NY Times: Arabia Saudite po prish tolerancën fetare në Kosovë

3 Korrik 2016, 10:36Rajoni TEMA

Kolumnisti i “The New York Times”, Nicholas Kristof, ka publikuar në gazetën e fuqishme amerikane një shkrim mbi përhapjen e ekstremizmit fetar në vendet ku tradicionalisht popullsia e tyre i përket në shumicë besimit islam, por që ishin shumë tolerantë

Kristof ka qenë në Kosovë, gjegjësisht në Pejë, prej ku ka realizuar një shkrim në lidhje me financimet që po i bën Arabia Saudite ndaj ekstremizmit fetar.

Më poshtë shkrimi i plotë i përkthyer nga Koha.net:

Së pari, një kuiz tre-pjesësh:

Cili shtet islamik e konsideron si hero kombëtar një të krishterë të shekullit të 15-të që i luftoi pushtuesit myslimanë?

Cili shtet islamik është aq pro-amerikan sa që ka një statujë të Bill Clintonit dhe një butik me rroba femrash me emrin “Hillary” në Bulevardin Bill Clinton?

Nga cili shtet islamik kanë shkuar më shumë qytetarë për kokë banori për të luftuar jashtë vendit për Shtetin Islamik sesa në çdo vend tjetër në Evropë?

Përgjigja ndaj secilës prej këtyre pyetjeve është Kosova, në juglindje të Evropës – ku edhe qëndron një tregim paralajmërues. Kurdo që ndodh ndonjë sulm terrorist nga ekstremistët myslimanë, armiqtë tanë i shohim si Shteti Islamik apo Al Qaeda. Por ndoshta duhet parë edhe “miqtë” tanë, si Arabia Saudite.

Për dekada të tëra, Arabia Saudite ka financuar në mënyrë të pakujdesshme dhe ka promovuar një version Vehabi të ashpër e jo-tolerant të islamit nëpër botë në atë mënyrë që, sipas të gjitha parashikimeve, po prodhon terroristë. Dhe nuk ka shembull më të mirë të kësaj pakujdesie të Arabisë Saudite se në Ballkan

Kosova dhe Shqipëria kanë qenë modele të përmbajtjes dhe tolerancës fetare, dhe, siç e vërteton edhe statuja e Clintonit, kosovarët nderojnë SHBA-të dhe Britaninë për evitimin e një gjenocidi të mundshëm nga serbët më 1999 (ka edhe shumë të rinj kosovarë që mbajnë emrin Tony Blair!). Megjithatë Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik kanë derdhur para në shtetin e ri gjatë 17 vjetëve të fundit dhe kanë ushqyer ekstremizmin fetar në një tokë ku ka pasur fare pak.

Përfundimi është se, sipas Qeverisë së Kosovës, 300 kosovarë kanë udhëtuar për të luftuar në Siri e Irak, kryesisht për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Siç e ka theksuar edhe kolegia ime Carlotta Gall në një artikull për zanafillën e radikalizimit këtu, paratë saudite kanë transformuar një shoqëri dikur tolerante në një tubacion për xhihadistët.

Në këtë vijë, vitin e kaluar, qeveria u detyrua të ndalte përkohësisht furnizimin me ujë në kryeqytet nga frika e një aksioni të organizuar nga Shteti Islamik për helmimin e ujit.

“Arabia Saudite po e shkatërron islamin”, ka thënë Zuhdi Hajzeri, një imam në xhaminë 430 vjeçare në Pejë, më tha me dhembshuri. Hajzeri është besimtar i stilit tradicional dhe tolerant në Kosovë – ai është i fundit në listën e gjatë të imamëve në familjen e tij – dhe ka thënë se si rezultat i kësaj, ka pranuar aq shumë kërcënime nga ekstremistët sa që më s’po mundet as t’i numëroj.

Hajzeri dhe të moderuarit tjerë u janë kundërpërgjigjur me një ueb-faqe, Foltash.com, e cila kritikon interpretimin e ashpër Vehabi të islamit. Por ata thonë se po mposhten nga paratë e shumta që po vijnë nga Arabi Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini që po përkrahin variante të ashpra të islamit përmes publikimeve, videove dhe materialeve tjera të prapambetura.

“Sauditët e kanë ndryshuar rrënjësisht islamin këtu me paratë e tyre”, ka thënë Visar Duriqi, ish-imam në Kosovë që u bë gazetar që shkruan për ndikimet e ekstremizmit.

Duriqi e përmend veten si një shembull: ai thotë se i ishte shpëlarë truri dhe kishte qenë në një faze të ekstremizmit ku bënte thirrje për vënien e ligjit të Sheriatit dhe arsyetonte dhunën. Tani ato pikëpamje e tmerrojnë atë.

Ky nuk është problem vetëm i Kosovës, por është problem global. Për herë të parë, ndikimin e dëmshëm saudit e kam parë në Pakistan, ku sistemi i shkollave publike është i tmerrshëm dhe sauditët mbushnin këtë boshllëk duke financuar medrese të versionit të ashpër të islamit që tërhiqnin studentë për studime pa pagesë, ushqime pa pagesë dhe bursa të plota për studime jashtë vendit për studentët më të mirë.

Ngjashëm, edhe në vendet tradicionalisht të moderuara e paqësore, si Mali, Burkina Faso e Niger në Afrikën Perëndimore, kam parë medrese të tilla të financuara nga jashtë që promovimin interpretimin radikal të islamit. Në Ballkan, Bosnja është në veçanti e prekur nga mbështetja e Gjirit Persik për ekstremistët.

Nuk dua të ekzagjeroj. Kam parë më pak shami në udhëtimin tim përmes Maqedonisë, Kosovës e Shqipërisë sesa që shoh në qytetin e New Yorkut, dhe çdo xhihadist do t’i shkulte flokët nëse do të shihte femra me koka e kraharorë të zbuluar, lëre më me pantallona të shkurtër.

Ende ka shtylla të ndjenjës pro-amerikane dhe ekumenizmit (në mesin e shqiptarëve myslimanë, Nënë Tereza nderohet shumë). Për më tepër, pas një sërë arrestimesh të imamëve radikalë në Kosovë dhe Shqipëri, situata mund të jetë stabilizuar, dhe xhihadistët me sa duket nuk po shkojnë më në Siri nga këto vende.

Por bota duhet të bisedojë më ashpër me Arabinë Saudite për rolin e saj. Nuk është se me vetëdije po e përhap këtë kërdi – më shumë këtë po e bën nga pakujdesia; ajo ka bërë disa përparime të përpikta në luftimin e financimit të ekstremizmit, por me hapa shumë të ngadalshëm.

Është veçanërisht dëshpëruese se shumica e fondeve ekstremiste me sa duket vijnë nga shoqatat bamirëse: një nga aspektet më të admirueshme të Islamit është theksi ndaj bamirësisë, por, megjithatë, në vende si Arabia Saudite, këto para nuk orientohen për të luftuar keq-ushqyerjen apo vdekshmërinë e foshnjave, por për t’ua shpëlarë trurin fëmijëve dhe për të mbjell konflikte në vende të varfra e të paqëndrueshme.

E pyeta imamin Hajzeri nëse brengoset për kërcënimet e jashtme ndaj islamit, sikurse karikaturisti danez që kishte përqeshur Profetin Muhamed. “Karikaturistët munden vetëm të na i lëndojnë ndjenjat”, foli ai si ndër hundë. “Por ta dëmtojnë reputacionin e islamit? Nuk janë duke e bërë këtë karikaturistët. Këtë po e bën Arabia Saudite”.

21 komente në “NY Times: Arabia Saudite po prish tolerancën fetare në Kosovë”

  1. Gjakovari says:

    Nëse Arabia Saudite po e prishka tolelancën fetare në Kosovë kush janë përgjegjësit, Arabia apo Qeveria e Kosovës ( jo vetëm e tanishmja) dhe institucionet Lokale. Jetoi në Gjakovë ku deri para luftës së 1999 shumica e banorëve kemi qenë laik sa i përket fesë por pa e humbur besimin ke Zoti , Allahu, Muhameti apo Jezu Krishti dhe duke i respektua Festat fetare. Lutjet i kemi ba në formë spontane indivudualisht të pa shtyrë dhe të indoktrinuar. Ka ekzistua respekti i ndërsjellë i “besimtarëve”. Pse? Kjo PSE-ja përkon me realitetin e hidhur të papunësisë që mbretëron në Komunën e Gjakovës. Gjakova dikur me numrin më të madhë të të punësuarve në Kosovë është kthyer në qytet fantazmë. Kur punon dhe lodhesh mendjen e ke të shëndoshë sepse edhe materialisht forcohesh dhe s’e ke brengë ekzistencën. Sot të papunët janë bërë të pa shpresë sepse “Shteti” nuk mirret me ta. Udhëheqësat tonë janë (fatkeqsishtë) më të mirë vetëm se ata të ISIS. Ku të gjejnë mbështetje të rinjtë… grupmoshat mesatare, pensionistët? I luten Zotit të madhërueshëm që së pari t’ju thej qafën këtyre bastardëve dhe kërkojnë prej Zotit mëshirë dhe ndihmesë. Dhe atëherë shfaqet Arabia Saudite me “ndihmesa” materiale dhe bëhet “shpëtimtare” e këtij populli të sërgjynosur, të katandisur që siq thotë populli : E ka humbur rrugën në oborr!

    1. gamori says:

      Hajde moral hajde..o NY POST KUSH OSHT PARTNERI MO I MODH I JUJI..PRES PERGJIGJ..SIDOQOFTE..SHPTARET JANE KRISTION.MUSLYM..ORTO..PA DALLIM FEJE E KRAHINE..MOS HARRONI SHQIPE DETYRA JONE OSHT..TI QIME RRACEN JANULLESERBKURVES..EDHE MESOJINI EDHE KALAMOJT KUSH JAN ARMIQT QI DUN ME SHUJT SHQIPEN..HAJT ZOTI RUJT SHQIPTARET ..E TE GJITHA FEVE PA DALLIM.

    2. Ballisti (KS) says:

      Gjakovari, mirepo atebote kishit Fadil Hoxhen kembekryq ne Beligrad, ai jua beri te mundeshnme qe te punesoheni, kurse demostruesit kunder regjimit serbo-sllav i quante:
      “plehrat e Kosoves!

      1. Gjakovari says:

        Konteksti i bindjeve t’mija ishte t’a elaboroja shkrimin me pasqyrimin e gjendjes në oborrin e shtëpisë time (Komuna e Gjakovës) sepse e njejta situatë por edhe më keq është në komunat tjera të KS-së. Nëse Fadil Hoxha ulej këmbëkryq në Beligrad sot të dashurit Tu ulën me këmbën mbi këmbë në Prishtinë e Bruksel duke nënshkrua tradhëti kombtare pa bë za. Sot në Kosovën shtet, ai regjim serbo – sllav është njejtë i fuqishëm si atëherë kur ishim Krahinë Autonome. Veriu i Kosovës, problemi me demarkacion, mospërfillja e detyrave kushtetuese të Ministrave serb, vizita e Jabllanoviqit në Koshare që është vendi i betejës më të ndritur të luftës së lavdishme të UÇK-së… I nderuar Ballist qofsh me jetë të gjatë por t’jeshë i bindur se Kosova shumë vështirë e ka dhe do t’a ketë me këta “PATRIOTA” që t’na bindin një ditë që Fadil Hoxha e paska pasë gabim. Dhashtë Zoti që kjo ditë të vij… në mos për ne për fëmijët Tonë.

      2. xxx says:

        Ballist/Gabim e ke,pse zbotohen sot ne Kosove memoaret e Fadilit,e ki ne Youtube Latinka Peroviqin ndegjo qka thot per Fadilin,po ta kishim Fadilin sot ne mesin tone harta gjeografike e Kosoves do te ishte me gjere,prej largimit te otomanve nga 130.000 km2 kemi ra ne 30.000 athua sit zgjat keshtu me kta antiFadilat do kemi edhe me te vogel harten gjeografike a je ka e llogaritish,a e ke hup te pamurin prej ktyre partive qe pju mbaj si qorrin per dore(ju kerkoj falje ketyre qe kan kufizime ne te pamurin)

        1. Toni KS says:

          Krejt ne rregull po otomanet kan humbur dhe jane larguar si kudra para 100 vitesh duke i lene shqiptaret me thiken e serbit e grekut ne fut. Tash kur me ne fund i qelen syte pak shqiptaret dhe u liruan nga zullumi, çka mutin don ti dhe otomanet ne trojet shqiptare. Dmth. Durojeni ju arrnauta gjenocidin nja 100 vjet e tani vi une prape kur qetsohet puna – keshtu pi bjen ky idiotizmi juaj neo-otoman. A dini çka, muni me shku ne rrot te sames se nuk dojm syte me ja u pa ne Kosove.

  2. abc. says:

    Per ata Arnaut qe me “Pamvaresia” e Kosoves besonin se do te hanin me “luge te arta”, do te kishte begati, lumturi, zhvillim ….. nga provinc Serbe u be Turke dhe Xhihadiste, dhe pake Amerikane dhe Shqipetare. E dinin mire Serbet receten e qetesis ne Kosove, tani po “shijojme” pasojat e hapjes se “kutis se Pandores”.

    1. Dervishi says:

      @abc, ky je ti: “foedum inceptu, foedum exitu” cfar ne shqipe perafersisht do thote: “gojqire fillim e mbarim”
      (Copyright by Dervish Malluta & Livius)

      1. abc. says:

        E di mire o Dervish qe fjalet e gojes time te Qijne mire para dhe mbrapa, po mos u acaro se jane te verteta

        1. Dervishi says:

          @abc, fjalet e gojes tonde mbesin varun ne maje te mallutes ‘ueberdimensionale’
          qe kam, ok? Nejse, kesaje radhe ta futa pak latinisht, po hajt tash e mos u idhno.
          Tung!

        2. Kafsha says:

          Abc fundërrina, pjellë e jevgës greke

        3. Kafsha says:

          Abc e leshit, llum jevg grek

    2. xxx says:

      abc/ e kuptoj brengen e juaj,se vllezrit iken per serbi,tash keni ngel ne 05% te popullates,dhe qdo dite jeni ka shkoni ne zhdukje,une nuk e dij ne cilin shtet te botes permendet minoriteti qe se kalon 05%,une pot tregoj per Prizren minoriteti shqipfoles eshte plotsisht i ndare nga shumica,jeton ne nen kala,aty ku ishin serbofolsit me pare,po ta ben nji bojkot shumica ne kete qytet,po ta jap besen qe mbrenda dy muajve per ilaq nje se gjejsh,jo vetem ne kete qytet po edhe ne vendet tjera,ju pasi kerkut ndamjen nga trungu shqiptar per tju bashku Malit zi me 1920 a e din ti qe per nji kohe te shkurt jan zbrazur shpellat e Mirdites,po ma vone me dhun i kthej mbreti serb,ju ne vent se te trusni b.. po merrni guximin qe ta ktheni si shiprin si Kosoven ne vitet 1920 duke e harru qe ky eshte shek XXI.

  3. Akilis says:

    Te luftosh semundjen e Kancerit nuk duhet coca cola as aspirina.
    Problemi nuk eshte Xhihadi, Arabia Saudite, ISIS, Taliban etj por Rusia dhe shtet qe kane te njejtin besim.Kete e shikojme edhe tani qe po diskutojme.
    Nje rast jo vetem domethenes, kur kryeministri Venizelos mori dhe cliroi pjesen e pushtuar nge Islamistet tueq deri ne Ankara,Anglia, Franca, Gjermania ndihmuan Ataturkun!
    Keshtu edhe me Qipron Amerikanet dhe Cifutet ja dhane nje pjese Turkut.Ashtu edhe me emrin Maqedoni te njohur nga Amerikanet edhe Serbet!
    Keto dihen nga njerez me pak dije, por persa i perket besimeve, ato kur nuk kane bashkejetuar, nuk bashkejetojne dhe nuk ka mundesi te bashkejetojne, se misioni i tyre ne emer te Zotit eshte lufta dhe urrejtja.
    Ilaci I vetem I ketij kanceri Arabe eshte Helenizmi e vetmja menyre jetese e cliruar nga keto dogma dhe flliqesira.
    Sa per jo extrem jo I moderuar apo ku di une keto jane perralla, ose do besh sic thote Bibla apo Kurani te urresh te tjeret qe nuk jane njesoj si ty, ose nuk beson, kjo eshte vertetuar qe nga martesat, ndikimet ne politike, pushtimet.Pocmire, nuk I dine Amerikanet cjane Saudi Arabet?
    Atacnuk e kane problem te bashkepunojne edhe me djallin kunder armikut n.r 1 Ruesia, se duan shtete amorfe pa dinjitet, pa kulture, pa fuqi, pa histori, kot fare.
    6

    1. undefined says:

      Hahahahaha ore derr i trashe ortoqen “grek” Venizelos ja rrujti kkk poshte e lart turqeve ashtu sic po ja rruani edhe sot ju parazitet ne Qipro hahahahaha ore turma paranoidesh qe besoni genjeshtrat e juaja po ju lag me shurre qe nga 1974 dhe ju hani m…forumeve shqiptare si kurva tretuaresh bla bla bla per “trimerit” e juaja hahahahahahahaha edhe jevgjit efhe trim hshshahaha ik ore derr shko e dhi ne stalle se na qelbe

      1. e verteta says:

        Asgjo nuk na the o sternip I Erdoganit suni mjeken cjap.

        1. undefined says:

          Shko laj breket se te vjen era shurre ore baxhelle e Janulles ore kurve me cmim 300 euro hahahahahaha sternipat e Erdoganit i ke ate Greqine tende te dashur jevgjite atje shko kerkoj pjellat e poshtra te Pontit anadollak

    2. Mbreti says:

      Ilac nuk esht helenizmi grek por helenizmi i origjinil Shqiptar, gjuha greke e re ska lidhje me pelasgishten!!! More vesh ore Jevg qe helenet e vertet jan Shqiptaret me gjak e me gjuhe;) qe cdo fjal antike sojegohet vetem pikerisht me shqipen e katundarve ose malokeve barinj te shpellave do apo sdo ti ky esht fakti qe te ben tye grek i janulles te ypesh ne maj te Thanes nga inati! Sa per radikalizimet islamike arabe njejt si ato te asfalise Greko jevge me Shefqet Krasniqin ose Hoxhe Irfanin me Janullen nuk dallojn qe synim kan shkombtarizimin e popullit shqiptar popullin e Udheseut, Akyyllit, Aleksendrit, Pirros, Adem Jasharit!!! Per kto semundjd Ilac ishte vetem Enver djali qe i varte per kembe teposht!!!!

    3. Kasha says:

      Akil budalli, qenke derr e dosë bashkë, ik or jevgë e Sunios shpohu n’myth si e ke zakon.

  4. Kosovar says:

    Jo bre ska faj Arabia po na kosokarat qe skish pas faj shkau qe na ka rrafshit me bager

    1. zz says:

      Kosovareve si ty dhe si puna jote mire ja ka bo shkau qe ju ka rrafshu me bager te kisha qene une do te te shkerdheja te gjithe fisin pa perjashtim nga me i vogli deri tek me i madhi turma te poshtra ardhacakesh ne ate Kosove martire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje