Arrestohen 2 punonjës të policisë me detyre trup sherbimi ne piken e kalimit kufitar Qafe Morine, prane Drejtorise Rajonale te Kufirit Kukes.
Strukturat e SHÇBA në Kukes kanë arrestuar në flagrancë 2 punonjësit e policise Musa Bisheva 53 vjeç dhe Gezim Shabanaj 48 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tropojë.
Dy efektivët akuzohen se kanë ndihmuar të arratiset një person të ndaluar nga Kosova.
“Te dy keta punonjes policie duke qene ne detyre ne date 13 Korrik, ishin duke shoqeruar nje shtetas te ndaluar nga Kosova, ne ambientet e Pikes se Kalimit kufitar.Shtetasi Xhevat Thaqi, ishte ndaluar nga policia pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar, por ai mundi te largohet ne drejtim te paditur” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Kukes per 2 punonjesit e policise, per vepren penale te “Shpërdorimit te detyres”.