FOTOT/ "Vetëm qesh kur mendoj sa perfekt jam!" Brenda botës së çmendur të Ibrahimoviç

1 Korrik 2016, 12:25Sport TEMA
FOTOT/ "Vetëm qesh kur mendoj sa perfekt jam!" Brenda botës

Ai është padyshim një ndër tre futbollistët më të mirë në botë aktualisht, së bashku me Messin dhe Ronaldon.

Por ndryshe nga dy yjet e tjerë ibrahimoviç nuk e ka fituar asnjëherë Champions League.

Megjithatë kjo nuk e ka penguar të bëjë një karrierë të suksesshme si pak futbollistë.

Ai ka shëtitur gjithë Europën dhe destinacioni i fundit është Mançesteri.

E nisi futbollin në Malmo për të kaluar më pas te Ajaksi, Juventusi, Interi. Barcelona, Milani dhe PSG.

Tashmë ai është lojtari i Mançester dhe do të marrë 290 mijë dollarë në javë.

Por përtej futbollist Ibrahimoviç është edhe një njeri mjaft karizmatik dhe plotë vetëbesim.

Ai shpesh e ka krahasuar veten me Zotin.

I martuar Helena Seger, 11 vjet më e madhe se ai, 34-vjeçari ka pasur shpesh sulme mbi seksualitetin e tij, siç ndodhi kur u fotografua me mbrojtësin e Barcelonës Pique në një pozicion shumë të afërt.

Tifozët anglezë janë entuziazmuar sapo morën vesh se ai do të luajë për Mançester Junajtid vitin tjetër, dhe nuk kanë faj, të kesh Ibrahimoviç në ekip nuk është pak.

Për të gjithë ata që ndoshta nuk i kanë dëgjuar, ja disa prej shprehjeve më brilante të sulmuesit suedez.

1-Kur bashkëshortja e Ibra-s kishte ditëlindjen, atë e pyetën se çfarë dhurate i bëri. Shtatlarti u përgjigj:“Asgjë, ajo e ka dhuratën, më ka mua”.

2-Kur ish lojtari i Aston Villa-s John Carew e quajti të paaftë, Zlatan iu kundërpërgjigj: “Atë që John bën me një top futbolli, unë e bëj me portokall”.

3-Kur Suedia u skualifikua nga botërori Brazil 2014, përballë Portugalisë në playoff, Ibra tha: “Një gjë është e sigurtë, një Kupë Bote në të cilën nuk marr unë pjesë, nuk ja vlen ta shohësh”.

4-Kur Zlatan u transferua nga Interi tek Barcelona, ai nuk ka kujtime të mira nga Pep Guardiola dhe për mënyrën se si ai e trajtonte: “Ti bleve një Ferrari, por i dhe sikur të ishte Fiat”.

5-Një herë ai tha: “Shkrihem kur mendoj se sa perfekt që jam”.

6-Arsene Venger kërkoi që ta merrte në provë Ibrahimovic tek Arsenali. Përgjigja e tij: “Venger kërkoi të më merrte në provë tek Arsenali kur isha 17 vjeç. E refuzova, sepse Zlatan nuk bën audicione”.

7-Kur arriti të driblonte mbrojtësin e Liverpool-it, Stephane Henchoz, Zlatan tha: “Në fillim shkova majtas, majtas shkoi dhe ai, pastaj shkova djathtas, po ashtu edhe ai, më pas shkova majtas përsëri, ndërsa ai shkoi të blente një sanduiç”.

8-Kur u eliminua sërish nga një turne i madh siç ishte europiani i vitit 2012, Ibrën e pyetën se kush mendonte ai se do e fitonte Euro 2012-n. Ai u përgjigj: “Nuk më plas fare kush fiton, unë do shkoj me pushime”.

9-Kur e pyetën për moshën, Ibrahimovic tha: “Unë jam si verërat, sa më shumë vjetërohem aq më i mirë bëhem”.

10- Një ironi tjetër me ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola,: “Nëse Mourinho e ndriçon një dhomë zhveshjeje, Guardiola mbyll perdet”.

4 komente në “FOTOT/ “Vetëm qesh kur mendoj sa perfekt jam!” Brenda botës së çmendur të Ibrahimoviç”

  1. preshevali says:

    I tharrtë si boshnjakë.

  2. duno says:

    Vetem ne shqip ky tipi mer ate qe i takon , nje VIC i palepire , i vetkenaqur e fodull

  3. Ed tironci says:

    I madh…por ballkanas i pandreqshem!!fodull dhe aspak modest!!BOTA XHIRON RRETH MEJE!!te gjithe keta te medhenjt…jane te sigurte…ose mendojne..perpiqen te mendojne…si..TONI MONTANA!!TONI MONTANA eshte i paimitueshem..o ZLATAN!!KE GJETE SHESH E BO PERSHESH!!HAJDE SHIT PORDHE NE TIRONE!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje