Si i keqpërdori dhe si u tall Hitleri me myslimanët

23 Qershor 2016, 21:24Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Feste. Fes. Fjalori i Gjuhës Shqipe ka këtë shpjegim: «Kësulë a kapelë pa strehë, zakonisht prej cohe të kuqe dhe më e ngushtë në majë, e cila mbahet kryesisht nga burrat në disa vende të Lindjes së Afërme dhe të Afrikës Veriore». I shkruar në epokën e komunizmit Fjalori fsheh shumë të vërteta, një ndër to është edhe heshtja e faktit se festen apo fesin e kanë bartur edhe shqiptarët e kamur në Perandorinë Osmane. Këtë mbulesë koke në Shqipëri e kanë hequr Mbreti Zog dhe më vonë Enver Hoxha, te shqiptarët e Jugosllavisë këtë e ka bërë klasa e komunistëve shqiptarë me biografi partizane dhe ambicie të emancipimit perëndimor të shqiptarëve.

Në Luftën e Dytë Botërore kishte një përpjekje për ta popullarizuar fesin – nga ana e regjimit të Hitlerit, i cili synonte t’i përfitonte myslimanët e Ballkanit në luftën për të pushtuar botën.

Në nëntor të vitit 1943 erdhi një ngarkesë me fesa, por njëri nga prijësit nazistë Heinrich Himmler nuk u tregua fare i kënaqur. Atij nuk i pëlqente ngjyra bojëgjaku, sepse kësisoj fesat u përngjanin atyre të marokenëve, të cilët ishin armiq. Himmler propozonte që fesave t’u ndërrohej pak ngjyra para se të mbërrinin në destinacion.

Dhe destinacioni ishte Ballkani, ku nazistët kishin rekrutuar kolaboracionistë myslimanë në Bosnjë, Kosovë dhe Shqipëri. Boshnjakët përbënin njësinë «Hanxhar», shqiptarët të ashtuquajturin «Divizionin Skanderbeg», një njësi e mitizuar tej mase nga nacionalistët shqiptarë, e cila në thelb ishte një trupë qesharake, pjesëtarët e së cilës ishin të paaftë të luftonin, dembelë të papërmirësueshëm, siç përshkruhen nga oficerët gjermanë, të cilët bëheshin aleatë të gjermanëve vetëm sa për të pasur të drejtë të bartin armë dhe të pajisen me çizme të reja.
Themelimi i «Divizionit Skanderbeg» i ishte besuar Bedri Pejanit, i cili më 1943 ishte i internuar në jug të Shqipërisë si bolshevik, ndërsa më vonë u bë «djathtist» në shërbim të trupave naziste.

Siç shkruan Shaban Sinani në librin e tij të vlefshëm «Shqiptarët dhe hebrenjtë», Bedri Pejani iu kishte premtuar nazistëve se do të mobilizojë deri në 150 mijë vullnetarë shqiptarë. Kjo ishte tepër iluzore, siç u pa në shtator 1944, kur divizioni kishte 6491 pjesëtarë, shumica joaktivë; një mijë prej tyre dezertuan që në ditën e parë, sapo morën armët. Ish-legati i Rajhut të Tretë në Beograd, Hermann Neubacher, në kujtimet e tij e quan gabim të madh themelimin e divizionit nazist me shqiptarë. Ai shkruan: «Këta nuk njohin kurrfarë disipline, janë të regjistruar sa për të marrë armën, për të cilën kanë një adhurim të veçantë, dhe pastaj ia mbathin për në shtëpitë e tyre; madje dhe këpucët e pajimet i hedhin shkurreve, sepse janë mësuar të ecin me opinga». Vetë oficerët nazistë nuk ngurronin të përdornin fjalë raciste kundër shqiptarëve: i quanin «primitivë» si «zezakët që s’kanë mbathur kurrë këpucë më këmbë», «qenie me sjellje egërsirash».

Në fillim të karrierës së tij Hitleri e shihte veten si katolik të mirë dhe ithtar të devotshëm të Jezu Krishtit. Gjatë një fjalimi në München më 1925, ai e kishte përshkruar veten si besimtar praktik. Hitleri e krahasonte veten me Jezu Krishtin, i cili «në fillim ishte vetëm», por sot doktrina e tij «sundon botën».

Kur e pa shansin e mobilizimit të myslimanëve kundër hebrenjve, Hitleri filloi të lavdërojë fenë muhamedane: «Fatkeqësia jonë është që kemi fenë e gabuar… feja muhamedane do të ishte për ne më e përshtatshme se krishterimi me durimin e tij të brishtë». Për krerët nazistë islami ishte «fe e burrave», «shumë e ngjashme me botëkuptimin tonë», citohet të ketë thënë Heinrich Himmleri. Kulti i burrit, i sakrificës, premtimi se atë e presin 72 virgjëresha në parajsë, për Himmlerin ishte shembull që duhet ndjekur edhe nga ushtarët gjermanë.

Në kujtimet e tij «arkitekti i nazistëve», Albert Speer, e citon Hitlerin si vijon: «Kur muhamedanët në shekullin e tetë u përpoqën që përmes Francës të depërtonin në Evropën e Mesme, ata u mposhtën në Betejën e Poitiers. Sikur arabët të kishin fituar këtë Betejë, bota sot do të ishte muhamedane», rrjedhimisht ata do t’ua kishin imponuar islamin fiseve gjermane. Kjo fe, sipas Hitlerit, ishte e përshtatshme për gjermanët, sepse përhapej me shpatë. Hitleri ishte i bindur se muhamedanët ishin racë më e ulët, andaj me kalimin e kohës prijës të botës do të ishin bërë gjermanët muhamedanë. Një perandori islame e udhëhequr nga gjermanët: kjo ishte një nga ëndrrat e Hitlerit, i cili në veprën e tij «Mein Kampf» arabët i kishte quajtur racë të pavlerë, ndërsa luftën e tyre antikolonialiste kundër Francës dhe Britanisë së Madhe «një koalicion sakatësh».

Në dy libra të botuar në dy vjetët e fundit (David Motadel: «Islam and Nazi Germany’s War», Cambridge University Press, 2014, dhe Francis R. Nicosias: «Nazi Germany and the Arab World», Cambridge University Press 2015) shpjegohet, mes tjerash, se si Hitleri u tall me kryemyftiun e Jerusalemit Amin al-Huseini. Kur e priti në Berlin në vitin 1941, Hitleri refuzoi të pinte kafe me teologun mysliman sipas «traditës arabe», doli nga takimi i mllefosur, pastaj u kthye dhe urdhëroi një përkthyes t’i sillte hoxhës një gotë me limonadë. Al-Huseini u keqpërdor edhe si instrument propagande dhe u dërgua pranë divizionit «Hanxhar» për të bekuar luftëtarët myslimanë në shërbim të Hitlerit.

Një bekim djallëzor që njollosi myslimanët e Ballkanit dhe u dha shans historianëve propagandistë serbë t’i quajnë boshnjakët dhe shqiptarët pa dallim bashkëpunëtorë të nazistëve. Kjo propagandë ka lënë gjurmë deri më sot. Tek viteve të fundit nga pala shqiptare janë bërë disa përpjekje për të korrigjuar këtë tregim duke prezantuar fakte e shifra për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Koha Ditore

14 komente në “Si i keqpërdori dhe si u tall Hitleri me myslimanët”

  1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    jo Rovell nuk jane serbet ata qe akuzojne me te ”padrejte” myslimanet shqipfoles si bashkepuntore te SS-ve por de facto pisat muslims bene ate qe historikisht benin me turqit: Ne sherbim te pushtuesve dhe shtypesve te kristianeve qofshin ata greke,shqiptare,serbe e me gjere.Keta ”…..gjaxore dhe egersira [sipas gjermaneve] muslims kane njollosur dhe vazhdojne te njollosin edhe sot emrin e vero shqiptarit…………kete duhet ta pranoni te pakten ju qe mbaheni te zgjuar,per llumin e masave as qe flitet fare.ISIS sot eshte nje de facto e gjalle se muslimonet nder shekuj do te mbeten sherbyes te krimineleve………..

    1. Orthodoks Genocid Bosnja Kosovo Cameri says:

      Ha mut ha brenda 30 vjeteve 2 miliard do shkojne.Keshtu vini gisht kokes mundohuni te beni femije mos beni Orgji,neper Kisha e Manastira se keshtu si e keni nis Non va bene.Te Fala Janullos.

  2. xxx says:

    po shum mire qe e ka emrin rrobel,se i till eshte,ooooooooooooooooooooo rrobel je ne nji shtet ku e ki si shtypin si Tv te pavarur,dhe ki info sa te dush,me pare ne kete shtet u shit libri ne kohe rekorde”mein kampf”merre or rrobel e lexo,e mos shkruaj budallina let kan dobi lexuesit e mos e dezinformo opinjonin me rrena,ne ate liber ki lloj lloj foto lexo e mos dezinformo opinjonin or hamak fashist.

  3. adi says:

    nuk eshte se i ka perdorur dhe tallur vetem hitleri me mysylmanet.
    cdo i fuqishem i kesaj bote ka bere te njejten gje me ta.
    edhe anglezet para hitlerit
    edhe amerikanet sot.
    eshte normale qe nje popullsi pa aftesi gjykimi e reflektimi ta tallin e ta perdorin.
    vetem se Robelli ke haruar nje fakt shume shume shume te rendesishem
    shqiptaret e shqiperise dhe kryesisht ata te jugut pa dallim feje per shkak te gjakut me te patrazuar shqiptar si perhere ne histori nuk mund te beheshin dhe nuk u bene lolot e hitlerit.
    lncl e shqiptareve realisht shpetoi kufijte dhe qenien e shqiperise si shtet dhe kuptohet nje merite te madhe ose ndoshta e vetmja eshte dhe enver hoxhes.
    keto jane te vertetat per shqiptaret normale. cdo gje tjeter eshte thjesht spekullim keqdashes i gjakut turko-arab.
    PS:a ka njeri pergjigje tjeter se pse katoliket e shqiperise mgjth te njejten fe me hitlerin dhe mgjth ishin antikomuniste nuk u reshtuan krah tij si kosovaret dhe camet

    1. # says:

      bravo adi ,
      kjo eshte e vertete ,
      myslimanet e jugut me te krishteret jane nje ,
      dhe ndryshojne nga gjithe myslimanet e tjer ne shqiperi qe nuk njohin ndejnje atdhetare Shqiptare
      dhe jane njerzit me te trashe ,tradhetare idiote qe mundet ti perdori gjithkush

    2. kd says:

      Sepse kosovaret dhe camet kishin humbur dicka ishin lene jashte Kombit shqiptare nen terrorrin greko-serb por pa me thuaj ore llum perse disa nga ju nga Jugu keni mbushur rradhet e Janulles dhe beni propagande antishqiptare per 300 euro dhe me mbani vete per te “vecante” ik ore b…q… zgjebs propagande ik ore Hale fetare injorant antishqiptate i ndyre

  4. Tfgs ne Athos Orgji says:

    Hahahah realisht kane qene Katoliket historikisht qe kane qene e kane vra Hebrenj.

  5. Edkari says:

    HITLERI i MADH
    gjithnje fliste me qesendi per ordhodokset
    se musliman ishte batalioni SKENDERBEG
    qe luftoj heroikisht ne Stalingrad .
    Batalioni SKENDERBEG ishte me ushtar
    te gjithe nga KOSOVA ,keta djem shume trima
    qe akoma respektohen kur bjen fjala per
    betejen e Stalingradit.
    Sa per dijeni HITLERI i MADH mbante
    kosespondence te rregullt me nje imam
    nga Lindja e Aferme.

  6. syri says:

    Keta sot jane me te poshter se Hitleri.
    per vete faktin se Hitleri s’mundet me

  7. syri says:

    … Keta sot jane me te poshter se Hitleri.
    per vete faktin se Hitleri s’mundet me

  8. "Horri i Bulevardit" says:

    Kur permendet ne kete shkrim studuesi Shaban Sinani, jam mese i bindur qe cdo gje eshte e vertete, per shkak se zoti Shaban Sinani, ka nje bagazh te larte, qe bazohet vetem ne dokumenta origjinale.
    Hitleri ka patur huqet e veta, cifutet i perndoqi, per shkak se ata kishin ne dore te gjithe ekonomine gjermane, ishin zoter te bankave dhe kjo ishte nje pengese per kancelarin e Gjermanise naziste.
    Ne qofte se cifutet do bashkepunonin me Hitlerin, sdo te kishte ndodhur asgje, nga ato qe ndodhen.
    Por Hitleri ka qene i qarte dhe i prere, kush rrace duhet hequr qafe, arrixhinjte dhe sllavet, prandaj sllavet gjithmone per interesat e tyre politike, na akuzojne si bashkepuntore te nazisteve.

    1. Edkari says:

      O morr bulevardi
      jo vetem arixhinjte po dhe komunistet e homoseksualet i perndiqte
      se ju nje kategori jeni,nuk jeni si te tjeret,jeni bastarde.

  9. pro.... says:

    ..Hitleri ka lene pas njerez te cilet e mitizojne dhe keqperdorin mendimet e tij ne menyre parciale duke ja humbur kuptimin…a nuk u tall HITLERI ME GJERMANET TE CILET I çoi ne sater deri ne moshen 14-vjeç..a nuk u tall me katoliket italiane…a nu ku tall dhe i keqperdori çifutet,a nuk u tall me ruset,etj…ç’kuptim ka ky shkrim..perveçse urrejtjes ndaj myslimaneve nga z Robelli.??Hitleri ishte nje psikopat qe beri gjakun deri ne gju…ne shqiperi dogji BOROVEN..,sepse nuk ju bashkuan kauzes kriminale ,vrau gra femije ..AI, nuk donte kend ,perveçse çmendurise se tij etj..a mund te merret si shembull pozitiv Hitleri??..shkrim denigrues per autorin.

  10. Baton Kita says:

    MOS u NGUT, or ENVER, mos nxirr përfundime imrovizuese, sikur po nxjerr patate të pjekura nën hi…
    Mëso edhe pak më mirë edhe shqipen dhe kujdes edhe për “AKORDIMIN e KOHËRAVE FOLJORE”, pos huqjeve sintaksore e të tj.
    Provimi shqiptar luftarak – Stalingradi dhe një tjetër edhe më leksiondhënës diku më afër.
    Edhe kronistët gjermanë edhe ti, edhe ky i Kanadasë e keni gabim se nuk kultivohet disiplna ushtarake kolektive me një kurs njëmujor.
    Sa kohë i duhej Hitlerit, sa kohë Japonisë…Ti nuk ke dijeni, mesa duket, aspak nga strategjitë e doktrinat ushtarake.
    Njeriu nuk mund të jetë kazan diturishë, por ti si gazetar mos u nxito të japësh gjykime të prera për tema mjaft komplekse.
    Të fala!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje