A po fryn nje erë e re mbi Europë?

24 Qershor 2016, 19:51Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

E çuditshme historia e njerëzimit.

Për shekuj me radhë kanë luftuar skocezët dhe anglezët mes tyre, derisa u bënë bashkë nën një shtet.

Dhe, kur skocezët u vunë të votojnë nëse duan të jenë të pavarur apo jo, votuan të mos jenë të pavarur.

Në kohën kur kanë ekonominë më në lulëzim dhe janë të fushqishëm po aq sa kanë qenë në kohën e lulëzimit të perandorisë, britanikët vendosën të vecojnë veten nga Europa, me nje kosot gati fatale.

Dhe tani skocezët duan të largohen nga Britania, edhe Irlanda e Veriut, që lufton prej gati një shekulli, ka një arsye më shumë për të mos qëndruar nën Britani.

A mos vallë do të shpërbëhet shteti që i dha fund grindjeve mes popujve të ishullit, duke i bashkuar nën një Britani të Madhe, e që e shtrin sundimin deri në Australi e Zelandë të Re?

Dhe këto ndryshime dramatike, mbi gjeopolitikën dhe ekonominë europiane e globale, i bekon plot entuziazëm edhe njeriu që, s’ka asnjë syprizë më të bëhet president i Amerikës.

Mos po fryn një erë e re mbi Europe dhe botë?

5 komente në “A po fryn nje erë e re mbi Europë?”

  1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    pas Ballkanit edhe Evropa po bie ere ………suniti!

    1. Fotaq says:

      Nuk po fryn por po bie era m… sigurisht jo per te gjithe

  2. "Horri i Bulevardit" says:

    Asgje sdo te ndodhe, do te shihni se ne dy vjet, jo Britania, se britaniket kane votuar qendrimin ne BE, por anglezet, do te gjejne “klecka”, qe ta shpallin referendumin te paligjshem.
    Anglise si intereson te dale nga BE-ja e vetme, por kujtuan se do dalin jashte BE-se, si britanike.
    Besoj se ata qe e njohin historine e futbollit e dine shume mire zilineve anglezeve, qe forca te tjera te futbollit, organizuan kampionatin boteror, ku amglezet, duke pretenduar si shpikesit e futbollit, mendonin se e kishin ata te drejten e organizimit te nje kampionati boteror. Por kampionati boteror u zhvillua, mbaroi dhe filloi tjetri, pa anglezet, qe si ai femija ziliqar, priste qe ta merrnin ne krahe dhe ta perkedhelnin.
    Por futbolli vazhdoi ritmin e tij dhe kur anglezet e pane se spo i pjerdhte njeri, ju bashkuan futbollit boteror.
    Gerthisnin anglezet, nuk ka vend ne futboll, per zezaket, por skishin ku te gjenin nje Berns te bardhe dhe sot shohim, qe futbolli anglez, eshte zaptuar nga kjo rrace.
    Anglezet kujtojne se jetojne ne ishull dhe mund te bejne cfare te duan, mendojne se po nuk na eci me Europen, do na eci me SHBA-ne, ne Ameriken e Veriut.
    Por a do te mund te duroje Anglia, protektoratin amerikan?, them se jo, kjo per arsyen se jo Anglia qe eshte matane oqeanit, por Kanadaja, nuk duroi protektoratin e Uashingtonit, qe mbasi u mbulua me miljarda dollare investime, u detyrua te ulte koken.
    Anglezet, ata vete qe kerkuan daljen nga Europa, do te gjejne preteksin si ta anulojne, kjo se keta politikane, se kishin hallin tek mirqenia e popullit te tyre, por e kishin hallin tek pushteti, gje qe sot u vertetua, ku “udheheqesi” i daljes nga BE, urdheroi kryeministrin Cameron, te jape dorheqjen.

  3. Ilir says:

    Aspak, (Cdo gje eshte e sajuar) Mbrapa qendron Mbreteresha e Anglise, pjesa tjeter eshte thjesht “Film”, UK nuk ka interes te jape shuma te medha per EU dhe vende is Greqia, Italia apo Spanja qe hidh Euro dhe nuk dihen se ku shkojne. Vendet e Evropes nuk jane gati per nje Shtet unitary akoma per sa kohe qe Korrupsioni I gerreu keto Shtete (greqia,Italia,Spanja etj) Apo Shqiperia qe pretendon te futet kur Korrupsionin e ka system te importuar nga fqinjet.

  4. Pelasgian says:

    Simas eres qe vjen copa muti do bien !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje