Praktika diplomatike dhe strategjitë shtetërore të aplikuara në një rend global të ekspozuar ndaj efekteve të globalizmit,përcaktojnë qartësisht rolin dhe pozicionin e shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare.Krijimi i një mjedisi formal zhvillimi ka nxjerrë në pah ndikimin e diplomacisë parlamentare,publike,qytetare,ekonomike dhe së fundmi”diplomacisë integrale”ose diplomacia me shumë korsi.Shqipëria ashtu si gjithë sfondi politik dhe diplomatik ballkanik,paraqet një realitet të ri në fushën e diplomacisë integrale.
Kjo derivon para së gjithash nga mentaliteti politik,tradicionalizmi historik dhe kultura diplomatike që vendi ynë posedon.Në një sistem nderkombëtar të globalizuar,kompleks dhe njëkohësisht të ndërvarur nga faktor të jashtëm dhe të brendëshm,veprimtaria më negative shtetërore është kufizmimi diplomatik dhe fanatizmi politik,të cilët nën rrjedhën e historisë i kanë çuar shtetet në izolim.Si një vend modest por me resurse të mëdha natyrore,kulturore dhe jo vetëm, vendi ynë domosdoshmërisht ka nevojë për një“marketing diplomatik“ të një niveli më të lartë në promovimin identitetit të vet.Intelektual si Louise Daimond e përkufizon diplomacinë me shumë korsi ose integrale si; formën e organizmit dhe bashkrendimit të veprimtarisë së instituioneve më të rëndëshime politike dhe diplomatike në përfaqësimin e interesave kombëtare,në sektorët ekonomik,politik dhe kulturor në planin ndërkombëtar,më qëllimin e rritjes së imazhit dhe sigurimin e përfitimeve.
Tranzicioni politik dhe kulturor që ka shoqërizuar vendin tonë e ka krijuar vështirësi në inkorporimin dhe zbatimin e një modeli diplomatik novativ.Shpesh herë diplomacia shqiptare për shkak të plagëve historike,por edhe tipareve moderne politike,është gjendur përballë një pamjaftueshmërie veprimi.
Kjo pamjaftueshmëri ka dal në sipërfaqe me nivelin e përfaqëimit dhe aftësinë e promovimit të interesave substanciale të kombit tonë në panteonin e diplomacive dhe zhvillimit global.Për shkak të peshës modeste ekonomike që Shqipëria disponon shpesh hërë,krijohen vështirësi në uniformizimin dhe koperimin e diplomacisë integrale me atë parlamentare,publike,ekonomike dhe qytetare.Sfidat e shtruara në arsyen shtëtërore si procesi integrimit për në Bashkimin Europian dhe një sërë procesesh të tjera integruese ekonomiko-politike, kërkojnë një përfaqësim më dinjitoz diplomatik.
Shqipëria ka nevojë për një diplomaci integrale aktive në përmirësimin e imazhit të saj në botë.Format e organizmit të saj si, takimet e nivelit shumëpalësh dhe shumëplanësh në nënshkrimin e marrëveshjeve të ndryshme ekonomike,politike dhe kulturore,kërkojnë një nivel të lartë profesional dhe konceptual nga ana e titullarëve diplomatikë veshur me tagrin e përfaqësimit.Puna pa perspektivë dhe logjikë të shëndoshë diplomatike,shpesh herë e ka veshur diplomacinë shqiptare me një imazh negativ.Diplomacia konsiderohet si ekzistenca kombëtare e një shteti në analet ndërkombëtare,dhe si e tillë ajo kërkon përgatitje të lartë,sinkronizm politik dhe institucional dhe jo dilentantizëm xhentellmenësh të kollarisur dhe mendje vidhisur.
Prioritizimi i interesave ekonomike dhe bashkepunimi me fushën e biznesit nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve të ndryshme nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme me minsitri të tjera të linjës dhe jo vetëm,zhbën imazhin e keq veshur nga historia për Shqipërinë dhe shqipëtarët,si një vend larg standardeve të dëshiruara ekonomike.Në një botë ku ekonomia është përcaktuese në fatet shtetërore,Shqipëria duhet ta ketë korsinë e saj këtë proçes,jo vetëm si oratori e shprehur në sallat e bukura dhe drita plotëngjyrëshe dhe demagogji për kredo politike,por si një veprimtari faktike me rezulate evidente.
Si një vend me një thesar unikal kulturor dhe me virtuoz të cilët me gjenialitetin e tyre iluminojnë botën,Shqipëria gjthnjë dhe më shumë duhet të punoj në rritjen e imazhin e saj kulturor.Atë kulturë që për vite me radhë e ndau historia, çdo ditë dhe më tepër duhet ta bashkoj diplomacia dhe veprimtaria shtetërore me kulturat e tjera analoge bashkëshoqëruese të fatit dhe rrjedhojave të globalizmit.Diplomacia integrale është tek shteti dhe pushteti,ekomomia dhe qytetari,kultura dhe strategjia.Është veprimtaria diplomatike me shumë korsi në themelin shtetëror,ku secila korsi përcakton orientimin e tij drejtë një bote më të mirë, ku qytetari ndihet i përfaqësuar dhe integruar.
*Studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
MIre mor shoku Elmaz, po sikur te mesoje te shkruaje dhe pak me shume shqip nuk do ishte keq. Se si tha ai robi, mire anglishten se mesova po harrova dhe shqipen.
Mesa duket ky bicim studiuesi nderkombetar do jete ndonje diplomuar tek Henri Cili apo Astrit Veliaj, lum e ardhmja jone cfare kercunjsh po rrit?!
Mesa duket ky bicim studiuesi nderkombetar do jete ndonje diplomuar tek Henri Cili apo Astrit Veliaj, lum e ardhmja jone cfare kercunjsh po rrit?!
Po kete thesarin unikal kulturor, keta virtuozet qe me gjenialitetin e tyre do iluminojne boten(???!!!???) ne enderr i pe? Apo kur i terheq nje doze te duket Shqiperia si Anglia apo USA. Po mos I bej prerje e kopje direkt o autor, po filtro njecike keto broçkullat diplomatike, sepse pastaj integrali i bie te jesh ti. Nje trap integral.
Ndoshta ky djaloshi mund te jete promovuesi i denje i diplomacise integrale shqiptare..
Ka grumbulluar nje thes me fjale te huazuara dhe eshte perpjekur ti jape nje kuptim… O djalosh, fjalet perdoren per ti dhene kuptim fjalise, nuk perdoret fjalia per te promovuar fjale.