STATISTIKAT/ A janë shtuar grabitjet (dhe një rekord i Lulzim Bashës, kur ishte ministër i Brendshëm)

13 Korrik 2016, 09:53Kronika TEMA

Grabitja e një banke është natyrisht një lajm i keq për një shoqëri prandaj asnjë njeri me mendje të shëndoshë, nuk duhet të ngazëllehet para një ngjarjeje të tillë.

Në këtë kuptim është më së paku e habitshme të shohësh komentet e kreut formal të Partisë më të madhe opozitare.

Lulzim Basha, në një status në Facebook, kapërcente gati në ekstazë pas lajmit të grabitjes së një banke në Vlorë.

Nuk është hera e parë që Basha dhe gjithë tabori i tij politik, përfshi mediat që i bëjnë jehonë, keqpërdorin ngjarje të tilla, për të përfituar ndonjë pikë në sytë e opinionit publik, duke shënjestruar qeverinë, kryeministrin, ministrat dhe fatkeqësisht shpesh edhe Policinë e Shtetit.

Nuk mund të fajësohet një politikan pse kërkon të vijë në pushtet, por ama kur një i këtillë, ka qenë në qeverisjeje dhe nuk ka bërë asgjë për t’u mbajtur mend, është më mirë të heshtë.

Sidomos kur flitet për ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, i cili ka një rekord të palavdishëm të grabitjeve të bankave gjatë përiudhës që ai ka qenë ministër, 2009 – 2011.

Nga një kërkim i thjeshtë statistikor, rezulton se gjatë periudhës që Basha ka qenë ministër i Brendshëm, janë kryer të paktën 14 grabitje të bankave në të gjithë vendin.

14 grabitje për 18 muaj janë një rekord negativ, kurse në vendin e çudirave, një  personazh donkishotesk si Basha, kërkon të rikthehet në pushtet, që me “ushtë ta mbërthejë” dordolecin e krimit.

Rastet e vjedhjeve të bankave për  periudhën 2009 -2011 kur Basha ishte ministër i Brendshëm

17 shkurt 2009, vidhet me dhunë një bankë në Tiranë

17 prill 2009, vidhet një bankë, tek ish “Restorant Durrësi” në Tiranë

12 tetor 2009, vidhet një bankë në Vlorë

13 nëntor 2009, vidhet me armë një armë në Fier

18 mars 2010, vjedhje e mbetur në tentativë e një banke në Tiranë

6 maj 2010, vidhet me armë një bankë në autostradën Tiranë-Durrës

17 shtator 2010, vjedhje e mbetur në tentativë e një banke në Tiranë

22 shtator 2010, vidhet një bankë në Tiranë

26 nëntor 2010, vjedhje e mbetur në tentativë e një banke në Vlorë

26 janar 2011, vidhet me dhunë një banke në Tiranë

4 shkurt 2011, vjedhje e mbetur në tentativë e një banke në Shkodër

26 prill 2011, vidhet me armë një bankë në Tiranë

15 gusht 2011, vidhet me armë e plagoset punonjësi i një banke në Vlorë

21 dhjetor 2011, vidhet me armë një bankë në Tiranë

2 komente në “STATISTIKAT/ A janë shtuar grabitjet (dhe një rekord i Lulzim Bashës, kur ishte ministër i Brendshëm)”

  1. pasagjeri says:

    Pse e beni kaq tragjike! Kane vjedhur parate qe Basha kishte depozituar pas daljes teper nga Rruga e Kombit !

  2. titi says:

    Kur s’e vodhen edhe Bashen, do kishim shpetu njehere e mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje