbërthyer budalliku kollektiv!!!

  9. Taras Bulba says:

    Ti mor Artan si dhe ajo bucja e kombinatit ju ka dhene dore te mire me para sy pashkaqeni prisni se do dalin edhe nha dy gazetare funderina nga PD qe te nxijne cdo gje qe bene Rama ,

  10. Niku says:

    O gazetar bythqir se po te mos isshte ber pritje do thoshit pse su be . Meqe u be thoni delir . Skeni na1 pune tjeter po beni spekulime jo ashtu po kshu analista kari jeni bere gjithe teori konspirative sikur shikoni filxhanin nga mengjesi derine darke

  11. mira says:

    Popull
    Para se te boni i cik qejf mbushni barkun se arsyetoni ma mire
    Besoni nga njerziit qe i kan te glitha konditat
    Edhe ne boten e 4™nuk ndodhin keto çudira
    Pa br..e dhe me demek

  12. Mashtrimi qe Vazhdon says:

    Edhe pse kombetarja ne futboll i meriton tere fjalet e mira qe nuk i jane thene dot skuadrave te meparshme,
    prape,
    serish, edhe nje here,
    sigurisht,
    nuk ka pse dhe as si
    te shnderrohen ne marrezi kombetare…!

    Dhe kjo thjesht per shkak te nje kryeministri qe kerkon te harrohen problemet e vendit permes nje suksesi relativ te futbollisteve te tij!

    Mjaftoi vetem dhjete sekonda (kamera ne aeroport kapte vetem Atë, Edi Ramen, duke pritur avionin qe po zbriste nga qielli vetem per te…

    Vetem per Edi Ramen.
    Kamera kapte vetem ate, Edi Ramen!

    Ndryshuan imazhin e Shqiperise, guxon te enderroj si ne fushate elektorale, ky njeri nga lartesia e tij…

    Nuk ka me imazh me te fuqishem per te pohuar se ky njeri harxhon ore te tera perpara pasyres se vetes…

    Kot jemi qare nga Salih Berisha, kot fare!
    Mos o Zot sikur ky te shkoj ndermend te rrij aq gjate sa Saliu!

    Te gjoret shqiptare ç’i gjeti!

  13. Shaba says:

    Thonë, se argëtimi I atyre, qe kane te hane, por s’kane te shpenzojne, eshte me I kendshmi nga tere llojet e argetimeve. Pra, na leni te argetohemi me topin qe s’kerkon shpenzime.

  14. konitza says:

    Kjo që turfullon ti, më tepër ngjan me parrullat nga e kaluara e afert. E ke parë gjë filmin “parullat”. Shikoje se të bënmirë

  15. vang says:

    ORE Duka.nuk e dime ne se cfare problemesh kemi?//////. Kjo ama nuk duhet te erresoje suksesin edjemeve tane.Lerini njerezit te gezojne,se hallet te gjithe i dine dhe nuk je ti ai qe i di me mire.

    1. hosteni says:

      Jeni te gjithe ne gabim. Ndeshjet trukohen. A duhet festuar trukimi????!!!

  16. fener zisi says:

    Te gjithe keta qe komentojn ketu jane ata qe mban Rama lidhur me zinxhir si qente, dhe turren sa lexojne nje shkrim qe kritikon psikopatin. Servilizem i pa shembullt, sahan-lepires, ndyresira. Kete gazete nuk e lexon me njeri, e lexojne vetem qente e lidhur me zinxhir dhe servilet per nje vend te qelbur pune.

  17. andromeda says:

    Vang Ling Feng, e kush mund të gëzojë nën rrezet e diellit përvëlonjës 40 gradësh. Gjith ajo kllounada e djeshme bëri efektin e kundërt të asaj që pritej dhe ia uli vlerat qeverisë dhe për dreq edhe ekipit të futbollit në vend që t’ia ngrinte më lart. Një festë e egzagjeruar deri në neveri e pështirosje. Do të kishte mjaftuar një ceremoni e thjeshtë në ambjentet e kryeministrisë dhe vetëm kaq për ta nderuar ekipin i cili, gjithsesi e meritonte të nderohej.

    1. hosteni says:

      … Jeni te gjithe ne gabim. Ndeshjet trukohen. A duhet festuar trukimi????!!!

  18. katarakti says:

    Ne jemi nje shtet, nje vend dhe nje popull tejet i frustruar ne te gjitha drejtimet. Ka 25 vjet qe per shqiptaret flitet vetem keq ne te gjithe boten. ka 25 vjet qe shqiptaret kane bere prapaktheu ne te gjitha drejtimet ne vendin e tyre. Ka 25 vjet qe edhe me i fundit europian apo ballkanas na sheh nga lart poshte. Ti mund te pallasesh sa te duash “Oh sa mire me ken skyptar”, por duhet ta deshmosh se ku eshte e mira ketu?! Se je i fundit ne te gjitha fushat?! Per çfare arritjesh je krenar?! Prandaj te gjithe u marrosem pas nje topi te rrumbullaket dhe nje fitoreje simbolike. Nje tjeter arsye eshte se te kjo kombetare u pa e realizuar endrra e shqiptareve per nje Shqiperi natyrale, ku te jene perfshire Kosova, nje pjese e Maqedonise etj. etj. Kaq pak suksese, kaq pak arritje, – bene qe te luajme menç pas nje topi. Por per mua, per arsyet qe rendita me siper, eshte krejtesisht e kuptueshme dhe e miratueshme nje dalldi e tille. Padyshim qe kane dale dhe do dalin plot snobe “ultraeuropiane” dhe “super te civilizuar” qe do na qesendisin per kete gezimin tone foshnjarak, por duhet te mos ua varim shume. Duhet t’i injorojme ne delirin e tyre te vetmadheshtise.

    1. hosteni says:

      … Jeni te gjithe ne gabim. Ndeshjet trukohen. A duhet festuar trukimi????!!!

    2. antifashisti says:

      Te gjithe ju qe u nxihen syte nga suksesi i kombetares tone,nuk ju ben zemra te thoni nje fjale te mire,se ju jeni mesuar ne burgje dhe i8nternime ku cdo gje e keni pare nga vrima e celesit!
      Keni 26 vjet,qe akoma nuk u eshte shplare truri,o te mjere!
      Keni MUT ne vend te truve prandaj nuk dini ke te shani e ke te lavderoni!
      Harruat ju se kur na….FUTEN NE NATO u bene spektakle gjigande dhe u bene shpenzime kolosale prej disa milione euro???
      E per cfare?
      Per asgje!
      Cfare fitoi populli nga futja ne NATO?
      NJE VRIME NE UJE!!
      Pse nuk folet atehere,o sahanlepires e bytrhelepires te Sali Berishes,ketij ARMIKU TE POSHTER TE Shqiperise???
      Mesohuni te gezoni nga te mirat,o qyqare,se kemi 26 vjet qe shohim e provojme vetem KRIME mbi kurriz!

  19. Mjer says:

    Edvini eshte karagjoz fasadash qe s’po merr vesh nga po i vjen e ja fut nji hun’ t’fresket e ja fut nji skenar qe ta shohin si Kreshnik, i mjeri impotent delirant i fjalimeve& kepurdhave qe s’po ka mo takat…. Ik a i vrare merru me zahon, kryevepren vetmitare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje