Replika e Pëllumb Kullës: “Pulitzerat” e Shqipërisë janë...ushtarakët e kthyer në gazetarë!

21 Qershor 2016, 11:23Blog TEMA

Gazetar i vjetër, me një pasion po kaq të vjetër për historinë, Roland Qafoku dha dje një intervistë për DITA-n, ku u prekën shumë tema me rastin e mbylljes së një sezoni të ngjeshur të emisionit të tij Debat, në Channel 1. Para pak muajsh, intervista që ai (ashtu si dhe kolegia Rudina Xhunga) i mori Nexhmije Hoxhës ngjalli debat në opinion.

Reagimet nuk munguan nga kudo ku jetojnë shqiptarë, pra edhe nga SHBA. Këtyre të fundit Qafoku u dha një përgjigje më specifike. Edhe pse nuk përmendi emra, publisti dhe autori i njohur i humorit Pëllumb Kulla ishte një ndër ata që nuk e pritën mirë intervistën, ose më saktë, mënyrën e intervistimit të së vesë se liderit komunist, dhe shkroi këtë reagim për Roland Qafokun. 

Nga Pëllumb Kulla

Dje në gazetën DITA, Roland Qafoku shprehte një mendim të drejtë që ligji për dekriminalizim të shtrihej dhe mbi gazetarët. U bëftë ashtu! Por mes të tjerash, ai shfaqte përbuzje për ca vërejtje që i janë bërë atij pas intervistimit që i ka bërë ai Nexhmije Hoxhës dhe me shumë gjasa më adresohej mua me fjalët

“… Më vjen po aq keq edhe për komente nga ndonjë shqiptar që jeton në SHBA. Shqiptarë të dashur, më vjen keq tu them se u ka mbetur koha ditën që keni ikur nga Shqipëria. Të këshillosh se kë duhet ta marrësh në intervistë e kë jo, pikërisht ky është mentalitet i vjetër komunist. Shqipëria ka ndryshuar aq shumë sa ju nuk e kuptoni.” (Gazeta Dita online)

Do t’i thoja dy fjalë z.Qafoku, në rast se e ka keqardhjen e tij për pakënaqësinë që kam shprehur unë ndaj intervistës që ai i bëri para ca vjetësh të vesë së diktatorit Hoxha. (Nuk di t’i kenë vajtur vërejtje të tjera që përkëtej oqeanit!).

E pranoj që më ka mbetur ora qëkur kam ikur nga Shqipëria, veçse do të isha i lumtur të më caktonit vitin dhe muajin, se kam bërë shumë ikje dhe ardhje. Unë zakonisht vij atje dy herë në vit dhe thuajse gjysmën e vitit e kaloj atje. Për kënaqësinë tuaj, unë po e përcaktoj vetë, dhe në krahasim me atë që përfytyroni ju, mua ora më ka mbetur edhe shumë vite para se të lindja. Në këtë terren me ju nuk hahem dot.

Lexova me ëndje çka thoshit për staturën e gazetarit dhe bukurinë e gazetarisë investigative, realitetin pozitiv të shndërrimit të individëve me profesione të tjerë në gazetarë, pa kaluar nga fakulteti i llojit, dhe fenomenin e ushtarakëve, që bëhen gazetarë, si rasti juaj që keni bërë shkollë ushtarake dhe ai i amerikanit Pulitzer…

Ju përgëzoj për librin që keni shkruar edhe për qasjen ndaj figurave historike, shkrime që unë nuk i kam lexuar. Unë pata lexuar vetëm atë intervistën që i morët zonjës Hoxha, e cila, dua apo nuk dua unë, është personazh historik, dhe ashtu sikurse Xhungës, ju pat dhënë përgjigje historike e unë për përgjigjet nuk kam vërejtje. Unë vërejtjet i kisha ngaqë pyetjet, – pyetjet tuaja – nuk ishin historike! Unë vazhdoj të kem mendimin, – e prapambetur nga koha, – që personazhit, i cili ka patur peshë në jetët e të tjerëve, i duhen bërë pyetje që i vlojnë përbrenda pjesës më të madhe të popullit dhe jo ato pyetje që i vlojnë përbrenda dhe i ka qejf personazhi historik. Çmoj për këtë Sokol Ballën apo Ilva Taren, për të mos shkuar deri te ndonjë gazetar i huaj familjar tek ne, si Vespa.

Se po të jetë se nuk ndodh kjo që thashë, atëherë intervista nuk ka asgjë historike dhe ca më pak investigative. Uroj që në intervistat me të tjerë që përmendët të keni qenë vërtet në staturën e gazetarit, sepse në atë me Nexhmijen, ende kishit mbetur ushtarak!

14 komente në “Replika e Pëllumb Kullës: “Pulitzerat” e Shqipërisë janë…ushtarakët e kthyer në gazetarë!”

  1. Euro Maloku says:

    Mua që më ka mbetur koha….
    Aq me mire
    Na duhet nje fosile e humorit te realizmit socialist.

    1. antifashisti says:

      Po me ushtaraket cfare ke,more Zog pellumbi?
      Ushtaraket ne te gjithe boten jane njerez te respektuar,te nderuar,atdhetare dhe besnike ndaj atdheut te tyre!
      Me shume nga sa i kane dhene ushtaraket Shqiperise nuk i kane dhene te gjithe gazetaret,artistet,mjeket,tradhetaret etj se bashku!
      Po ti cfare i ke dhene Shqiperise more Kulla e barit pervec PORDHEVE ME RIGON??
      A nuk ishe edhe ti komisari i partise para 90-tes?
      Cfare muti do me teper?
      A nuk te mjaftuan 26 vjet qe te nxitesh LUFTEN E KLASAVE,por do qe ta vazhdosh akoma deri sa te vdesesh??

  2. Qarri i zigurit says:

    Gjynah qe si bejme dot nji interviste naltmadhnise sevka shku atjw kubka shkue

  3. timo says:

    Që zoti Qafoku mund të jetë pak “ushtarak” si gazetar këtë edhe mund ta kuptoj, ashtu siç mund të jeni ju pak “artist” në gazetarinë tuaj por, nuk mund ta kuptoj z.Kulla se si mund të jeni ju kaq ushtarak në kumtesat tuaja ndaj z. Qafoku dhe znj. Xhunga!!!

  4. Xhaja says:

    E drejte EUROMALOKU, paska vuajtur shume nga ushtaraket ky kulla

  5. Moni says:

    Meqenese je ne SHBA zoti Pellumb, shiko me vemendje dhe pyet per biografite e ish-presidenteve te SHBA-ve. Mbi 90% e tyre kane qene ushtarake.
    Eh, se desh harrova. Ne Shqiperi mbi 70% e kryetareve te shtetit kane qene ushtarake.

  6. delete says:

    Profesor Kulla, keta jane ekuivalenti i karrocierit qe me dipllomat e Kristalit u bene neuro-kirurg.

  7. karandash komardarja says:

    pse ushtaraku ca esht!
    po ta ndigjojn ata te Navy Seal te nderhyrjes se shpejt qe vran Osama bin ladenin do ta pallojn ne sum kte kullen e shqipnis qe u tallka me ushtaraket.
    ne amerik ushtaraku respektohet si pop star.

    1. antonio says:

      Nuk ka fak Pellumbi qe nuk i respekton ushtaraket se ai ka me shume respekt per ….PROSTITUTAT,VRASESIT ME PAGESE DHE HOMOT!

  8. Pelle MBA says:

    I madh je Pellumb !
    Per faktin qe te kruhen te gjitha vrimat nga beli e poshte qe nga Amerika .
    Tashti kam nje pyetje per ty :
    Cili eshte ndryshimi midis te berit te estradaxhiut ne dipllomat dhe te berit te ushtarakut gazetar ? (sepse te themi te drejten gazetari perfaqeson vehten, ndersa dhipllomati popullin)
    Edhe nje gje : Kujt i plasi ne ke patur ore, dhe ne ke patur se kur te ka mbetur ?

  9. vespa says:

    O Kulla >>>eshte per te ardhur keq se paske ik per lesh ,,,,kur te permendesh ushtaraket bejkujdes ,,me siguri paske ngaterruar ilacet,, paske nevoje te thellohesh e te lexosh me shume per cilesite dhe ngritjen qe kane ushtaraket …tung

  10. Lamja says:

    Mos ua ver veshin Pellumb sepse jane specie e cuditshme keta ishushtaraket tane te cilet i dine e i bejne te gjitha. Vetem per ate qe e kishin detyre ta benin, te shpetonin popullin nga junta qe e mbajti nen thunder 45 vjet, nuk dijten. Ndaj leri te lehin se edhe kete pune dine ta bejne me se miri.

  11. Dibrani says:

    O Laraska Kulla kukuvajka .me cfare me mburresh me dasmen e Malos akoma o i zi, apo gjete shokun dhe mikun qe te qoj ambasador qe te bejsh qejf.
    Me ushtaraket nuk ke pse merresh se me ta nuk jane marrur per keq Amerikanet,Anglezet,Gjermanet,etj etj jo te merresh ti ,je shume i cunguar ne njohurite tuaj,nga nje regjizor shkon dhe me perfaqeson diplomacine shqipetare ne Amerike kjo eshte pa lidhje fare,Ushtaraket kane bere edhe burrin e shtetit,diplomatin Gjeneralin Romancierin etj etj,Por nuk ke me cfare me u marre sic duket dhe del dhe ja fut pordhe ne rrjetet sociale,

  12. kris 1 says:

    pellumbin e beri diplomat Saliu se kish nevoje te bente boten per te qeshur e shqiptaret per te qare.
    Nuk na thua cfare ke bere per vendin tend pervecse gjithe jeten lepi bythen e pushtetareve dhe tani ne fund i je leshuar si don Kishoti te luftosh komunizmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje