Goditet rrjeti i trafikantëve në Itali, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

13 Korrik 2016, 08:58Kronika TEMA

Policia kufitare italiane e provincës së Veronës e Venecias ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion policor i cili ka çuar në arrestimin e disa personave.

Të arrestuarit janë shtetas italianë, shqiptarë e britanikë. Ata akuzohen për favorizim të emigracionit klandestin.

Mbi 90 persona janë vënë nën hetim e disa banesa janë kontrolluar nga policia italiane.

Operacioni është ende në zhvillim e sipër e gjatë orëve në vazhdim priten detaje mbi personat e arrestuar e aktivitetin e tyre të paligjshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje