Kukësi kalon në fazën tjetër të Europa League, fiton 0-1 ndaj Rudar. Turpërohet Teuta

7 Korrik 2016, 19:37Sport TEMA

Kukësi ka arritur të kalojë në fazën tjetër të Europa League, pasi ka fituar minimalisht 0-1 në Malin e Zi ndaj Rudarit.

Një gol i shënuar nga Guri 11 minuta nga fundi i ka mjaftuar ekipit të drejtuar nga Hasan Lika për të mposhtur malazezët dhe për të kaluar në fazën tjetër, pasi ndeshja e parë në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Kukësi zhvilloi një ndeshje më të mirë se kundërshtarët, por në minutën e 65 mbeti me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e kuq të Grecës.

Por, pavarësisht inferioritet numerik, Kukësi gjeti forca dhe arriti të shënojë golin që vlejti kualifikimin me anë të Gurit.

Ndërsa, Teuta u mposht edhe në ndeshjen e dytë nga Kairat Almaty, madje me rezultatin e thellë 5-0, duke i dhënë lamtumirën që në këtë fazë Europa League. Durrsakët humbën edhe në ndeshjen e parë 0-1.

2 komente në “Kukësi kalon në fazën tjetër të Europa League, fiton 0-1 ndaj Rudar. Turpërohet Teuta”

  1. elvis says:

    Bravo kukesi
    Presidenti GICI nuk merret me Baste po luan ndershem dhe me vjen mire per kete
    respekte nga nje tifoz i partizanit

  2. N says:

    gazetar
    thuhet fitoi 1-0 jo 0-1 pavaresisht se ku luajti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje