Konferenca e Parisit: Ballkanit i bëhen premtime të dyshimta

2 Korrik 2016, 20:53Rajoni TEMA

Konferenca për Ballkanin ka mjaft. Para katër javësh janë mbledhur liderët e rajonit në Sofje dhe kanë festuar 20 vjetorin e “Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore”. Për më shumë se tetë vite mbahen takimet e “Këshillit rajonal për bashkëpunim”. Në fund të majit është mbajtur në Sarajevë takimi i radhës i procesit „Brdo-Brioni“.

Megjithatë Gjermania ka nisur para dy vitesh një proces të ri – Konferencën për Ballkanin Perëndimor. Pas Berlinit (2014) dhe Vjenës (2015), tani të hënën me 4 korrik mbahet në Paris takimi i tretë me radhë. Presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi duhet të takohen me krerët e Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës, Austrisë dhe vendeve të tjera. Qëllimi zyrtar: afrimi i vendeve të Ballkanit me BE.

Mungesa e gatishmërisë

Problemi është që në një të ardhme të shpejtë nuk do të ketë zgjerim të BE – gjë që e kanë thënë edhe Komisioneri i BE Juncker dhe presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Pas Brexitit nuk ekziston gatishmëria e BE për pranimin e vendeve të tjera. Konsolidimi para zgjerimit – është dogma e fundit në Bruksel. Por në Bruksel ekzistojnë shumë politikanë, diplomatë dhe ekspertë, të cilët e kanë për detyrë të përgatisin vendet e Ballkanit për anëtarësim. Këtë ekip e udhëheq Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn. Ata thonë se BE ka premtuar zgjerimin dhe pranimin e Ballkanit, në Selanik në vitin 2003, kur është thënë se BE nuk është i plotë pa Ballkanin.

Ekspertët që udhëtojnë rregullisht në Ballkan thonë se “perspektiva e anëtarësimit mbetet e hapur”. Ndonjëherë flasin madje edhe për afate të mundshme. Kështu mediat boshnjake në maj kanë raportuar për mundësinë e anëtarësimit të B-H në BE brenda dhjetë vitesh.

Politika e ndihmave

Konferenca për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim që të tejkalojë humnerën mes zgjerimit të ndaluar të BE dhe premtimeve të dhëna. BE do që këto shtete të vogla të ruajnë disponimin për anëtarësim, përmes mbështetjes me miliarda Euro, në periudhën prej 2014-2020. Këtu bëjnë pjesë projekte të ndryshme, siç është autostrada Nish – Prishtinë, apo ajo rreth Adriatikut, modernizimi i hekurudhave etj. Apo dhe me krijimin e rrjeteve për të rinj, të ngjashme me ato gjermano-franceze.

Por politika e derdhjes së parave në 15 vitet e fundit zbulon më shumë probleme se sa zgjidhje. Edhe pse para tri vitesh Brukseli ka arritur një marrëveshje mes armiqve tradicionalë, Serbisë dhe Kosovës, gati asnjë prej këtyre pikave nuk është realizuar në tërësi. BE ende nuk ka arritur të zgjidhë krizën në Maqedoni, e cila po zgjat më shumë se një vit. Brukseli nuk ka zgjidhje as për grindjet mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë.

Kroacia dhe Serbia kanë zhvilluar vitin e kaluar një luftë tregtare. Popujt e grindur shumë keq në B-H nuk kanë arritur marrëveshje për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim. Gjithnjë e më shumë flitet për shkeljen e të drejtave të mediave, drejtësinë e manipuluar, korrupsionin e lartë. Ndërkohë njerëzit po ikin nga këto vende – drejt Bashkimit Evropian!

5 komente në “Konferenca e Parisit: Ballkanit i bëhen premtime të dyshimta”

  1. bib3roni says:

    Tallje bythe me vendet më të varfra të Europës.
    Ballkani është Europë, dhe ‘Bashkimi Europian ‘nuk ka kuptim pa u dhênë mundësinë të gjitha shteteve të antarësohen në të.

    1. undefined says:

      Ballkani eshte Turqi prandaj dhe sduhet te lejohet te hyje ne Evrope.
      Edhe mjekercjap me mendje nga Arabia edhe Evropian sikur nuk e lejon Allahu.

  2. Vasil says:

    Keto konferenca jane sa per te shtyre kohen, se me mire te kene azilante nga Ballkani Gjermania apo Franca se sa nga Afrika apo Lindja e Mesme, kjo eshte shume e thjeshte per tu kuptuar.Prandaj mos prisni te ndodh shpejt me shtete Islamike te ballkanit dhe kjo eshte nje gje e mire nga qindra te keqia.

  3. SS says:

    Europianet do kurverojne prap me Greket dhe Serbet qe te perballojne krizen “myslimane” ne kurriz te interesave te Shqiptareve,njesoj si ne 1913 apo 1945 ne konfliktin me lindjen. Perendimi duket qe do harroje lidhjet e ngushta te Serbeve me Sadamin dhe Kadafin dhe Grekerve me Partine Komuniste te Kurdistanit,kur keto vende jane gjoja myslimane sene fakt feja e tyre eshte lufta kunder Israelit dhe Amerikes. Mosnjohja e Kosoves nga keto vende ” myslimane” eshte nje shkerdhatllik i pa pare injorantesh arab, qe po derdhin gjak per interesat e Kinezeve qe jane sposori kryesor i fshehte i terrorrizmit.

  4. Bariu says:

    Shqiperia eshte antare e vendeve islamike qe 1992 ,mne saje te punes se palodhur te shokut Sali Berisha ,president i Shqiperise ne ate kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje