VENDIMI/ Skandali me vendimin e Gjykatës që prodhoi tragjedi. Si u lirua shoferi që shtypi gruan

13 Korrik 2016, 19:20Kronika TEMA
VENDIMI/ Skandali me vendimin e Gjykatës që prodhoi tragjedi. Si u

Pas aksidentit dhe pas pamjeve horror të transmetuara nga mediat, secili prej nesh mund bëjë pyetje e të nxjerrë po kështu përfundime për ngjarjen.

Dhe në këtë përsiatje, na del përpara një vendim gjykate, i cili paska dënuar kriminelin e sotëm para një viti.

I njëjti shkelës ligji, para një viti është arrestuar nga policia për tejkalim shpejtësie në rrugë dhe më pas, edhe për tentativë korrupsioni, ndaj punonjësve të policisë. Çështja paska vajtur në gjykatë dhe prokurori, për çështjen e korrupsionit ndaj zyrtarëve publikë, paska kërkuar 9 muaj burg. Kodi penal parashikon 6 muaj deri në 3 vjet!

Gjykata, në një vendim 7 faqesh, tjerr e stërtjerr një shtëllungë leshi me fjali plot me gabime logjike, juridike, gjuhësore, dhe në fund e dënon kanibalin e sotëm me vetëm 40 orë punë pa shpërblim gjoja për interes publik!

Por nëse gjykata do të kishte qenë korrekte dhe t’u përmbahej ligjeve duke bërë drejtësi, krimineli i sotëm nuk do të mundej të vriste me dashje një nënë dhe të plagoste përjetësisht dy fëmijët e saj.

Pikërisht mosdënimi i krimit, ka sjellë këto pasoja tragjike në jetën e shtetasve shqiptarë. Gjykatës të tillë që e përdhosin drejtësinë, nuk duhet të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Ata janë bashkëfajtorë në krim, palë me kriminelët dhe pavarësisht se drejtësia e përdhosur shqiptare nuk i penalizon, ata kanë marrë përjetë dënimin moral nga shoqëria si mëkatarë të përjetshëm.

Dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe kur sheh se niveli i kriminelit me 9 klasë është i njëjtë me nivelit artikulues të gjyqtarit që ka dhënë këtë vendim, ku gjen gabime gjuhësore në çdo fjali dhe ku shkronjat “ë” dhe “ç” nuk ekzistojnë fare.

Po kështu, të fandaksur pas parasë, ata nuk dinë se ç‘shkruajnë apo ç‘shqiptojnë, pasi në fillim të vendimit thonë se kanë qenë 500 lekë rryshfet, ndërsa më poshtë, e 10-fishojnë shifrën duke e bërë 5000 mijë lekë.

11 komente në “VENDIMI/ Skandali me vendimin e Gjykatës që prodhoi tragjedi. Si u lirua shoferi që shtypi gruan”

  1. vito says:

    Kanibalet e vampiret Berishiane i pine gjakun ketij populli perdite. Kane kapur drejtesine per fyti dhe nuk e leshojne.

  2. Tarrasi . says:

    Vrasesit prefesoniste te maskuar nen petkun e gjykatesit.

  3. Tani says:

    Keshtu vazhdoni perpara me gin-ndrece berishen me Co,drejtesi e qelbezuar+e kapur nga kopili serb berisha…

    1. arixhiu says:

      O pis milet nuk eshte I Berishes, por ish hetues dhe “ripjelles”

  4. NjeQytetarOptimist says:

    I denuari Andrea Memollari, detyrohet te mbaje kontakte.. Sot ne Tirane u shpall.. O plepaxhi… O zot, lopcaret me certifikate vendimi.. Hiqini more keta KILLERS me cekic ne dore…

    1. pukjani says:

      Nuk plepaxhi por ish hetues dhe socialist I thekur

    2. arixhiu says:

      Nuk eshte I sali bishes, eshte pukjan dhe 24 karat Rilindas

  5. Sali pithropi says:

    Lindur e rritur ne Çorovode, banues dhe dhunues ne Tirane. Gjyqtari qe e ka leruar psikopatin pa bere as 1 ore burg, quhet Martin Deda. Dhe ky lindur e rritur diku ne male, dhe ardhur ne Tirane nga haleja e ketij kombi ( sali serb haleja ). O zot pse nuk i the keti psikopatit te shtypte gruan ose te dashurat e gjyqtareve te shqiperise.

  6. Aqifi says:

    Po mire po semafori qe ka 6 muaj qe nuk punon aty nuk ka faj fare?

  7. Arben says:

    NE DATE 21 TE GJITHE PARLAMENTIT,

    OSE TE DALE DREJTESIA, OSE KUFOMAT E KRIMINELEVE BRENDA.

    NDRYSHE TE RRIME URTE, SE MBETEM DUKE BERE GAM GAM NEPER FORUME.

  8. Arben says:

    NE DATE 21 TE GJITHE PARLAMENTIT,

    OSE TE DALE DREJTESIA, OSE KUFOMAT E KRIMINELEVE BRENDA.

    NDRYSHE TE RRIME URTE, SE MBETEM DUKE BERE GAM GAM NEPER FORUME..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje