Viktimave të komunizmit u jepni varre, monumentin e kanë!

22 Qershor 2016, 20:08Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Ngritja e një memoriali, kushtuar viktimave të komunizmit, ka qenë thelbi i konferencës së organizuar në orët e fundit nga Instituti i ish-të përndjekurve politikë. Nga aty, që nga Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi dhe kryebashkiaku Veliaj kanë riafirmuar ndihmën ndaj kësaj kategorie, duke e cilësuar me gojën e Klosit se: ngritja e këtij memoriali është detyrim i madh karshi kujtesës, pasi do të nderohen e respektohen vuajtjet dhe persekutimi që vuajti një pjesë e madhe e popullit tonë.

E vërtetë, por sa ia vlen ky diskutim në rastin në fjalë?! Për hir të së vërtetës, një monument i zgjidhur gati 20 vjet më parë, kushtuar kësaj kategorie është paradoksalisht mu përpara Godinës së ish-të përndjekurve dhe paçka zgjidhjes artistike ose pritshmërive estetike, ai mëton të sjellë artistikisht vuajtjen e kësaj kategorie.

Kurse, problemi më i madh sot i të përndjekurve, është që veçmas shpërblimit, ku nuk mbarojnë listat, këstet, pretendimet, të identifikohen mijëra viktimat që janë ende pa varr. Ky është imperativi dhe jo monumenti, që në fakt ekziston. Mbase 10-12 milionë USD sa llogaritet i gjithë procesi për gjetjen e të zhdukurve nuk është kaq i lehtë për t’u administruar nga qeveria shqiptare, por kjo s’i pengon ata që të jenë të ndershëm dhe transparentë. Një element, që lë shumë për të dëshiruar, me vonesën e procesit të të zhdukurve dhe sidomos procesin e hapjes së dosjeve, që është shtyrë për sesionin vjeshtor parlamentar

Kohë më parë, projekti për identifikimin e të zhdukurve, i nisur nga vetë shteti shqiptar për gjetjen e të ngratëve, zuri gati të gjitha faqet e para të medias. Është lajmëruar bujshëm krijimi i zyrës përkatëse, që do merrej enkas për gjetjen e të zhdukurve të komunizmit, ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që ish-zv\ministrja e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Gentiana Sula investoi të gjithë staturën e vet në këtë proces.

Gati, një vit më parë, në mars 2015, qeveria shqiptare ftoi Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ICMP për të përmbushur edhe teknikisht premtimin e saj për gjetjen e varreve të të pushkatuarve gjatë komunizmit. Ishte aq i detajuar procesi saqë u mendua edhe për një projekt pilot për identifikimin e 56 viktimave në Dajt dhe 86 të zhdukurve të tjerë në Ballsh.

Deri më sot, është një donacion i strukturave ndërkombëtarë prej 500.000 Euro ardhur për këtë qëllim, por ende nuk është më transparent se çfarë po bëhet me të zhdukurit. Ndërsa më parë procesi ecte me ritmin e breshkës, tani heshtet dhe e gjithë energjia shtetërore ka shkuar për Reformën në Drejtësi. Për të pagjeturit është funksionale një zyrë te Instituti i të Përndjekurve dhe vijon ende gatishmëria e ICMP-së, e cila ka atashuar edhe një zyrtar të saj në Tiranë…dhe se çfarë po bëhet pakkush mund të thotë diçka.

Shifra e fundit e të vrarëve dhe të vdekurve, referuar nga Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, e çon numrin e viktimave në gati 7.022 persona.

Dihet se nga viti 1991, autoritetet shqiptare kanë miratuar më shumë se 24 akte ligjore në lidhje me viktimat e ish-regjimit, por pothuaj s’është bërë gjë fare për identifikimin e tyre, në aspektin praktik.

Procesi i të zhdukurve është më shumë se kauzë morale, sepse ai do të lehtësonte realisht plagën e të përndjekurve apo do përshfaqte reagimin e Shqipërisë së sotme me krimet e së shkuarës.

E megjithatë, konferenca e radhës së të përndjekurve dhe angazhimi i shtetit është për një monument, që do të thotë se të zhdukurit do t’u duhet ende kohë të presin në anonimatin e frikshëm të vendeve ku u ekzekutuan, kurse të gjallët të vazhdojnë me fjalë e premtime.

E ndërsa po mbarojnë ekzekutuesit dhe koha e zyrtarëve humbet me monumente, mbi monumente (e përsërisim një monument është), bindesh se të zhdukurit, nuk do kenë edhe për shumë kohë një varr, për sa të vazhdojë retorika bosh e politikanëve. (Java)

7 komente në “Viktimave të komunizmit u jepni varre, monumentin e kanë!”

  1. shqiptarja says:

    Homazhi me i sinqerte qe mund t’u behet viktimave te diktatures eshte “FJALA E LIRE” per te cilen u denuan me qindra mijera shqiptare ne kohen e diktatures !

    1. feniks says:

      Boll na cate trapin me keto PALO VIKTIMA te komunizmit,se kemi 26 vjet qe duhen ndihmuar me shume VIKTIMAT E KAPITALIZMIT!!!
      Ata qe juni quani “viktima” shumica,pra 90% jane denuar per vrasjemspiunazh,vjedhje dhe pederasti,ndersa atyre nuk ju kerkoi njeri ta mbrojne pafajesine ne gjyq,por u plotesuan lista fiktive dhe u shperndane miliona!!!
      Te ashtuquajturit viktima te komunizmit jane shkaktaret dhe fajtoret e viktimave te KAPITALIZMIT GJAKATAR!!!
      Kur quani viktime Hamit Matjanin,Isa Tosken etj,duket hapur se ketu behet fjale per permbysje e jo per rritjen e mireqenies se popullit!!!

  2. Monumenti me i shemtuar i viktimave te komunizmit eshte salikomunistserbi.
    ai plehr eshte mbrojtesi dhe perkrahsi me i madh i sigurimsave dhe komunisteve me te eger,ai eshte zbatusi i katovices,ne saj te tij komunistet u bene milioner duke xhvatur pasurin e ish pronareve dhe pasurin e perbashket.
    turp per viktimat qe perkrahen per 25 vjet nje vampir qe e rriti enveri dhe e perdori ramizi si buratinin e tij.
    ky popull e meriton.

  3. ati says:

    Si s,u kutua nje here njeri per ata qe dhane jeten per adheun! Prandaj na denon perendia ne!

  4. pllaka says:

    Po me viktimat e kapitalizmit (te gjithe do te vdesin) cfare te behet????

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    O feniks
    Me dukesh si katunar nga myzeqeja e madhe
    Te rente mbi koke nje e keqe si ajo qe ju ra atyre njerezve
    E jot shoqe qe nuk i ngjan atyre zonjave qe mbanin burrat me buke ne burg
    Ose rrisnin femijet me babe te pushkatuar
    Te braktise pjellat e tua ete shkoje te dashnori i radhes.Ti je nje lafarak e rrjepacak qe komenton me pagese.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    O feniks
    Me dukesh si katunar nga myzeqeja e madhe
    Te rente mbi koke nje e keqe si ajo qe ju ra atyre njerezve
    E jot shoqe qe nuk i ngjan atyre zonjave qe mbanin burrat me buke ne burg
    Ose rrisnin femijet me babe te pushkatuar
    Te braktise pjellat e tua ete shkoje te dashnori i radhes.Ti je nje lafarak e rrjepacak qe komenton me pagese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje