Anjeza ishte tema e 24 oreve te fundit. Besoj mbaruam me të. Njerëzit shfrynë në fb frustrimet e tyre dhe e nesërmja do të sjellë rastin tjetër. Anjeza është viktimë e sistemit. Ashtu si fëmija që dhunoi është viktimë e sistemit.
Janë viktima të sistemit korruptiv si të gjithë ne. Po, si të gjithë ne, vetëm se ne nuk na rreh me shpulla Anjeza por dhunohemi nga polici, nga punonjësi i shtetit, nga privati që është shitës, kamarier, guzhinjer, ndërtues. Dhunohemi nga polici tek gjoba sepse është aq e vogël sa nuk ja vlen të hapësh gjyq dhe shumë e madhe për të ardhurat tona. Nga nëpunësi civil, por jo për faj të tij por të mungesës së rregullave të rekrutimit, dhe ai torturon veten dhe ne pasi nuk ja ka haberin punës që i kanë dhënë të bëjë. I kamarierit që nuk di të shërbejë se nuk ka kurs, apo kuzhinjerit që nuk di të gatuajë se nuk ka bërë shkollë.
I keni shëtitur restorantet e Shqipërisë? Janë të mbushur me të tillë që gatuajnë vetëm biftek, qofte dhe patate të skuqura dhe asgjë tjetër pasi janë bërë të tillë me të parë. Dhunohemi tek parukierit apo berberit sepse zanatin e kanë mësuar me vesh si ahengxhiu qemanen. Jemi dhunuar nga ndërtuesi i cili i hyri këtij zanati se aty ishte vendi ku bëhej paraja dhe sot kemi pallate pa linja për internet dhe me instalime mizerabël.
Nuk është faji i Anjezës. Ajo, aty, tek fëmijët pa mundësinë e fitimit dhe aty u lëshua, megjithëse nuk kishte as pregatitjen për të qenë edukatore apo psikologe. Nuk kishte asnjë rrjetë që ta ndalonte ti ofrohej krijesave që duan pregatitje të veçantë profesionale. Sepse Anjeza mund të jetë nënë e mirë, por të jesh edukatore e mirë dhe të përballosh 20 fëmijë do shkollë. Por Anjeza nuk e kishte, sepse arsimi ynë është përtokë.
Arsimi ynë profesional është korruptiv. Kur pregatitja e arsimit profesional ju hoq Ministrisë së Arsimit dhe ju dha asaj të Mirëqënies Sociale, ishte një aferë e pastër trafiku pasi në fund atë e mori një njeri i oborit të Velisë që quhet Luan Bregasi, pa asnje lidhje me arsimin. Ky ështe ai qe do pregatise anjezat e reja. Nesër në jetën tonë do të hasim mekanikë këpucarë, muratorë me diplomë por që nuk do të dinë të vidhosin, të mballosin apo suvatojnë. Nuk është monstra Anjeza. Ajo ndiqte ëndrën e saj të pasurimit të shpejtë dhe pa mund.
Ajo përpiqej të gjente të çarat e sistemit. Me siguri ka paguar nën dorë tek tatimorët, policia, pushteti lokal që në intervale të rregullta kohe i zinte derën për të marrë taksën e muajit. Faji është i atyre që nuk kanë vendosur rregulla, që nuk kanë bërë sistemin, megjithëse kanë kaluar 25 vjet nga hyrja në rrugën e kapitalizmit. Dikush mund të thotë se këto ndodhin edhe në botë. E vërtetë. Por në botë janë përjashtime nga rregulli, pasi ekziston sistemi. Nëpër botë këta shembuj shërbejnë për të zënë vrimat e digës që e mira i ka bërë të keqes. Ne nuk kemi digë. Ndaj mos u habisni që një ditë të dëgjojmë për akte të tjera monstruoze. Po i përgatisim çdo ditë me korrupsionin dhe apatinë tonë./dritare.net
me duket se KA faj anja
Ty s’te rreh ne shpulla polici, ty ta mberthen ne çante turinjve ai burri i maskuar si grua qe ke prane.
hahahahahahahahaha e madhe kolegja. hahahahaha
Kesaj i thone: PO AI QE VODHI, NUK KA FAJ?!
Po more Dritan, e ka fajin sistemi se 80% e popullsise jane si ty dhe kane mentalitetin tend, sepse ti kot kritikon, ti ben si gjithe te tjeret sepse ate di te besh pamvarsisht se del ne foto i ulur para truezes apo para biblotekes per te mos treguar nivelin tend nga i cili ke frike me kompleksitet te dukshem
Dhe me ne fund e shkruam dhe nje hartim per sistemin qe nuk funksionon , por e pranojme dhe morem dhe leket nga redaksia per te. Keshtu po funksionon dhe gazetaria, media, shoqeria. Do me mire Hila? Nderro sistemin se ky nuk funksionon, beje “diktature” se ai funksionon, ose nderro njerezit qe perbejne kete sistem dhe po nuk ja harrite dhe kesaj, kalo ne sistemin e kafsheve se me njerez s’rregullohet. Po shkojme 21 shekuj!
Plotesisht dakord.
Shoqeri hipokrite dhe dhunuese.
Anjeza mbase eshte dhunuar dhe vete kur ka qene ne kopsht, apo shkolle, nga edukatore, mesues, halabake qe prisnin te porta e shkolles te ngacmonin vajzat sa mbaronte ora e mesimit, nga “te dashur” qe e kane dashur vetem per nje here ne krevat, nga njerez qe kane patur dicka ne dore etj etj etj.
Cdo dite dhunohen te gjithe shqiptaret ne cdo lloj forme te mundshme, po nuk pipetin njeri, 25 vjet me vetem gomere e hajdute ne krye qe dine te bejne vetem nje gje: te vjedhin. E beni pastaj te gjithe si te ndershem e te kulluar kur behet publik nje rast i tille.
Ama kur shikoni femije e pleq ne rruge qe rrine gjithe diten jashte per te shitur dicka e per te nxjerre dy leke, nuk ju ben pershtypje. Kaq shume indinjoheni kur shikoni te pastrehe? A nuk eshte dhe ky nje dhunim i tmerrshem i te qenit njeri/femije/pensionist? Te rropatesh per buken e gojes, mos shkosh dot ne shkolle, mos shkosh dot per pushime, te kesh gjithmone stresin e cfare do hame neser…mos kesh ku te futesh koken? Mos flasim pastaj per gjendjen e spitaleve dhe gogeleve qe punojne atje nen petkun e infermieres, doktorit, qe e marrin mundimin te bejne punen vetem kur u mbush xhepat.
Eshte e tmerrshme cfare beri Anjeza, Perendia e ndihmofte femijen dhe familjen e tij se kane kaluar nje traume qe nuk ja uroj as hasmit, ama kur shoqeria reagon ndaj ketyre rasteve te shikoje njehere veten ne pasqyre dhe te luftoje per zgjjidhje konstruktive, e jo te bej gam gam kodra mbas bregut, kush shan e mallkon me shume…
Shoqeri preshi!
Keto qe shkruan Hila jane fakte te pakundershtueshme ,por shpresojme qe e ardhmja e femijve tane te jete e nje niveli te larte , KOHA DO TI ZHDUKE ANADOLLAKET .
Ashtu eshte: Tek ne ekzistone nje komunitet i madh Fajtoresh,qe jane turrur te rrembejne cte munden.Nepotizmi eshte fara e ketij Hambari,qe Ligjet i quajne barera te keqija!…Ata jane pasi ne kete Shtet Misionaret e Fajit kane kapur Majat e tij.Kemi 25 vjet qe Anjeza e Sistemit te Drejtesise
po na zhdep ne padrejtesi dhe dhimbjen tone nuk e degjone Njeri.Ne jemi si ai femija 3 vjec ku Anjeza demonstroi Force,qe me pas mbeti i shokuar.A nuk jane me mijra pacjentet e Psihikatrise nga dhuna e Drejtesise?Nejse-Fatit hapi Deren sikunder te vjen.Bej ndryshe po deshe!Keshtu e vendosi Berisha qe te Jete Demokracia ne vendin tone.
Kryefjala e artikullit duhet te ishte in-humaniteti dhe ftohtesia me te cilen dhunuesja kryen barbarizmin dhe jo aspekti korruptiv i sistemit. Qe sistemi nuk funksionon kete e dime te gjithe. E verteta eshte se ky akt nuk mund t’i atribohet kurrsesi te ashtuquajtures ane “jo-profesionale” te zonjes se zeze dhe si rrjedhoje te fajesohet sistemi. Akti ne gjithe barbaritetin e tij eshte vendim personal dhe i nje koshience mos-egzistuese i personit ne fjale. …Gazetar jeni apo dysh nga trute. Ma ha mendja kjo e fundit duhet te jete – pasi te arrish ne konkluzione te kalibrit pordhe me rigon s’ka shpjegim tjeter.
Si ka mundesi qe ka njerez qe mbrojne ato qe kryejn krime!!!???
Kjo eshte pyetja…
Pergjigjjen e shkruan ky zotria…
Ku jeton ti mor djale?
Duhet ta marrin vesh te gjithe qe njeri qe Gabon duhet denuar… (ME DASHJE O PA DASHJE) . DHE TE PAGUAJ PER KRIMIN.
Nuk i intereson popullit kush esht personi..
POPULLIT I INTERESON DREJTSIA.
Me njerez si puna zonjes qe rref femije dhe me ato qe e mbeshtesin “NUK SHKOHET AS NE HALE”
——ESHT TURP O FELLIQESIRA TE MBRONI NJEREN QE DIN TE MBROHET ME NJE “KREATURE TE ZOTIT” QE ESHT NE PAFAJSINE E VET.
TURP TJU VIJ JUVE QE MBRONI KET AKT. (NUK ESHT DHE NUK DO MBETET I FUNDIT)
POR FEMIJA CFAR FAJI KA NE QOFTE SE JU “KENI LIND DERRA, JENI RRIT SI DERRA E DO VDISNI DERRA”????????
Jam habitur kur lexeva se licensimi i eshte hequr Ministrise se arsimit dhe i eshte dhene asaj te mireqenies sociale. Turp!! Kjo gafe nuk behet asjekundi.
20 vjet. Rumpalle ku ekeqja mundi te miren e shperfytyruam njeriun.Shtet,shtet,shtet duam ne.Te zbatohet ligji per ate qe e shkelFrika ruan vreshten.Po nuk funksionpi drejtesia kot rrahim uke ne havan.Veza pulen apopula vezen??!!
I left Albania a long time ago and until recently I didn’t have a clue what was going on. Lately I have been following from afar and feel bewildered at how ignorant all thsee people that write such tripe are.
A family member works as a babysitter in tirana, caring for two little boys.their father is a rich builder that makes lots of money from the bunkers he makes (I call apartment blocks as bunkers ) when their mother takes on the hard job of spending the money that father makes. When I asked her that if mother doesn’t work ..What does she do? Her answer baffled me -she watches TV or goes for drinks with friends. ..shopping etc. ..she added that they never did anything with their parents during the week. She takes them at and from school. ..cooks..feeds and gives them the evening bath. ..
So….tell me so called writer is that this governments fault?
It has become a culture in Albania that no one takes responsibility. ..yes you in my opinion are the monster that let those horrible apartments being build. ..The show off mentality of buying appartments at excruciating prices with money that you didn’t work one day to earn them. ..you let it happen with your ignorance and now is other peoples fault. ..when the government started to impose the tax regulation you were the monsters of favouring informality and yet now that this happens is the governments fault. ..what about you. ..you personally what have you done to make that a better place. ..when did you wake up and said enough. ..We need to work together. ..never. .In my opinion everyone likes the situation that that country is in. ..All living in a big swamp. ..especially the irony pumped up ignorants in their cars like beetles in shit. ..unless everyone takes their own responsibility for theor own actions on how am I benefiting my country today. ..you deserve the shit you steer in every day. ..
Ka edhe nje Hile si ky qe e lexon artikullin ne shqip dhe pergjigjet duke dhene mendimin e tij ne anglisht.KOMUNITET BOLESH
O Hila o trap, pse ka nevoje per shkolle e arsim qe te dish qe femijet nuk rrihen? Ti vete ne ca klase e ke mesuar qe femijet (apo dhe te rriturit) nuk rrihen ne ate menyre barbare? Njelloj eshte te kesh kamarier qe s’dine te sillen, kuzhinier qe nuk dine te gatuajne dhe pronare kopshti qe rreh femije ne ate fare pike?
Meqe nuk ka faj Anjeza e qenka viktime e sistemit le ti japim dhe demshperblim tani!
Mire e je o Dritan, po te ta rrahin ty ate gocen e vogel me ke do e kishe inatin, me policin, me berberin, apo me internetin?..
Te shikojme cfare filozofie madheshtore do na japesh per kete. E kuptojme qe eshte e veshtire te mbadh 20 femije. Po prape femija nuk ja pse ha dru per kete
Sistemi ka fajet e tij, por sistemi nuk te detyron te rrahesh nji femije. Nqs do te shkuash per sistemin, shkruaj dhe ke te drejte ne ato qe thua, por kjo kujdestare apo edukatore apo drejtoreshe, ka fajin e saj. Nje edukator nuk duhet te ngreje dore kundrejt nji femije. Rrahja e nji femije demton zhvillimin e tij, por edhe ndikon ne edukimin apo mosedukumin e femijes per te ardhmen. Nga keto rrahje rriten rrahesit e ardhshem…. Gjithashtu kjo ceshtje eshte shume e thjeshte, prinderit i cojne femijet ne kopsht per te mesuar dhe per tu kujdesur, jo per ti rrahur te tjeret. Zonja qe “vodhi lopen” ka faj dhe duhet denuar…. pastaj flasim per sistemin, sepse gur gur ndertohet kalaja, dhe guri i pare eshte denimi i fajtoreve dhe me vone edukimi i te tjereve.
Zoti Dritan ! Anjeza nuk vlen aspak ,po ic fare kur i thone ,per edukatore,por jame i bindur 100% se eshte ne lartesine e duhur dhe jashtezakonishte e vlefeshme per deputete, e didomos e krahut te djathte, Per kete te jesh i sigurte. Ajo dhe Flamur Noka do te ishin dy njerezit me te dashur per Saliun………
O zogu mos ngaterro arin me dollarin amerikon . Sistemi i arsimit profesional nuk ka lidhje me gdhendje edukuesish per femije , por sherben per arsimim te punonjesve te kualifikuar per sende dhe mjete. Normalisht qe per interesa politike ti edhe mund te vuash nga amnezia pjesore ( harrese e perkoheshme ) ,por nuk mund te mohosh se nje student do 3 vite te mbaroje bachelorin.Dhe me pak arithmetike i bie qe kjo pjesetare e botes susj gazearesko analitiko prezantimore ,e ka mbaruar arsimin e larte ne kohen e idhullit tend te shqupit.
Beme nga nje koment dhe presim krimin e rradhes dhe shoqeria civiixohet o zot hapu dhe dhe gropose kete politike qe na sollet
@ # The truth hurts.
Te lumte goja more djai/vajze.
Njerez si ju, the te rinjt e tjere (like my sons), qe jane shkolluar ne shkollat me te mira te amerikes
duhet ta ngreni zerin the to tregoni vendin ketyre “so called writer”
Please get togather and do somthing good for your country, it is a shame to all of us
E ku te shkojne mor “mergimtar”?! Femijet tane te lindur, rritur e shkolluar jashte, sidomos ne sistemin amerikan, mendon se do tja dalin dot atje mes ujqerve? E ku jane mesuar ata me ate “naivitetin” qe jane formuar se ligji eshte mbi te gjitha dhe duhet te respektohet deri me nje, me qetesine qe degjojne dhe argumentojne mendimin kunder, me ndihmen qe u japin komunitetit duke u dhuruar oret e tyre falas, etj etj, tia dalin ne ate ambjent rrenjesisht te degraduar? Ata me gjithe deshiren dhe dashurine e madhe qe shkojne ne Shqiperi, cuditen edhe nga bashkemoshataret e tyre qe rrine rrugeve gjithe diten. E me ke do bashkepunojne ata per ate vend? Personalisht do isha njeriu me i lumtur nese bijte e mij do te vendosnin vete te ktheheshin, por une, duke pare mundin e sakrificen e tyre gjithe keto vite shkollimi, edukimi, perparimi dhe rritje profesionale te vete atyre por edhe tonen, sdo ta merrja kurre guximin ti shtyja per kthim mbrapa!
pra sipas ketij pseudogazetari del se te gjithe dhunojme dhe te gjithe dhunohemi.
kjo eshte teoria e salikomunistit pas 90.
te gjithe vjedhin dhe asnje nuk denohet per vjedhje,te gjithe shkaterrojne dhe asnje nuk mban pergjegjesi ne keto 25 vjet.
te gjithe akuzojne njeri tjetrin per korrupsion dhe asnje emer nuk ka per korrupsion.
te gjithe e pranojne se gjykatesit jane te korruptuar por asnje emer gjyqtari apo prokurori e shume shume te tjera.
pra te gjithe jemi mooter.
Shkrim I frustruar e inatçor I Hilës – e per më teper edhe pa sens. Faji e krimi ne ketë rast është individual – pra individi I parë ne video ka kryer nje krim. Nuk është aspak e vërtetë që ne shqiperi nuk paska kuzhiniere apo berber e mesues të mirë sic nuk është e vërtetë që ne boten perendimore nuk ka mostra si Anjeza. Pa dyshim shoqëria shqiptare ka ende shumë per të bere per tu modernizuar dhe emancipuar por shkrime të tilla nihiliste alla Blush-Berishë behen të peshtira dhe të bezdisshme.
Unë kisha problem sesi idiotet e programit investigativ qeshnin e talleshin per të “entertain” publikun me ketë video të dhimbshme ne vend që të ruanin seriozitetin që fenomeni I dhunes ndaj fêmijëve meriton. Pra trivialiteti dhe mënyra scoop e shok e paraqitjes së ketyre fenomeneve te dhunes ne shoqeri per të rritur audiencen me duket po aq e turpshme sesa vetë dhuna pasi interesi I ketyre palo programeve është ta banalizoj e të na beje imun ndaj dhunes- fundi I fundit pas nje jave të gjithe do ta harrojne këtë femije pasi Stopi I klanit dhe Saimiri idiot do të ketë nje scoop me breke politikani. Dhe Saimiri më idiotin tjeter e vajzat ne breke do të vazhdojne të qeshin per të na bërë edhe ne audiencen e dhunshme e të shushatur të qeshim më veten dhe më viktimë ne rradhes