VIDEO/ Tmerr në Tiranë: Nëna plagoset rëndë pasi i del makinës para për të shpëtuar fëmijët

13 Korrik 2016, 13:26Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës në kryeqytet. Një kalimtare, rreth 37 vjeç, është plagosur rëndë, në një aksident. Gruaja, së bashku me dy fëmijët, ka qenë duke kaluar rrugën “Asim Vokshi, kur është plasur nga një automjet.

Për të shpëtuar fëmijët, ajo i ka shtyrë dhe i ka dalë makinës para. Automjeti i ka kaluar sipër gruas, ndërsa kalimtarët e tjerë që kanë parë skenën janë tmerruar.

Pas aksidentit drejtuesi i makinës nuk ka qëndruar, por është larguar me shpejtësi. Kanë qenë kalimtarët e tjerë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë gruas, gjendja shëndetësore e të cilës është e rëndë, raporton Klan. Ndërkohë policia ka niusr kërkimet për të arrestuar drejtuesin e makinës, që shkaktoi aksidentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje