Shpëtim Gjika, ish kreu i Bashkisë së Vlorës, në përgjigje të akuzave të administratorit të ekipit të futbollit “Flamurtari” Sinan Idrizi ka publikuar dy kontrata, atë të marrjes nën administrim të klubit nga Idrizi dhe ate të një futbollisti.
Gjika akuzon Idrizin se po shkatërron ekipin e Flamurtarit, pasi ai i ka lënë të gjitha në rregull, ndërkohë që në një postim në facebook Gjika shpjegon gjithçka.
Po citojmë postimin e plotë të Gjikës në Facebook:
Te dashur miq dhe dashamires te Flamurtarit!
Duke qene se ekipi yne, simbol dhe aset i qytetit te Vlores po perpelitet ne agoni, (per fat te keq te pa shprese per sa kohe “derdellit e birbilos” z.Idrizi), nisur dhe nga “informacionet” e tij, te percjella nga Turqia e larget, per momentin do deshiroja te sqaroja dhe te beja publike me fakte, dokumentat ne fotot me poshte!
Dokumenta zyrtare, me firme dhe me vule institucionesh legjitime shqiptare, te cilat, per kedo qe ende ka ndonje fije besimi te ato cka “derdellit e birbilos” z.Idrizi, hedhin drite dhe qartesojne gjithcka!
Se pari, kontrata e Arbrit qe po publikoj, (identike me te jane dhe kontratat e Sakajt dhe Veliut), datojne 15 gusht 2014!
Vendimi i Keshillit Bashkiak te Vlores, vendim te cilin e shihni ne foto, daton me 31 korrik 2014!
Vendim, i cili e ben z.Idrizi, de facto dhe de jure, administrator te klubit te futbollit Flamurtari!
Pra keto kontrata jane hartuar, jane firmosur, jane noterizuar dhe me pas jane depozituar ne institucionet kompetente, 15 dite pasi z.Idrizi mori ne administrim klubin Flamurtari!
Tani me thoni te dashur miq te mi dhe te Flamurtarit:
A mund te vazhdoje “te derdellit e birbilos”, madje me troc, a mund te vazhdoje te mashtroje akoma ky njeri?!