Gjykata e Apelit la në masën e sigurisë arrest me burg Vladimir Gjutën, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe thyerje të masës së sigurisë.
Por, i ati i tij, Ferit Gjuta, ka treguar për Top Channel se shkak për shkeljen e arrestit është bërë një festë familjare.
“Jam pak i inatosur tani, ne s’kishim qejf të vinte policia sepse unë e njoftova vetë, se djali kishte shkelur arrestin e shtëpisë dhe firmosa. Kur shkoj te shtëpia u them se kam firmosur. Çfarë ke bërë? Paske firmosur për dhunë, më thonë. Çfarë dhune, u thashë, ju ishit aty, nuk pati dhunë”, tregon Gjuta.
“Të jetë diçka e vërtetë, edhe e kapërdin njeriu, por unë jam 80 vjeç. Të thuash e ka dhunuar babain… Nëse ka dhunuar një baba tjetër, le ta gjëjë policia atë, ata e dinë. Por mua jo”, ka thënë Gjuta.