Historia e tyre të rrënqeth trupin sapo e dëgjon.
Fëmijët –prostituta në Monrovia të Liberisë janë të detyruar të shesin trupin e tyre për të mos vdekur urie.
Dhjetra fëmijë, femra e meshkuj, prostituohen për të siguruar para për ushqim.
Por nuk mbaron këtu.
Ata e kalojnë natën me të vdekurit.
Fëmijët jetimë flenë në varreza pasi bazuar në bestytnitë vendase, kjo gjë i mbron nga e keqja.
“Nuk ka asnjë zgjedhje tjetër. Prindërit na vdiqën gjatë luftës civile. Askush nuk mendon për ne apo të na mbrojë”, thonë fëmijët prostituta.
“Kam pesë vjet që fle në varreza, por më e keqja është se nuk e dimë nëse jemi infektuar me HIV apo ndonjë sëmundje tjetër, pasi nuk ka kondomë dhe s’kemi ku të bëjmë analiza”, thotë 16-vjeçarja Chea.
Hajde lajm hajde .
Hajde foto hajde uau