Pamjet e reja nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Stambollit tregojnë një tjetër moment, përpara nisjes së sulmit.
Në videon e publikuar, shfaqet njëri nga terroristët, i cili mban në duar një kallashnikov dhe hyn në terminalin e nisjeve, duke kërkuar për viktimat.
Njerëzit nisin të vrapojnë të frikësuar, ndërsa personi i armatosur, kur nuk arrin të qëllojë asnjë prej tyre, shihet teksa përplas armën në tokë i inatosur.