“Vija e kuqe” e Bashës është kontrolli i ndërkombëtarëve. A do kthejë përgjigje pozitive të mërkurën?

11 Korrik 2016, 10:03Politika TEMA

Victoria Nuland është eksperte e negociatave të vështira në konfliktet globale, por në Tiranë ajo ishte në një përpjekje të fundit të Shteteve të Bashkuara për arritjen e një kompromisi për reformën në Drejtësi.

Dy partitë e mëdha kanë mbi tryeze një propozim të ri me autorësinë e amerikanëve.

Dhe ndihmës sekretarja e shtetit ishte shumë e qartë me mesazhin e saj.

Sipas formulës së re, mësohet se opozita do të ketë më shumë rol në procesin e seleksionimit të kandidaturave të propozuara për në komisionin e vetingut, por pasi ato te kene dal nga filtri i forte nderkomebtar ku pervec BE eshte shtuar dhe SHBA..

Në këtë mënyrë, gjendet një rrugë e mesme, mes këmbënguljes së opozitës për vende të rezervuara në komisionin e vetingut dhe qëndrimit të palëkundur të maxhorancës për të mos prekur formulën e deritanishme për përbërjen e komisionit të vetingut.

Mësohet se gjatë takimit me Nuland, Lulzim Basha i ka paraqitur zyrtares amerikane dhe shqetësimin e tij për rolin ekzekutiv që i jepet në draftin aktual monitoruesve ndërkombëtarë në procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Basha i ka paraqitur zonjës Nuland propozimin që operacioni ndërkombëtar i monitorimit të mos ketë kompetenca ekzekutive, por kompetenca vëzhguese dhe monitoruese. Kjo eshte dhe vija e kuqe e Bashes, shmangia e rolit te nderkombetareve.

Ai ka kërkuar që të gjendet një formulë ku të mos jenë ndërkombëtarët ata që do të gjykojnë dhe vendosin se cilët nga lista e kandidatëve duhet të jenë anëtarë të komisionit të ventingut, por kjo të bëhet nga përfaqësuesit që Parlamenti do të zgjedhë.

Pritet një përgjigje nga SHBA për të toleruar vijën e kuqe, apo PD do të pranoj propozimin amerikan?

Te merkuren ai duhet te thote ose “Po”, ose “Jo”.

Ne fakt duhet te flasë Doktori qe te marten qe te kuptojme cdo thote Basha te merkuren.

9 komente në ““Vija e kuqe” e Bashës është kontrolli i ndërkombëtarëve. A do kthejë përgjigje pozitive të mërkurën?”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha me sa duket,kerkon varjantin “Ristani”,ku SHBA & BE,te perveshin menget si Arvizu.
    Kur numerimin ta bej “Ristani”,keta te bejne vetem uhau !

  2. Likja says:

    Del nga takimi dhe duke shoqeruar nje personalitet politik,mban doren ne xhep !! Nuk ja vlen te komentosh per permbajtjen kur nuk ka as etiken dhe edukaten perkatese ! Liri

  3. Stela says:

    Mero ! Sado te mundohesh ti me shkrimet e tua , sado ti sterhollosh faktet, sado i paperkulur te tregohesh ne sherbimet e tua ndaj zoterise qe te mban me buke , DJE E PAME DHE E DEGJUAM mjaft qarte RAMA HUMBI dhe Kembengulja ne te drejten e saj e PD FITOI.
    Ne fakt ne nuk prisnim as nga gazeta jote dhe as e sivellezerve te tu qe te dilnit sot me tituj te ndryshem nga keta.
    Neser dhe pasneser do te shohim shkrime se si “Edi Rama per hir te unitetit te kombit dhe per hir te nje drejtesie qe e duam te gjithe , leshoi pe dhe iu nenshtrua perparimit te vendit e bla, bla,bla si keto “.

    1. Lan says:

      Te lumte per komentin ashtu eshte sa turp basha fitoi tani rama cdo thote

  4. jimmy says:

    E ka futur doren ne xhep se ruan parate e vjedhura legeni..

  5. andromeda says:

    Po ç’është kjo punë, more vëllezër, mazhoranca ka më pak kompetenca se opozita në vendimmarrjet për drejtësinë. Kështu thotë kjo Nuuland. Është tamam si thotë dikush më sipër që Ristani të numërojë votat dhe amerikanët të përveshin mëngët.

    1. Socialisti says:

      Kjo PUNE eshte fare e thjeshte, nuk ka nevoje te thellohesh shume per t’a kuptuar.
      Ne zgjodhem NJE IDIOT te pashembullt per kryetar dhe nuk ka se si te ndodhe ndryshe.
      Jo vetem qe e zgjodhem por pranuam te Budallepsemi te gjithe pas gomarlleqeve te perditshme , te cilat i ben pa ju skuqur faqja fare.

  6. Ojoj says:

    Iku Koha e bajgave. …ska me. ….ne burg do perfundoni e votoni se votoni

  7. uragan says:

    ..loja me ne fund eshte hapur. Do te fitojne te miret, apo te keqinjte.
    Gjerat jane te thjeshte, shqiptaret e sterlodhur po presin me agoni nje fije shprese ne horizont pas 25 vitesh plackitjeje, abuzimi dhe poshterimi nga te votuarit e tyre.
    Arroganca e klases politike eshte e pashembullt.
    Humbesit dhe fatkeqet e kesaj coroditje, qe eshte populli i thjeshte nuk po e llogarit askush. Nuk eshte mire kur hesapet behen pa hanxhine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje