Eshtë e mundur që futbolli të shpikë dhe më pas edhe të prodhojë leksione për një komb të tërë?
Eshtë e mundur që loja magjike e topit me këmbë të jetë shumë më shumë se bukë dhe cirk romak?
Eshtë e mundur që ndeshja në stadium të shërbejë si një kurë antidepresive, si model krenarie dhe si shenjë pjekurie?
E diela inkadeshente franceze e Kombëtares shqiptare të futbollit nuk pati asnjë dilemë për të thënë po!
Deri pak javë më parë shqiptarët mund të konsideroheshin populli më tifoz ndaj politikës në rajon e përtej tij. Edicionet e lajmeve dhe debatet politike vazhdojnë të jenë nga emisionet më të ndjekura nga qytetarët e një fashe moshore që nis tek të 30 apo të 35-tat dhe bitis aty ku bitis dhe vetë jeta. Në baret e pafundme aparatet e televizive janë të si rregull të stacionuar në kanalet që transmetojnë lajme 24 orë në 24. Dhe lajmet, 24 orë në 24 janë pothuaj të gjitha të përqëndruara tek politika. Kjo gjë bën që edhe më të rinjtë, kryesisht indiferentë ose gjithmonë e më indiferentë ndaj politikës, në një mënyrë apo një tjetër, të jenë të përfshirë nga atmosfera e saj. Sepse politika në Shqipëri dhe ngjyra e saj në qeveri, kushtëzojnë në mënyrë direkte jetën e çdo shqiptari, në kuptimin më direkt që ka kjo fjalë në shqip. Kështu ka qenë në këto 25 vjet. Kështu ka qenë dhe nja 50 vjet më parë se këto 25 vjet. Dhe po kështu ka qenë dhe në diferencën e viteve që kur Shqipëria u bë shtet dhe nisi të qeveriset e pavarur nga shqiptarët.
Në ditët franceze të Kombëtares Kuq e Zi, por dhe muajt e shkuar që shndëruan në realitet utopinë – Shqipëria në kampionatin Evropian – pothuaj në mënyrë absolute të gjithë zbuluan futbollin si një fe të re. Të cilën e ndjekin të gjithë. Duke qenë të gjithë edhe Profetë, edhe dishepuj. E natyrisht, të gjithë janë më së shumti edhe futbollistë, edhe trajnerë.
Futbolli sot është shndërruar fatmirësisht në Tiranë në gjithçka tjetër.
Ai është sot feja që jep shpagim e shpjegim për çfarë ka qenë më keq.
Afron shpresë për më mirë.
Sepse futbolli është sot alkool dhe dehje. Eshtë drogë legale dhe ekstazë.
Futbolli, falë mrekullisë së djemve kuq e zi në fushë, trajnerit në pankinë, tifozerisë në stadium dhe gjithë delirit të shqiptarëve, sot shërben si monedhë shkëmbimi dhe si karmonedhë shpërblimi.
Një shpërblesë e vonuar, por e merituar.
Futbolli është gjithashtu dhe mbi të gjitha, edhe një leksion i jashtëzakonshëm për fenë tjetër zyrtare në vend, për politikën. Futbolli dëshmoi se edhe kur mundësitë janë të vogla, edhe kur fati është kundër, edhe kur rrethanat janë të pafavorshme, fitorja mund të vijë.
Dhe fitorja vjen kryesisht nga sakrifica.
Se sakrificën e bën modestia.
Se modestia duhet të burojë nga shpirti dhe se veprat e mëdha mund të bëhen vetëm me shpirt të madh.
Se politika, njëlloj si futbolli ku shkëlqejnë talentet, në fakt është një sipërmarrje kolektive. Që ka shans për fitore nga bashkëpunimi i të gjithëve dhe funksionimi si një e tërë i ekipit. Që është një investim i cili nis me çunakun që luan me top në fushën e lagjes e përfundon me futbollistin e tërhequr nga sporti, por që ka mundësi të jetojë normalisht nga investimi i tij individual dhe mirënjohja kolektive e shtetit. Sepse politika duhet ta trajtojë si model dhe si biznes, si detyrim dhe si detyrë.
Dhe në këtë kuptim, nëse politika do të ishte sakrificë dhe jo përfitim.
Nëse politika do të ishte modeste dhe jo mendjemadhe.
Nëse politika do të afrohej si shërbim e përkushtim dhe jo si argëtim.
Nëse politika do të kishte shpirt dhe do të bëhej me shpirt si mision që kërkon sakrificë. Me sakrificën që nuk kërkon dafina si perandorët romakë, por kalvar mundimi, pra, nëse politika do të ishte kështu, padyshim që vendi do të ishte ndryshe.
Nëse këtë listë virtytesh, tërësisht të pjeshme që Kuq e Zinjtë e demonstruan të dielën në fushë, do ta kishte politika e ditës, edhe drejtësia si pushtet, do të ishte produkt dhe jo marrëdhënie me publikun. Minimalisht nuk do të ishte marrëdhënie e dorës me xhepin e publikut.
Në atë cunam lumturie që Kuq e Zinjtë dhuruan të dielën, ja vlen që ky leksion të lexohet edhe në Tiranë, Prishtinë a kudo gjetkë ku shqiptarët kanë në duar fate shqiptarësh, por që shpesh janë sjellë në këtë vend si pushtues të përkohshëm e cinikë të shqiptarëve./ Javanews
Gazetar ma none sense ala nuk kam pare,po cfar shkrimi ashte ky or njerz?!!!
Me vjen keq po shkrim eshte shkruar shum bukur dhe me shpirt.
E ke dhi krejt. Ndonje here ky tymos gjethe fiku.
Cfare ke kokolepsur o koqe. Paska mbet keq TEMA ti japesh ti mend. Ti vete ske mendim por shkruan ato gjera per te cilat paguhesh. D.m.th qe ti je lepirje. Gazetar jo dhe jo. Sidoqofte ti vazhdon te hash pshesh nga Levizja e Supes se Imponuar.
Cfare ke kokolepsur o koqe. Paska mbet keq TEMA ti japesh ti mend. Ti vete ske mendim por shkruan ato gjera per te cilat paguhesh. D.m.th qe ti je lepirje. Gazetar jo dhe jo. Sidoqofte ti vazhdon te hash pshesh nga Levizja e Supes se Imponuar. Ha ha.. je komplet palle.
Partia e LSI ose Lepini Sumen Ilirit. Keshtu dhe Vangjeli ben pjese ne kete lloj partie.
Brravo Lorenc ,
nji shkrim brilant per gjithe ata qe kan pak tru ne koke
e kuptojn filozofine e shkrimit
Normal se politika ka qene show kryesor dhe I vetmi per shqipetaret keto 25 vjet. Futboll nuk kemi pasur, nderkohe qe vende si Gjermania, Franca, Anglia, Hollanda, Italia etj dhe deri tek Brazili dhe Argjentina e larget gezonin tifozerine Shqiptare.. Tani ne kemi kombetaren tone dhe ajo na ben krenar ne te gjitha aspektet. Eshte e vetmja gje qe I ka bere shqipetaret te thone me balle lart nga jane !
C’far ka qe nuk shkon ne kete shkrim qe komentuesit e mesiperm nuk e pelqejne?Mos valle nuk eshte e vertete nuk eshte humane si futbolli por interes.qe politika e ka mendjen tek xhepat e fukarejve por jo per ti mbushur po per ti zbrazur ,qe politika nuk eshte sakrifice por argetim?C’pune ka ketu se ne c’parti ben pjese Vangjeli qofte kjo LSI,PD apo PS kur ai flet per politiken ne pergjithesi?Me sa duket Vangjeli ka bere nje gabim te madh qe nuk ka perjashtuar nga kjo qe kerkon nga politika rilindasit duke e ditur qe ata jane perfekt.
Lorenci eshte analist i kalibrit te madh, nuk eshte lolo, sic e etiketojne disa derdimene qe nuk dine te lexojne, palere te presesh qe ata te kuptojne Lorencin se cfare ka shkruar dhe cfare ka dashur te percjelle tek lexuesi, permes ketij shkrimi .