1 gol baraz 1 milion euro! Ne, shteti i varfër që dorovisim si sheikë

20 Qershor 2016, 19:28Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Pa dyshim ata bënë gjithçka mund të bënin për të lartësuar vlerat e futbollit të shqiptarëve. Padyshim ata dhanë një imazh të mirë për Shqipërinë.

Po përse duhej t’u jepesh edhe 1 milion euro dorovitje si shpërblim nga shteti shqiptar nëse është e vërtetë ajo që thonë mediat?

Nëse raportimi i mediave është i saktë, sepse komunikatë shtypi, pra transparencë me publikun, nga shteti nuk ka. Poqese nuk është e vërtetë, turp mediave që dezinformojnë ose nuk raportojnë saktë.

Por, le të shërbejë si pretekst për sqarim.

A nuk është një nder të jesh pjesë e përfaqësueses? Cfarë duhen edhe paratë përmbi tortë! Poqese nuk vinte njeri të luante dakord, por janë pa fund ata që duan si futbollistë të kontribuojnë. Pra, nga pikëpamja e ofertë – kërkesës nuk ka asnjë arsye.

Po ja, meqë që luajtën mirë. Bukur por paratë si shpërblim nuk i mori shteti, por federata mbase, pra është federata që duhet t’i shpërblejë dhe mirë madje sepse çdo punë meriton shpërblim thotë ai që u ngrit tre ditë pasi e kishin kryqëzuar. Pra, edhe si e drejtë shpërblimi i takon tjetërkujt ku detyrim.

Federata e pasur t’u japë çunave atë që meritojnë…

Po ata dhanë për Shqipërinë. Sigurisht. Por, edhe Shqipëria u dha atyre logon e vet. Ata janë bërë të njohur, u rritet vlera në merkaton e futbollit, i kërkojnë klube që i njohin tashmë etj. Pra, me Shqipërinë janë jek e jek. Morrën prej saj dhe i dhanë asaj.

Se me ato lekë unë do të desha që të blihen dozat e duhura për mjekim për ata që vuajnë nga metastazat dhe nuk gjejnë mundësi për mjekim veç duke u rrënuar ekonomikisht.

Mos sillemi edhe ne shtet i varfër si sheikët që dorovisin.

Dhe shikoni! Nuk jepet paraja për të promovuar njerëzit që të arrijnë sukses, ata futbollistë që kanë nevojë për mbështetje që të shkëlqejnë. Jo, u jepet atyre që e kanë arritur tashmë suksesin, pra jepet si shpërblim, jo si mbështetje, sigurisht na kanë nderuar, por edhe kanë përfituar edhe vetë nga ai sukses i merituar.

Logjika e përkrahjes të atij që ka, të atij që ka sukses, jo e atij që nuk ka dhe kjo e bën të mos shkojë në rrugën e suksesit!

Jepet paraja për atë që shkëlqen, jo për atë që në hije vuan e nuk ngre kokë, jo se nuk ka talent, por sepse nuk ka mjete financiare.

Si thoshte ai filozoi nga Nazreti? Ata që kanë do të marrin edhe më shumë, ata që nuk kanë do u merret edhe ajo pak që kanë.

E dinte ai, ishte i gjithëditur.

Nejse, kjo për kullandrisjn e lekëve publike, për t’u dhënë hakun edhe futbollistëve, por edhe për të mos na harxhuar paratë tona.

Sa për futbollistët!

I morrët?

Gjak e dhjamë ju bëfshin!

1 gol = 1 milion euro.

Vlerë sheikësh “per gol”

34 komente në “1 gol baraz 1 milion euro! Ne, shteti i varfër që dorovisim si sheikë”

  1. Nik says:

    Fuga te pakten mos shkruaje kete here!
    Marketingu me i mire per Shqiperine.

    1. FILOZOFI says:

      FAJIN NUK E KA FUGA QE SHKRUAN NE FACEBOOK, POR MEDIAT QE MARRIN PORDHET E FUGES NGA FACEBOOK-U. AI SHKRUAN SI NJE PIJANEC MEJHANEJE NE FAQEN E TIJ NE FACEBOOK, DHE MEDIAT IA BOTOJNE SHKARASHKRIMET SIKUR TE JETE NJE FILOZOF…

      1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

        ky eshte arabi,kur 2mln shqipfoles hane buke me liste e vishen me rroba e kepuce te perdorura………………dasem evgiti!

        1. Pelasgian says:

          1453

          1922

          1974

          to be continued ……

        2. Vlore says:

          Po cke me evgjitet ti o legen se ste shaj dhe dot ketu po me siguri do jesh ndo nje travestit se nuk shpjegohet ndryshe

        3. albo says:

          Ok pra ,ketyre” 2 mln ” po i ndajm ket 1 milionsh ,le ti marin nga 50 cent te hane dhe te blejn kepuce te reja;)
          p.s. Cuno ,mer barnat se paske” rreshqit “fare!

    2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      I nderuar Nik ,
      – A te ka rastisur ta ngrysesh diten pa buke ?
      – A te ka rastisur te mos mbyllesh dot muajin
      – A te ka rastisur te flesh ne qiell te hapur ?
      – A ke degjuar per te pashprese qe vetvriten perdite ne kete vend ?

      E pra keto jane gjera qe ndodhin perdite ne Shqiperi.
      Te gjithe shqiptaret , edhe keta te varferit qe permenda , u gezuan per 1 cast kur kombetarja shenoi fitoren e pare ne nje kompeticion madhor.
      Ishte vertet nje arritje per nje skuader modeste si kjo e jona.
      Por nuk besoj se ata jane ndjere mire kur kane degjuar shperblimin prej 1 million euro vetem per 1 fitore dhe 1 gol .
      A thua se kane cliruar Shqiperine !!! Pune qejfi eshte.
      Sa per marketingun , ai u sherben pasanikive , ndoshta si ty ( nuk jam I sigurt ) , qe me rritjen e imazhit duan te fitojne sa me shume me bizneset e tyre,
      Shto ketu edhe qeveritaret me ne krye kryeministrin , qe paskan 1 milione euro per t’i dorovitur per 1 nje loje qejfi , por nuk kane p.sh per rritjen e pensioneve , asistencave , strehimin e te pastreheve , uljen e cmimit te energjise …etj.
      Me kete akt qeveria I thote varfanjakeve : ” Ngopuni me fitoren e kombetares !!!”
      Shperblime te tilla mund te jene normale ne nje vend te pasur , por ne Shqiperi eshte nje tallje ndaj te varferve , qe per fat te keq perbejne shumicen e popullsise.
      Dhe per me teper kur Uefa akordon per cdo fitore 1 million euro. Pse qeveria duhet te jape edhe ajo 1 million euro ?
      TURP !!
      Ok , doni ti jepni shperblim kesaj kombetareje ? Bejini nje thirrje pasanikeve te ketij vendi , pushtetareve qe na rropen te gjalle … le te japing ndonje pare xhepi se e sigurt qe do mblidheshin per 5 minuta 1 milione euro.
      Por jo nga leket e taksapaguesve shqiptare. Edhe sigur te dilnim kampion bote , nuk do ta miratoja kete vendim.

      1. islam says:

        ata qe bejne llogarite jane njerez me kulture dhe dhane 1 milion qe neser te marrin dhjete.

      2. pak says:

        Une them qe cdokush duhet te shperblehet me 1 milion euro nqs arrin suksese te vecanta. Se kur rri ul ne kolltuk se kupton sa pune eshte dashur per te shenuar ate gol. Sikur dhe cdo fushe tjeter te arrinte nivele europiane, je i lumtur si taksapagues te japesh 30 cent/banor per suksesin. Arritje te tilla te japin vemendje per pak jave dhe shqiperia seshte permendur kurre me pare kaq shume. Jam i bindur qe kurre me pare nuk eshte kerkuar ne google kaq shpesh sa kte jave. Te paguash 30 cent per gjerat e mira qe do vijne pa levizur menderen nga kolltuku IA VLEN.

  2. bekim says:

    si it hone fjales;fukarai e ble gjen me te shtrenjte

  3. Marin Barleti says:

    O IDIOT! Bytha jote dhe akademik,sa i ka bere kjo kombetare imazhit te dhjere te shqiptarve neper Evrope,nuk ja bejne dot as 1 miliard euro ne reklama e as 1 miliard seminare nga sharlatane langaraqe si puna jote!

  4. Shqiptar says:

    Fuga kujton se i di te gjitha dhe se Shqiptaret sipas tij jane injorante..Kujton se Shqiptaret nuk kane aftesite e duhura racionale dhe mendore te kuptojne problemet e medha qe ende duhet ti zgjidhin.Nder to jane dhe varferia,sherbimi shendetesor,papaunesia.Ky eshte nje shkrim banal qe kerkon te ngjalle deshperim te metejshem tek te deshperuarit..U kujton semundjen te deshperuarve ne spitale ne kundervenie djallezore ndaj festes mbare Kombetare qe kaploi dje mbare Kombin Shqiptar nga Austraia ne Kanada.Feste krenarie qe cliroi lumenj te rrembyeshem enrgjie pozitive.Shkrim qe i flet barkut dhe jo trurit!!Je nje mjeran i pluri-diplomuar nga Enver Hoxha.Me te shumtat letra pa vlere,si vlera e diplomave te Universitetit Kristal..Me poshtersine me te madhe Stalinist Injorant Fuga(Diplomat e tij nuk njihen ne asnje vend te botes pervecse ne Shqiperi) u thote Shqiptareve se ne jemi Bote e trete qe nuk kemi ilace per spital dhe rrjedhimisht jemi per tu perqeshur,tllur dhe perbuzur kur kemi arsye te festojme.Shkrimi me i ndyre qe kam lexuar ndonjhere ne jeten time.Qellimisht i shkruar per te ndalur lumin e energjive pozitive qe clirohen ne brendesine e nje Kombi kur arrin nje sukses te paarritur me pare!!Tipik Stalinist qe urren shtresen me te madhe shoqerore te cilen e klasifikon me mendjen e tij te semure si Inferiore dhe rrjedhimisht te padenje per te festuar dhe per te kerkuar te futen ne mes te barabarteve ne shoqerine Evropiano-Perendimore.

  5. "Horri i Bulevardit" says:

    Ka te drejte artan fuga, derisa te kete nje katrahure ne median e shkruar dhe ate te folur, artani mund te fuse hundet kur te doje, se kur te vije serioziteti, qe keto media mos te pranojne cdo fare kllouni, qe i shfaqet ne dere, artan idjoti, do ti bashkohet te papuneve funksionale, qe dine gjithshka, por sbejne asgje.

  6. Laura says:

    kur taksapsguesit Shqipetare paguajne nje jete Te tere qindra idiote si puna jote qe vetem dine Te vjellin vrer dhe qe ketij vendi vetem se I rendoheni nuk ka pse to dhimsen 1 meleon euro per Te nderuar kombin Shqiptar me bote
    Tirp Te kesh qe volle dhe sot
    Shko tani Te maresh honorarin e Te vjellave tek Meroj

  7. Lennard says:

    Shko mer CJAP i ROITUR.Fitorja me Rumanine Ka vleren e miliardave .ka ngritur Peshe nje komb te tere.Nuk te rri Suma pa folur.Per cdo gje do me dhane mend Fuck You.

  8. niku says:

    Shko ore pirdhu. Hajvan. E mban edhe veten per akademik. Vetem promovimi i shqiperise dhe shqiptareve vlen 10 fishi. Të gjitha panë nje Shqiperi tjeter . Jo vetem hajdute kriminele por edhe qytetare dhe nje popull i kulturuar.

  9. shvejk says:

    Fuges I ka mbetur ora te revolucioni kulturor Kinez, edhe xhaketen edhe fleterrufete I perdor njesoj si kinezet e viteve 70.

  10. england says:

    Idiot te domosdoshem e konsideronte Berluskoni Giulio Andreottin vite te shkuara,ndersa ky i ashtuquajturi profesor nuk i duhet askujt,eshte i padobishem,eshte thjesht i padomosdoshem,nje ziliqar i keq qe perdridhet nga te gjitha anet duke mos dashur te tregohet i poshter dhe me djemte e kombetares,si nje idiot pa vlera ne nje teme per futbollin na permend ketu filozofin nga Nazreti!I vjen keq qe qeveria jep shperblim per ca djeme qe bene krenare nje komb te tere,nderkohe nuk e degjuam nje here te vetme te fliste per milionat e vjedhura ne rrugen e famshme te kombit,ben nje shkrim per 1 milion euro,kur vite te tera nuk e hapi nje here gojen per te gjitha koncesionet qe perfitonin familjaret e ish-kryeministrit,i vjen keq per 1 milion qe Rama ja dhuron futbollisteve te kombetares,nderkohe qe ky Fuga fshihet kur ish-kryeministri i dhuronte toka dhe prona servileve rreth tij.

  11. Ojoj says:

    Ik pirdhu. ….armina shpenzoj 1 million me fishekzjare. ..trap …

  12. Prudentino says:

    Po konkurojne me opinione Jeta o qejf, Lolita, Anika Dokle, Artan Fuga.

  13. Tado says:

    Mu kujtua nje broshure e ketij akademikut ne mes vitet ’80 me titull ” Filozofet e rinj, sherbetor te kapitalit” , titull i cili tregon edhe permbajtjen brenda fleteve. I tille paska mbetur . Akoma mendoka se ti sherbesh pozitivisht imazhit te emrit te atdheut tend, sic beri skuadra jone kombetare ne kete kampinonat, duhen vetem flete lavderime. Jo, i nderuar akademic ( ne se je per aty), beju ndryshe , qe ti sherbesh kombit, perndryshe rri ne strofull dhe shkruaj akoma per sherbetoret e kapitalit.

  14. bariu says:

    Fuga ka sh. te drejte.Karagjozi qe shperdoron parate e popullit fukara,ju befshin ilace.Ata qe shajne Fugen,jane mercenare te shtypit.Turp te Kene!

  15. Goni says:

    Nuk ke te drejte te prishesh gezimin e kesaj magjie zoti Fuga! Cfare do qe te themi se sa i mencur eshte Fuga qe i vajti mendja tek te semuret?? Na ler te gezojme kete dite e kete perfaqesim mrekulli te Shqiperise ne syte e gjithe botes..
    Mos harro djemte e kombetares kane qene ata qe i kane refuzuar shperblimet ose jua kane cuar ato jetimoreve. Mjaft tani!

  16. ime ne bythe says:

    Ik bej nje gojore Berishes dhe bjere mamane te ta q.. ne bythe. Debil, vetem ne 10 dite kombetarja i ka sjelle shtetit mbi 50 milion euro fitim.

    1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      Nuk e di ku e ke lexuar kete qe na paska sjelle 50 milione euro fitim.
      Por duke besuar burimin tend , a ke ndonje informacion se ku mund ti shohim keto leke , sa na bie per secilin , apo keto do shkojne per te mbushur xhepat e gjithe kraheve te politikes .
      Pushtetaret e cdo krahu , nese duan te shperdorojne parate e taksapaguesve me dorovitje per qejf , le ti nxjerrin leket nga xhepat e tyre personale qe I kane me te fryre se buxheti modest I shtetit.
      Nje llogari e thjeshte :
      1 shtepi sociale = 25.000 euro.
      1.000.000 euro / 25.000 = 40 familje ne nevoje do te mund te strehoheshin.
      —-
      Te varfer , te pastrehe , te pashprese , te papune kudo qe jeni , besoj jeni dakord me mendimin e meposhtem :
      ” Nuk duam as buke , as uje , as shtepi , as pune …vetem kombetarja te fitoje e te shkoje gjithmone perpara”.

  17. BECI says:

    Idiotet nuk dallohen vetem se cfare shkruajne por edhe kur nuk lene rast pa shkruar! Thua se mund te japin mendje per cdo gje qe ndodh. E meritojne ata djem edhe 10 fishin t’u japin, se Fuga paguhet duke bere opozite te gjithshkaje vetem mbas kompjuterit.

  18. Sportedashesi atdhetar says:

    Me vjen keq per Fugen dhe per “fugsit”.Mentalitet komunisti po shfaq.Ky komb me shume u njoh nga keta djem qe luajten te pakten 30% mbi mundesite e veta se nga gjithe “Fugsat” se bashku.Kete here komentet duhet te ishin ne favor te tyre dhe te gjithe atyre qe i mbeshteten ne stadium duke sakrifikuar nga te ardhurat e familjeve te tyre.Vetem respekte per keta njerez.

  19. altin says:

    fuga ata djem qe na ben krenar per kaq dit e meritojn dhe me shume jo 1 m euro se i kan dhen nji imazh vendit te tyre qe e njeh gjith bota nuk jan si puna jote qe vetem di te shash kedo qe ben nji gje te bukur dhe sa per te varfrit sa shume u vjen keq mo aman po sdegjuam njiher qe te beni no nji donacion dhe ju qe keni rroga te majme por vetem i perfolni kur u intereson dhe ata djemt e kombetares sa per djeni jan burra me dy rr fuga jo ka….. si puna jote me shume rrrrr

  20. anticensurë 543234 says:

    fuga,
    nuk ka qënë shteti ai që ka premtuar 1 milionë!!
    jo artan jo,ka qënë sheiku ynë që nuk pyet askënd!!
    ka qënë palloshi i tironës,nëse të kujtohet!?ai që ka edukatë,ai që ka lindur në kryeqytet dhe është i civilizuar!!ai që nuk pyet askënd dhe bën çi do palla e hajdarit!!
    kështu o fuge kështu!!ne jemi njëlloj si në kohën e afmetit kur as emirët nuk egzistonin!dhe ai shpërblente ata që ja kishte qefi!!
    nu është problem milioni,problem është mënyra si bëhet!!
    vendos kadiu dhe askush tjetër!!
    kot nuk jemi rrepublikë parlamentare!?
    apo jo??

  21. Qyplaf pi Berati says:

    O kondrapedal Prof Fugha,
    Hallin e kujt ke? Tonin apo te bythes se tet nipi Hendri Bythaxhiut qe vesh tanga te kuqe. Ka ngel pa k… n’ sumt yt nip dhe ka hall se gjithe ata marshalla djem te KOMBETARES nuk ja kane provuar vjaskat? Le te ofroj me shume ai se ka vjedh aq euro, ose te organizoj ndonje event dhe ti ftoj se ndoshta ja shtrijn kabllin falas.

    Profiiiii….. i leshiiiiit…. hesht se eshte turp te dalesh kundra nje populli e kombi te tere. Ne rast se s’ te pelqen dhe nuk e ndjen veten scipetar i kuluar, atehere mos llap por lena ne Shqipet te gezohemi e te hardisemi me gezimin qe na ofroi ai goli 1 milion dollaresh. Po tu dhimbsen eurot tona, numro dhe kacidhet qe vjedh yt nip e kerko qe edhe ato te depozitohen ne llogarine e FSHF-se per bamiresi.

  22. gent says:

    Ate shprehjen nuk e ka thene filozofi nga Nazareti por Krishti qe te ka krijuar dhe kuptimi zotrote nuk eshte ashtu sic e ke vene ti ne kontekstin qe te pelqen.

  23. enter"" says:

    1 million euro tua jepnin ve varferve….Pffffffffffffffffffffffffffff

  24. SHQIPETARI says:

    DJEMTE E MERITOJNE. . ATA NGRITEN LART MORALIN E SHQIPERISE DHE SHQIPETAREVE. DJEMTE I HAPEN SYTE BOTES E CILA PO NJEF SE KUSH ESHTE SHPIPERIA.ME SHUME MERITOJNE.
    SIPAS TEORISE FUGA, FUKARAI NUK DUHET TE BEJE DASEM.
    ROFTE KOMBETARJA SHPIPTARE.

  25. albo says:

    Kombetarja eshte dasht te udhtoj me autobuz ne france, te mar ushqimin me vete dhe te flejne cunat te emigrantet shqiptar.
    Fuga, je i knaqur?;)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje