Asnjëherë më parë nuk kisha takuar në Londër anglezë më entuziastë për Shqipërinë dhe shqiptarë aq krenarë për kombin e tyre.
Shqipëria ishte pa asnjë mëdyshje surpriza më e vecantë e Europianit të Francës. Ndërsa tifozeria një befasi e bukur, që me energjinë, dëshirën për të festuar përfaqësimin historik në kampionatin europian të futbollit, i bën vendit shërbimin më të mirë duke treguar vlera të një qytetarie perëndimore.
Artikujt mbi Shqipërinë dhe kombëtaren në gazetat më prestigjoze ndërkombetare, nga Neë York Times, The Washington Post, titujt kryesorë në gazetat gjermane, britanike apo zvicerane i dhuruan vendit fushatën më të mirë publicitare, të cilën Shqipëria nuk do të kishte mundur ta paguante, as me artikuj të paguar dhe as me intervista të vetëshkruara.
Mijera fjalët e shkruara për Shqipërinë pozitive, për ekipin që luajti mirë por ishte pa fat në dy ndeshjet e humbura, ishin vlerësimi më i madh që mund t’u bëhej shqiptarëve, të cilët me apo pa të drejtë janë përmendur në shtypin boteror sa herë ka pasur luftë civile apo përplasje bandash kriminale. Shqipëria, që një trajner me mendësi perëndimore arriti të tregonte në Euro2016, i ngjante një apologjie të munguar të medias ndërkombetare ndaj një populli të ndëshkuar nga historia dhe përsëritja e gabimeve në vitet e përpjekjeve për demokraci.
Shqipëria e përpara De Biasit, me të cilin ishin njohur europianët ishte në më të shumtën e rasteve, kontigjent në rubrikën e kronikës së zezë dhe e ndodhive të shëmtuara që fatkeqësisht fitojnë jehonë të menjëhershme, falë aftesisë së lajmit të keq për të shitur më shumë lexueshmëri. Deri përpara ketij prezantimi të Shqipërisë në sytë e miliona europianëve shqiptarët e brenda dhe jashtë kufijve kanë dominuar për të zezën e tyre. E kuqja e zjarrit të krenarisë së brendshme dhe e vrullit për të arritur në majë, me ambicje përtej mundëisve dhe dëshirë për sukses me cdo kusht, nuk ja ka dalë të jetë e dukshme dhe imponuese sic është në të vërtetë një shqiptar.
Për herë të parë miqtë dhe indiferentët ndaj Shqipërisë, u bënë dëshmitarë të gjakut të kuq që i thërret shqiptarët per t’u bashkuar dhe punuar si një ekip, një qëllim, një filozofi. Një shqiptar për nga pasaporta, ja doli të ndërtojë Shqipërinë që do të kishim dashur të ishte anëtare e BE të paktën një dekadë më heret. Një italian me mendësi europiane, që është i vetëdijshëm se me punë dhe vetëm me punë mund të arrish rezultate ja doli t’i bashkojë shqiptarët, që Europa i ka ndërtuar për të qenë te suksesshëm, duke investuar në edukimin dhe filozofinë e suksesit si një shpërblim për punën dhe përkushtimin e palodhur.
Dekori i mrekullueshëm kuq e zi, që coi peshë zemrat e tetë apo dyzetë milionëve që mendohet se janë nëpër botë është vizioni drejt të cilit duhet të ecë Shqipëria. Hidhërimi i vetpërmbajtur edhe kur zemra gulfonte në minutën e fundit fatale me Francën, dashamirësia dhe festimi dinjitoz i tregoi botës një Shqipëri tolerante dhe të përulur, përpara fatit fhe fatkeqësive të saj. Shumë nga të huajtë që e identifikojnë vendin tonë me figurën e Nënë Terezës tanimë duhet t’a kuptojnë se shenjtorja shqiptare nuk është një përjashtim.
Dashuria e papërshkrueshme e nënës së Xhakajve për dy djemtë e saj, me bluzën kuq e zi dhe simbolet e Zvicrës dëshmon vlerat dhe klasin e një familje emigrantësh të kthyer në krenari për dy kombe. Shqiptarët e mirë dhe të thjeshtë e bënë mrekullinë e tyre në këtë europian. Tani e ka radhën elita politike që të vendosë të heqë përfundimisht nga përdorimi gjuhën primitive dhe mendësinë e huazuar nga Koreja e Veriut për t’u treguar e denjë për shqiptarët europianë.
Nuk ka më kthim mbrapa. Kuq e zinjtë, duhet të besojnë se i kanë lënë pas periudhat e zeza kur interesat e errëta, mjegullojnë të ardhmen e një populli që është europian në shpirt dhe në vlera./ Javanews
oj Ilva po akome se kuptove qe ata tifoze te cilat perfaqsojne te gjitha shtresat e popullit nga ai pa shkolle, me shkolle me master por me zemer te bardh qen te afte ne 10 dite te na zbardhin faqen (me shpenzimet e tyre) kurse politikaret me mastera, doktorrat- rrura, me paret e popullit bejn mitingje, konferenca, bredhin ne bote e varin ne qafat e trasha tituj e levdata, te krijuara nga elita e tyre e ndyre te cilet ne 24 vite bredhin e tallin trapin e kur nuk qen ne gjendje te bejn nje gje ne favor te popullit. Motra reklamen qe na ben TIFOZAT KUQ E ZI me djemt tane nuk e ka bere askush deri me sot. Pra ju gazetare te dashur ky eshte nje moment historik ku populli injorant, te pabuke, njerez te klasit te dyte etj ai qe jep voten (sipas dikujt qe na sheh nga dritaret e istitucioneve ), duhet te tregoj se injoranca dhe hajdutlleku qendron brenda mureve te parlamentit. Turp Tju vije juve funderrimave qe jetoni ne kazane plehrash te lara ne flori. Kjo ngjarje do tju kthehet ne boomerang kunder jush qe shtireni cdo dite e cirreni cdo dite ne emer te popullit. Rroft populli KUQ e ZI
Ilva, mira jam, vertet i beson ato qe shkruan??????
Shkrime si ky, ne thelbin e tyre perkthehen me thenien e vjeter: “te ngopesh me lugen bosh”.
Keto i shkojne per shtat dhe plotesojne peisazhin e telenovelave te shumta qe kane mbytur
ekranet dhe mediat shqiptare me subjekte dhe personazhe qe perfundojne ne “Happy end”.
Nuk eshte rastesi qe te tilla patriotizma dhe moralizma, i shikon te manifestohen e propagandohen,
nga nje kaste shume e kufizuar ne numer, por e privilegjuar dhe e pasuruar duke mashtruar,
vjedhur dhe rjepur popullin e gjore. Dakord me arritjet e kombetares se futbollit. Nje BRAVO
e madhe dhe e sinqerte per kenaqesite qe na dhuruan. Por mbaroi edhe ky rrugetim i lumtur…
Neser, a do te ndryshoje mireqenja e popullit shqiptar? Po drejtesia do te vije ndonjehere?
A do te largohet llumi i mbledhur ne kasten e privilegjuar? Mjaft me me mashtrime!!!
.. Ilva, mira jam, vertet i beson ato qe shkruan??????
Me keto artikujve e mburjet qe shkruan e krenoheni e krenoemi si ne futbolli e ne te gjitha aspektet ekonomike, politike e shteterore eshte kuptim plote e qendron per Shqiperine e popullin shqipetar shpreje aq aktuale I DHJERE POR KRENAR. Se me sa duket nqf do fitonim kampionatin Europian rezik te ishin heronj kombetare duke lene dhe ne hije heronj tone GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU.
Ilva qenke lodhur shume me kete artikull. E morem vesh qe paske qene ne Londer (ndoshta edhe i plas ndokujt per kete). E morem vesh dhe qe ishte rast i mire per te shkruar ca rreshta, gje qe ti e ben 1 here ne vit pak a shume, mgjse te pelqen ta shohesh veten si pike referimi per gazetarine ne Shqiperi…
Por prape, te harxhosh boje per te shkruar ca gjera kaq te thena e te sterthena, e te shkruash me frymen e hartimit te lirimit te 8-vjecares (edhe une atehere me te tilla tone e bera hartimin tim, dhe une kam qene perhere grope ne hartime), sinqerisht, mund te na e kishe kursyer
Por nejse, ne fund ti ja arrite qellimit, e bere nje cope shkrim, more nje cike vizibilitet, pak a shume kjo ka rendesi apo jo? gjithe te tjerat jane garniture….
Mezi presim vepren tende te radhes, aman mos na ler shume ne gjemba….
Boll me me lajle lule, na e peshtiroset.
Nje shkrim i hajrit qe sulmohet nga lexuesit. Keto qe thuhen nga gazetarja per Angline, jane te verteta te shkruara ne shtypin e mbare botes, pse u thartuat ju? Po pse Saliu vetem eshte? Ka juve komentues te pa tru.