Krimet e këtij serbi do t’u rrëqethin: Si e masakroi 3 vjeçaren pas përdhunimit

12 Korrik 2016, 19:39Kronika TEMA

Një burrë në Sermi mund të cilësohet si një mostër e vërtetë. I ka rrëfyer në mënyrë të ftohtë vrasjen makabre të një gruaje me të cilën bashkëjetonte.

Serbi Vladica Rajkoviç, pranoi në polici se kishte goditur me çekiç në kokë 47 vjeçaren Dragana Stankoviç.

Para krimit, ata kishin pasur grindje.

Ngjarja makabre ndodhi më 18 qershori dhe trupi i pajetë i gruas u hodh në lumë, për t’u gjetur më shumë se 20 ditë më vonë.

Mediat serbe shkruajnë se 28 vjeçari “kishte një personalitet që rrallë ndeshet”, pasi me gjakftohtësi të plotë ka folur për ngjarjen, duke mos shfaqur shenja pendese.

Ai u ka thënë hetuesve se pasi e ka goditur me çekiç duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, e “ka mbështjellë trupin me një batanije duke e vendosur në një karrocë plehrash, duke shkuar pothuajse në të gjithë fshatin”.

Më pas, e ka hedhur atë në lumin Timok, raporton Ora News.

Ai e ka parë trupin në ujë duke e marrë rrjedha përreth gjysmë kilometri dhe pasi e ka ndjekur, e ka zhytur në një gropë në lumë në mënyrë që të mos ecte më nga rrjedha. Gjithçka ka thënë është konfirmuar nga hetuesit.

Vladica jetonte në fshatin Draga dhe kishte një borxh prej 3 mijë eurosh. Vëllai i tij e përshkruan si “njeri të çuditshëm” dhe me probleme të vazhdueshme me njerëzit.

“Shokuese, duhet të vritet”, tha vëllai i tij.

Por, ky nuk është krimi i vetëm i të riut. Ai ka pranuar se ka vrarë një 3 vjeçare e quajtur Angelina, duke i treguar policisë se ku gjendej trupi i saj i pajetë. Të shtunën, ai ka rrëmbyer vajzën duke e përdhunuar dhe më pas e ka masakruar.

Burri tregoi në polici se trupi i fëmijës pa jetë ishte rreth 600 metra larg shtëpisë ku e kishte rrëmbyer, dhe më pas e kish përdhunuar dhe gjymtuar.

Pasi kishte kryer krimin duke e hedhur trupin e pajetë në lumë, i riu ishte kthyer në një festë ditëlindjeje sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

5 komente në “Krimet e këtij serbi do t’u rrëqethin: Si e masakroi 3 vjeçaren pas përdhunimit”

  1. 3434343 says:

    Varu “enter” pune mongolesh vellezerit e “grekeve” jevgjite nga Anadolli vemje te ndyra

  2. Kushtrimi says:

    E ka të trashëguar krimin. Tash që humbën Kosovën, Bosnjën, Kroacinë i hanë kokën njeri tjetrit.

  3. Pelasgian says:

    Si ky jan shumica e shkijve. Orke!

  4. Berlin says:

    gjkadhjere i njejte me tgfs ! keshtu jane keta te tere!

  5. emi says:

    o kushtrim o idjot .ajo tre vjecarja eshte njesoj si nje femije shqiptar.gomar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje