Rruga e tretë…

15 Korrik 2016, 21:31Politika TEMA

Nga Lutfi Dervishi

Reforma në Drejtësi ka patur gjithë kohën për t’u realizuar në dy mënyra: 1. Pastrim nga vetë brenda sistemit. Kjo nuk u bë.

Dhe nuk ja vlen të harxhosh kohë për t’iu përgjigjur pyetjes pse.

Rruga dytë është ndërhyrja nga jashtë sistemit, përmes Kuvendit.

Koha tregoi se aty ku ndërhyri politika, u bë më keq seç mund të mendohet.

Sot, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, – nuk janë më të mirët e sistemit gjyqësor. Këta gjyqtarë zgjidhen nga Parlamenti. Në këmbim, në një kombacion të çuditshëm, deputetët gjykohen nga gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Reforma nga të dy rrugët e përmendura më sipër, ngjan se ka plotëruar proverbin: litari këputet duke u tërhequr dhe zullumi duke u trash!

Ndaj sot jemi në kushtet e rrugës së tretë – ndërhyrjes dhe pranisë së ndërkombëtarëve!

Pyetja është: çfarë do të ishte bërë nëse nuk do të ishin ndërkombëtarët?!

Sot nuk mungojnë argumentet për… parlamentin më të korruptuar dhe të kriminalizuar që kemi patur ndonjëherë, për korrupsionin në arsim, për korrupsion në shëndetësi, për korrupsion në futboll (meqë ra fjala Skëndërbeun ndërkombëtarët e dënuan)…, për korrupsionin në prona, në tendera, etj, etj.

Por diku duhet nisur, dhe duhet nisur në fillim.

Drejtësia për të cilën të gjithë bien dakord se duhet reformuar nuk është thjesht për disa gjyqtarë dhe prokuror të korruptuar, nuk është thjesht për të ndëshkuar nesër të pa ndëshkuarit, është për të ngjallur shpresën për qytetarët dhe për të huajt.

Në kulmin e debatit për reformën, ambasadori gjerman në Tiranë tha një fjalë që duhet t’i bëj të mendohen thellë të gjithë ata që kanë përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien e shqiptarëve: “Në këto 20 vjet nuk di asnjë rast që kompanitë gjermane të kenë fituar të drejtën në gjykatë”.

Me një drejtësi të refomuar,- do të ngjallet besimi tek investitorët e huaj për të investuar. Dhe investimet janë baraz me vendet e reja të punës.

Afro 60 mijë shqiptarë ikën dhe kërkuan azil në Gjermani për 2015!

Gjermania nuk është “toka e premtuar” që të bën të pasur.

Por është vendi ku sundon drejtësia dhe rregulli. Ikja e njerëzve që kanë edhe biznese në Shqipëri është një këmbanë alarmi, që për fat të keq nuk është dëgjuar.

Ka një togëfjalësh të bezdisshëm për këdo: “vullnet politik”

Kur ka vullnet për të bërë të këqija, e keqja bëhet brenda natës. Në 2008, kjo ka ndodhur me ndryshimet kushtetuese.

Është rasti për të dëshmuar se e edhe e mira bëhet brenda natës.

Dhe këtë radhë nuk bëhet fjalë thjesht për reformë në drejtësi- është fjala për një Republikë të Re.

Është fat që kemi fituar llotarinë gjenetike, dhe kemi lindur këtu ku kemi lindur, e jo në Afrikën e Veriut apo Lindjen e Mesme.

Nëse gjatë këtyre dy dekadave nuk do të kishim ndërhyrjen/ndihmën e ndërkombëtarëve, e thënë me dy fjalë të Brukselit dhe Uashingtonit- është vështirë të mendosh se ccfarë do të ishte Shqipëria sot?

11 komente në “Rruga e tretë…”

  1. Marin says:

    Po shyqyr qe fole o Lutfi. Po flisni o njerez per te miren tone, te te gjitheve.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sot kupola e PD-s po perpiqet t’ju mbush mendjen shqiptarve,nuk ka nevoj per nderkombetaret,ata po i marrin “sovranitetin”(pushtetin)!

  3. Terheqje zvarr si Gadafi meritojn nese nuk e votojn

  4. Uau says:

    Kur ka vullnet për të bërë të këqija, e keqja bëhet brenda natës. Në 2008, kjo ka ndodhur me ndryshimet kushtetuese
    Tamam e ke thene. Kshu vullneti kan shqiptaret me bollek…

  5. Tarrasi says:

    Keto jane fjale me mend … (per ata qe kane) .

  6. gril says:

    O i miri LD!
    Po tur bozhurin, analistin, drejtorin e korruptuar te TVSH, bixhociun a e ke pyetur!
    Cthote ndonje gje?

  7. @ says:

    Kur do ta kuptojme me ne fund, se rruga “e trete”, ajo qe sugjerohet edhe ketu, eshte e vetmja per te shpetuar sovranitetin e popullit nga banditet-politikane qe kemi zgjedhur ne vazhdimesi per te na qeverisur? Mjerisht po humbasim shume kohe dhe energji. Vetem nderhyrja dhe prania nderkombetare garanton hyrjen e shpejtuar te Shqiperise ne BE dhe ruan sovranitetin e popullit sipas standarteve europiane.

  8. ALBAN DEGA says:

    Date: June 9, 2016 at 1:03:09 AM EDT

    Opinione

    THANK YOU US- EU BROTHERS !

    – Pavaresia dhe Clirimi i dyte i Shqiperise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
    Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emegjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
    Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
    Cka i dini deputetet! “Ushtare te Partise dhe Shokut Enver” apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
    Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte “urata” nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
    Thank You US and EU Brothers!
    God bless USA and EU !
    Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
    Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe skllaveria e impunitetit.
    E meritojme !
    Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
    Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
    Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    – E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
    “USA…. EU…
    We love You
    We love You! ”
    Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder “Bandes se Gangstereve ” dhe kunder “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit ” qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun ” te impunitetit e antishtetit.
    Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
    USA…. EU…
    We love You!
    We love You !

  9. Drini says:

    Shyqyr qe fole njehere tamam o Lutfi thuaj o Marin.

  10. Berlin says:

    BRAVOOOOO ,KJO ESHTE NJE E VERTETE E MADHE ,NE TE CILEN POPULLI DUHET TE NDALUR DHE TE KERKOJ ME CDO KUSHT REFORMEN NE DREJTESI ,E CILA I SHERBEN KOMBIT ZONE ,POPULLIT ,MIRQRNIES TONE . BERIDHA ME SHOKET E TIJ HAJDUT DHE KRIMINEL LUFTOJNE ME TE GJITHA MENYRAT ,PER TA ZBRAPSUR ATE ,PER HIR TE ZULLHMEVE TE MEDHA QE KANE BERE ME KETE SHWIPERI ,QE E KANE RRJRPUR SI KA DASHUR ,SI VEND PA ZOT , ZOT ESHTE POPULLI , POR KY POPULL HESHT SE ESHTE MESUAR TE HESHTI ,SI NE ASNJE VEND TJETER ,PRANDAJ NDERKKMBETARET NA NJOHEN MIRE SE KUSH JEMI NE DHE VDNDOSEN TE MARRIN FRENAT E SHTETIT TONE ,PER TA PERPARUAR , ME QELLIM QE KY SHTET TE ZHVILLOHET EKONOMIKISHT , POLITIKISHT , SEPSE E KANE PARE QE MEGJIGHESE KY SHTET PO VIDHET ,KY POPULL HAJVAN ,IDIOT ,INJORAT , VOTON PO KETA FYTYRA TE NDYRA TE NEVERITURA ,TE CILET NJK BEJNE ASGJE ,PER TE MIREN E KETIJ POPULLI ,VETEM SHTOJNE MILIONAT E TYRE . NDERKOMBRTARET E DINE FARE MIRE ,QE E MIRA E KETIJ VENDI JANE VETEM INVESTITORET E HUAJ ,TE CILET PUNESOJNE TE GJIFHE SHQIPETARET DHE JO ME ME PAGA QESHARAKA ,POR ME NJE PAGE 800- 1000 EURO NE MUAJ DHE KJO ESHTE MIRQENIE E POPULLIT . ANTISHQIPETARI SALIQENI ME KERMAT E TIJ NUK E DESHIRON KETE TE MIRE TE POPULLIT ,SEPSE KA NJE MAL TE MADH ME ZULLUME , RUAN LEKUREN E TIJ . KJO ESHTE CMENDURIA ME E MADHE QE NJE POPULL TE VUAJ VETEM PER HIRE TE KETYRE POLITIKANEVE . MDNDOJ SE POPULLI O SOT O KURRE DUHET TE NGRIHET PER TE ARDHMEN E TIJ , PER MIREQENIEN E TIJ , TE GJITHE SE BASHKU TE KERKOJME REFOFMEN DHE TE ZHDUKEN KETA MASKARENJ ,QE E KANE KATANDISUR POPULLIN TE LARGOHET NGA TOKA ,NGA SHTEPITE E TYRE . DUHET VETEM POPULLI TI DETYROJ KETA HORRA TE POSHTER QE JA KANE NZIRE JETEN KETIJ POPULLI.
    DURIMI ESHTE SOSUR DHE STERSOSUR . MJAFT.

  11. ATDHEU says:

    Nje pyetje kam… pese nuk e votojne me referendum. A ka vote me te forte se ajo e popullit? Kush mund te ma thoj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje