Në artikullin shpjegues të botuar në gaztën TemA (11.06.2016 ) se përse e urren Artur Zheji, z. Kastriot Myftaraj ka ndjekur për fat të keq logjikën pa logjikë të z. Zheji, i cili në sharjen vulgare që i bën, madje me fjalë të ndyra, përfshin “robt” e tij. Me të njëjtën monedhë, fatmirësisht pa fjalë të ndyra, ia shpërblen artikullshkruesi. Pra, edhe ky, për të shpjeguar karakterin e atij që e ka fyer, vihet e bën një hulumtim të gjatë lidhur me familjen e me paraardhësit e z. Zheji, duke u ngarkuar këtyre përgjegjësi të rënda. Është i ditur ndikimi i fortë që ka familja dhe rrethi familjar në karakerin, edukatën, mënyrën e sjelljes e të të menduarit të fëmijës. Por të dhënat që jepen për të shpjeguar këtë ndikim duhet të jenë të vërteta, duhet të bazohen në fakte.
Duke vërejtur se sa shumë mungojnë faktet në shpjegimin e z. Myftaraj, desha të bëja disa pyetje:
Në këtë shkrim mund të përqendrohesha vetëm në sqarimin që më takonte drejtpërdrejt, (siç edhe këshillohet në këto raste: Lëre. Ç’merresh me ta. Kushedi ç’do dëgjosh, etj.) Dhe as kam synim t’i dal në mbrojtje ndonjë familjeje a ndonjë personi, (megjithëse nuk e përjashtoj nxitjen. Nga vlerësimi i lartë që kam për Petro e Gjergj Zhejin). Por mendoj se është e rëndësishme që rasti i veçantë (çështja që të takon drejtpërdrejt) të trajtohet kur përbën dukuri. Dhe dukuria është që gjithnjë e më shumë po vërehet mungesa e logjikës në ato që themi e shkruajmë. Po vërehet se përzjehen të vërteta me gjysmë të vërteta e me të pavërteta, që një publik, të cilit i është bërë për një kohë të gjatë shpëlarje truri, i beson pa i shkuar në sitën e arsyes. Veç kësaj, mendoj se kjo shoqëria jonë e sëmurë mund të shkojë drejt shëndoshjes jo duke ia shmangur por, përkundrazi, duke mos ia kursyer vërejtjet (jo keqdashëse) njëri-tjetrit.
Dikur, në shkollë, mësonim lëndën e logjikës. Sot Shqipëria bën mirë të kthehet në një klasë të madhe, të vetme, ku të mësohet kjo lëndë, e domosdoshme për marrëdhënie normale mes pjesëtarësh të familjes, kolegësh, miqsh etj. Shkurt, për të shmangur keqkuptime e paragjykime.
Shume sakte ,cja @i robt spiuneve ne kohen e diktatures. Ju vleresojme per sakrificat e te gjitheve ju ,ish drejtuesve te atehershem (sot pishtare demokracie ) ,pasi ju e shkaterruat nga brenda sistemin.
O qife metere mend e ke qe keta apo soji i Brishes rrezuan komunizmin.Qenke shekuj drite larg te vertetes.Mos na dhit gazit me keto idiotesira jo kolona e peste jo saliu azemi ,rinia ,studentet apo minatoret.Vete i madherishmi Ramiz Hajdar Alia nje spiun i regjur i serbise e realizoi kete ndryshim ne shqiperi pasi la ne krye te te gjithe partive kelyshet e tij.Tung
Kur dhe ne cilen shkolle paskemi pasur lende mesimi logjiken.
Ne vitet 50 ne shkollen pedagogjike jepej lenda e logjikes
Znj. Omari nuk i del gjekund per zot Petro Zhejit por i del per zot te vertetes dhe logjikes (sic shprehet vete) dhe ruajtjes se nje fijeje dinjiteti (sic e thote indirekt) te atyre qe flasin/shkruajne publikisht per persona publike.
Por mjafton titulli qe i eshte vene ketij artikulli per te kuptuar qe ne kete ‘beteje” Znj. Omari ose eshte shume e vetmuar ose i ka shoket/shoqet me te heshtur sec duhet.
Respekt per ju zonje. Ju pergezoj per kurajon tuaj per te thene te verteten, sepse sic e thoni dhe ju, sapo dikush merr guximin te sqaroje dicka per hir te vertetes, lukunia e njerzve te paditur e te mbushur plot e perplot me nje urrejtje frikendjellese, nxiton t’i beje biografine ashtu sic as diktatura nuk ta bente, mbushur me thashetheme e genjeshtra. Diktaturat kane ardhur e ikur neper kohra e kudo ne bote, por asnjehere ato s’kane mundur te mposhtin karakteret e forta, humanizmin dhe te miren. Diktaturat thyejne e perkulin te dobtit, injorantet duke I perdorur ata e duke tentuar trushplarjen. Historia ka treguar se ato triumfojne perkohesisht per shkak te dhunes qe perdorin. Realiteti shqiptar I ketyre 25 vjeteve te fundit te ashtuquajtura “demokraci” tregon prodhimin e nje shoqerie shume te semure, prodhimin e monstrave qe nuk I kishim menduar kurre. Nderime z. Donika
5 me 7 jam i lire. Na cave k…n me keto argumentet e leshit. Kastriot myftaraj kishte nje analize brilante te historikut te zhejeve. Sic e pershkruan kaci dhe 100 here me keq qesht mulla omari
Kjo zonja, e përkëdhelur e diktaturës nuk mund t’i thotë të vërtetat tamam ashtu siç janë. Postet dhe detyrat e kanë shtërnguar ti shërbejë atij regjimi. Mund të flasë ç’të dojë për Petron se i lidhte puna, por Arturi me Petron,edhe pse babë e bir janë vite dritë larg. Ata, veçmas lidhjes biologjike, s’i lidh asgjë nga formimi, kultura dhe talenti. Petro ishte heremit dhe studiues i pasionuar dhe evitonte kontaktet me botën përqark si homofobik, ndërsa Turi i ka të gjitha veset e malavitës-bixhozçi, feminist, abuzues me postet ku ka drejtuar dhe gënjeshtar e dredharak i pafytyrë në sjelljen e tij politike. Kastrioti i ka bërë një skaner të shkëlqyer Turit dhe kjo mjafton për sa ka bërë.
Zonja Omari, baskohem me mendimin tuaj, per njohurite, punen dhe karakterin e te ndjerit Petro ZHeji, nese Petrua, meriton respekt, i biri i tije A. ZHeji, eshte shume larg te atit. NJe medioker, servil dhe pa karakter ne raport me babin e tije. Nderim per petron dhe injorim per Artur ZHejin, qe kohet e fundit eshte bere bakallaro me shkrimet e tije.
Mbrojtjen ben mire tja lesh nipit dhe te birit,kurse kofidencat qe ke patur dhe besimin qe paska patur ai per ju,per kohen kane qene shume te rrezikshme per tu konsumuar,por kjo ka te beje me njohjen tuaj nepermjet punes.
KOt jeni munduar zonja Omari! Zheji dhe familja e tij bastarde eshte ajo qe thote Kastriot Miftaraj. NUk ndryshon asnje presje se ka qene Petro Zheji dikush ne punen e tij, ama familja ajo ka qene; nuk do te thote gje se ka qene artiste Besa Imami, ama kur burri jetonte ne Tirane, ajo bente teater ne Moske (e kupton besoj) pRa Zheji e kruajti me fik deti vete, ndersa ti, si duket justifikon Besen se , kush e di çfare ben dhe vete. Te gjithe kemi bere ndonje gje gjate jetes, por jo kaq imoral!
“DIKUR NE SHKOLLE MESONIM LENDEN E LLOGJIKES”(fjala eshte per kohen e diktatures),sot “NE DEMOKRACI LEXOJME BROCKULAT E DONIKES”!