Kush qëndron pas “grushtit të rremë të shteti” në Turqi dhe çfarë ndodh tani

17 Korrik 2016, 09:41Politika TEMA

Janë të shumtë zërat që flasin për një inskenim në atë që ndodhi në Turqi mbrëmjen e të premtes. Janë të shumtë ata që dyshojnë se gjithçka u sajua nga presidenti Erdogan apo të besuarit e tij, për ta bërë atë më të fortë dhe për t’u hapur rrugën ndryshimeve kushtetuese që do ta kthenin Turqinë në një republikë presidenciale, tani që Erdogan u bë president. Corriere Della Sera vjen me një version të tillë nga një gazetar që e ka njohur Turqinë prej 36 vjetësh dhe ka intervistuar të gjithë liderët politikë të këtij vendi, përfshirë edhe Erdogan.

Nga Antonio Ferrari

 

Çfarë ka ndodhur me të vërtetë në Turqi? Një grusht shteti?

E pra, grusht shteti është një fjalë e madhe. Maksimumi mund ta quajmë atë një mini grusht shteti të papërshtatshëm, që shpërtheu para kohe.

Pse nuk e besoni grushtin e shtetit?

Së pari, për shkak se në jetën time profesionale kam parë gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje, por një grusht shteti që zgjat vetëm katër orë nuk do të kisha mundur ta imagjinoja as në shtetin e lirë të Bananas (shtet imagjinar sipas një filmi të Ëoody Allen). Së dyti, ka fakte pothuajse shqetësuese, aq sa edhe të pamundur.

A mund t’i përshkruani dhe shpjegoni ato?

Po nis nga lajmet e konfirmuara.  jam duke e lënë shkallën e informacionit të njohur. E kam njohur Turqinë tridhjetë e gjashtë vjet më parë dhe e kam vizituar rregullisht që atëherë.

Kam intervistuar të gjithë liderët politikë, duke përfshirë edhe karizmatikun, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin edhe jam zënë dikur. Kjo njohje më ka lejuar të vendo raporte personale të rëndësishme. Me pak fjalë, kam burime të besueshme dhe të çmuara. Edhe natën e premte, me telefon, më kanë paralajmëruar.

Në çfarë kuptimi?

Më dhanë të kuptoj: kujdes, mund të jetë e sajuar. Erdogan nesër do të jetë më i fortë se sot.

Por, ka pasur rreth 200 të vdekur …

Po, por – më falni për cinizmin – numri i të vdekurve është i ngjashëm me atë të Ankarasë, të vrarët e demonstratës kundër luftës. A mendoni se kjo e shqetëson Erdoganin? “.

Pra, çfarë ka ndodhur?

“Ne gazetarët shpesh për kotësi ose për tërheqje fatale ndaj Republikës, priremi të preferojnë artikuj të shkruar me të dhëën apo shkarravinat e stilit të vjetër, duke nënvlerësuar faktet. Por janë faktet, kronika e shëndoshë, syri vigjilent, përulësia dhe një mendje e stërvitur për të menduar që bëjnë ndryshimin. Nuk më kanë ikur dhe nuk e kam kufizuar fushëveprimin nga informacionet e muajve të fundit nga Turqia. Emërimi i kryeministrit të ri, Binali Yildirim, besnik i Erdogan. Personalitete gri por i aftë. Papritmas presidenti ka rritur presionin ushtarak kundër kurdëve të PKK, duke intensifikuar represionin më të dhunshëm. Dhe Yildirim njoftoi, në faza të afëta: së pari, paqen me Izraelin pas prishjes që pasoi sulmi ndaj autokolonës turke pacifiste detare në brigjet e Gazës, të cilat kushtuan 9 jetë; së dyti, një letër e Erdogan për Putin, ku i kërkonte falje dhe paqja e bërë me Rusinë pas rrëzimit të avionit ushtarak rus në qiejt e Sirisë; së treti, dora e tij e shtrirë për regjimin sirian, pra dora e zgjatur për Bashar al Assad, të cilin, deri një ditë më parë presidenti turk do ta kishte vrarë: në atë masë që sulltani bëri biznes me të pamëshirshmit e Isis (naftë kontrabandë), dhe u dërgonte armë ekstremistëve islamikë në Siri, duke nisur nga ISIS; Së katërti, rivitalizimi i rolit të Turqisë në NATO dhe miqësia e përjetshme me Shtetet e Bashkuara.

Dakord, por grushti i shteti apo mini grushti i shtetit, ç’hyn këtu?

Në këtë pikë i lënë gjurmët e fakteve të dëshmuara dhe të hyjmë në një skenar hipotetik, megjithatë të mbështetur nga dëshmi të forta. Forcat e Armatosura turke ishin në agjitacion, në kuhdështi me Erdogan, i akuzuar për shumë mizori: represioni ndaj lirisë së shtypit, gënjeshtrat për refugjatët, refuzimi për të marrë pjesë në mënyrë aktive në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit. Por forca e ulët, shumë kolonelë dhe oficerë nuk e kishin kuptuar se komanda e lartë ishte afruar me sulltanin.

Kjo forcë e ulët ishte e gatshme për të vepruar më vete?

Jo, por ishte e ndikuar nga Fethullah Gulen (Gylen), një predikues sunit, i cili jeton në mërgim në SHBA. Një Islamic vizionar dhe i moderuar, mik i vërtetë e pothuajse vëlla i Erdogan – ose të paktën i Erdoganit të parë. Ishte Gulen ai që i hapi sulltanit të ardshëm dyert e fondacioneve më me peshë. Gulen është një miliarder, kontrollon shkollat, universitetet, i ka rrënjët në gjyqësor, shërbimet e inteligjencës, policisë, dhe është shumë popullor në mesin e ushtarëve. Ndoshta, kohët e mini grushteve të shtetit ishin ata të një prove force.

Të ndezur nga kush?

Nuk do të çuditesha nëse fitili do të ishte ndezur nga vetë Erdogan apo besnikët e tij.

Doni të thoni se mund të jetë një “grusht shteti fals”?

Pikërisht. Burimet e mia turke kanë pohuar këtë mundësi.

Po udhëtimi ajror i Erdoganit në qiellin e Europës?

Kam frikë se dikush, duke përfshirë edhe ndonjë koleg, ka ngatërruar Erdogan me Oçalan. Lideri PKK Abdullah Oçalan, që e kam intervistuar në luginën Bekaa, u përjashtua nga Siria dhe filloi të bredhë nëpër qiej në kërkim të azilit politik, para se kapej nga turqit dhe të dënohej me burg përjetë. Mendoni se është e mundur që Erdogan i bën thirrje popullit turi të dalin në rrugë për të mbrojtur vendin ndërsa fluturonte mbi Frankfurt, gati për të shkuar në Berlin për t’u gjunjëzuar përpara Merkel duke iu lutur për azil politik? Dhe ndoshta, pas JO-së së Merke, gati për të zbritur në Londër për të kuptuar qëllimet e të kryeministres së re, May? Ju lutem, vetëm duke e menduar, më vjen të qesh. Miq e kolegë, ky është rezultati i mosnjohjes së asaj për të cilën flitet.

Pra, sipas jush, ku ishte presidenti?

Për pushime, në Marmara. Ai mori një avion direkt për në Ankara, pastaj preferoi të drejtohej për në Stamboll, pasi mësoi se mijëra njerëz ishin gati ta prisnin, të përgjumur, por të ngazëllyer. Fundi i grushtit të shtetit, katër orë më vonë. Por ju lutem, të bëhemi seriozë.

Për ju, me pak fjalë, është pothuajse një farsë?

Po të mos kishte të vdekur, do të thoja po.

Po kujt I shërbeu ky mini grusht shteti, siç e quani ju?

Erdoganit. Është shumë më i fortë. Ndoshta ai shpreson që të ketë votat për të ndryshuar kushtetutën, dhe për të transformuar Turqinë në një republikë presidenciale.

Mendimi juaj?

Shpresoj që jo, veçanërisht për miqtë e mi turq. Dhe për kolegët e mi në atë vend, që çdo ditë rrezikojnë burgun . Në mos më keq./ Corriere Della Sera/ Lapsi

11 komente në “Kush qëndron pas “grushtit të rremë të shteti” në Turqi dhe çfarë ndodh tani”

  1. loni says:

    ju more pisa gazetaresh quajtet grusht shteti 21 janarin 2011 qe askush nga ata protestuesit nuk kishte sikur nje arme me vete,derisa dhate urdhet BURRIT TUAJ TE SHTETIT SALI QEN SERB BERISHA te qellonte ne njerez te pafajshem,dhe nuk quani grusht shteti kete ne turqi,kur ushtareke te lart te ushtrise turke me armaten e tyre te rende me helikoptera dhe avjona bombardues te tipit modern F16 pushtuan kryeqytetin ajrin dhe rruget kryesore te ketij shteti,pushtuan TV dhe qelluan mbi forcat e rendit,mbi popullaten mbi njerez te pafajshem,dhe cfare quhet kjo sipas mediave europjanet e karit,mbrojte kushtetute dhe e atdheut????????kur nje qeveri merr shumicen e votave te popullit,edhe diktature te kthehet eshte deshira e shumices se popullit,nuk mund ta kthejne pakica shumicen,keshtu nuk thote demokracia europjane _amerikane qe shumica e votave te popullit duhet respektuar,shumica kerkon diktature,autokraci,mbreteri,demokraci,etj,ku e shikoni ju te keqen qe duhet te dalin disa pushta shqiptare te paguar nga fuqite e huaja per te permbysur nje pushtet legjitim me force,keta shqiptare ne krye te ushtrise turke jane tradhetare ne venat e gjakut,ne shitem shqiperine dhe jo me turqine qe sna ha pallla fare,prandaj me hir apo pa hir ERDOGANIN E DO SHUMICA E POPULLIT TE VETE,E TREGUAN DASHURINE QE KANE PER ERDOGANIN,le te kthehen edhe ne shtet islamik,ate kerkon shumica e popullit,rreziqet i dine vete ata,por ne nga jashte nuk duhet te kritikojme shumicen dermuese te popullit turk se kerkon te jetoje ne nje sistem qe i pelqen atyre,NE TE TJERET QE NUK JEMI TURQ,DUHET TE RESPEKTOJME SHUMICEN E POPULLIT TURK,prandaj lerini fjalet por flisni me cfare baze ligjore keta oficere te lart te ushtrise se turqise moren insiativen per te rrezuar shtetin legjitim????kete shpjegoni dhe lereni pordhet se cfare do bej erdogani….

    1. Divjaka says:

      qetsohu LONI !
      pOLITIKA – politik – politikum ,- a politik – per Politik …-…………-..

      Hajde LONKI – LONKE
      Te pime Birra tek restoranti i kalit ,
      te Hame qofte ,
      e te te shpjegoje Demokracine Borgjeze ……………………………….

      Loni , merre me leng Demokracine ,
      se Mishi mbaroi ………
      E mban mend kohen kur kishim shtet ???????????????????
      Ja te ta Thom une …
      Deri ne 1985 …………………………………
      Tani jemi Koloni o LONI ……
      sHTREENGOHU LONI ,
      nga dhimbjet ditore , ashtu si Populli ka 30 Vjjet qe shtrengon Bythet ,
      Por te gjatin ka ngrene DEMOKRATIKISHT .
      Lume kush te rroje
      se
      zonje do ta shoh

      Loni , jo çdo gje qe Fluturon Hahet ,

    2. adi says:

      loni
      qe emrin e ke mahmut kjo duket qarte
      palle turke i acaruar me europianet,
      ty qe te dhemb se nje shqiptar ka tradhetuar gjakun turk dhe acarohesh e shan e mallkon cdo europian e amerikan per te na thene ne fund se je shqiptar. gallate tipike turko-arabe per njerez me inteligjence si puna jote, se me pak nuk ka ,vijne majmunet.
      palle turko-arabe si do qe ta maresh e sido qe ta kthesh kjo qe ndodhi ne turqi mund te ndodhi vetem ne turqi me qenie te ulta njerezore si turqit qe nuk ndodh me as ne republikat e bananeve
      qe te deshtoje nje puc ka disa arsye
      a) organizatoret e pucit ishin te pazote ne vleresimin e situates ushtarake ,po te mendosh se keta drejtonin ushtrine turke kur nuk njihnin situaten ne turqi imagjino ca ju benin turqve me keta njerez kundershtaret ushtarake te turqise
      b) i tradhetuan nje pjese e ushtarakeve te tjere qe i shiten miqte e tyre te erdogani jo per ideal po per ca leke a post me shume, imagjino ca i ndodh turqise nese me keta njerez kontakton amerika ose rusia.
      c) puci ishte nje inskenim i erdoganit . kjo e ben me te rende situaten sepse imagjino ku jane turqit ne nivelin me pak se zezaket e afrikes sa nje njeri tall trapin me nje vend te tere edhe duke i vrare.
      d) puci u realizua me sukses po nje fuqi me e madhe ushtarake per arsye qe ata i dine ju japin urdher pucisteve qe te terhiqen. qe ka me shume gjasa te kete ndodhur se eshte fakt qe erdogani donte te ulej ne gjermani
      e) te mendosh se turqit me kuran ne njeren dore dhe doren tjeter ne ko…e munden ushtrine vetem nje turk ose maksimumi majmun mund te besoje.
      pra truthare turk sido qe ta sjellesh e sido qe ta rrotullosh kjo tregon vetem nje gje qe turqia eshte nje shtet letre i ngritur mbi konflikte te jashtezakonshme jo vetem nacionale ku 1 ne 3 veta atje eshte kurd po edhe mbi konflikte te jashtezakonshme sociale qe po ti shtosh konfliktet me jashte duket qarte qe kete kuti kartoni e ka mbajtur deri me sot ne kembe nje fuqi si amerika.
      nese amerika 24 ore tja heqi mbeshtetjen shtetit prej kartoni turqise. minimumi greket i shkojne deri ne ankara sic bene ne 1922.
      qe gjithe bota sot tall trapin me turqine kjo nuk eshte per faj te botes
      nese vertet eshte sic thua ti qe ishte nje puc i deshtuar i ushtarakeve mbeshteur nga amerikanet
      nuk ka lajm me te mire per ballkanin dhe shqiptaret dhe lajm me te keq per sunitet ne pergjithesi dhe ata shqipfoles si ti ne vecanti. kjo tregon se fundi i plehrave turq eshte shume afer ,se turqia do ngelet nje shprehje gjeografike nje ish shtet si jugosllavia .

      1. qipro says:

        Ik adi qi emrin kosta zgjohu grekpabuks

        1. adi says:

          do isha vertet i nderuar
          kosta
          eshte nje emer i bukur ilir
          eshte shkurtim i emrit kostandin. perandorit romak me origjine ilire qe vendosi perfundimisht si fe zyrtare krishterimin ne perandorine e tij.
          po ti nuk mund ti dish keto gjera ju atehere ishit akoma ne peme nuk ju kishte rene akoma bishti!!!

  2. Dreni says:

    Gazetar te pamoralshem gati gjith turqia qendron ndaj presidentit turk e ju muta paskeni mbet mbet me akuzu turp tju vjen

    1. Epirioti II says:

      O Dren, ku e pe ti me qafsh gjithe Turqine qe qendron ndaj presidentit turk ?!?! Nuk kam takuar ende nje turk qe e pelqen Erdoganin, por kam takuar plot qe ja u lexon urrejtjen ne sy kur u flet per Erdoganin.

      5,000 veta qe dolen ne rruge ne Ankara dhe 10,000 ne Stamboll? Po aq qorra qe nuk dun me shiku, ose mercenare qe jane pagu, ti nxjerr edhe Berisha per 4 ore ne nje vend me 3 milion banore, e jo me Erdogani ne Turqine me 70 milion banore, dhe ku gjithe xhamite jane kthyer nga sherbetore te Allahut ne vegla te Padishahut.
      Shumica e turqve e kuptuan qe kjo mund te ishte nje loje e sofistikuar e Erdoganit, per ta kufizuar edhe me shume ushtrine dhe per te marre pushtet me te madh politik, dhe nuk rane ne kurth. Gjynah per ata 1500 ushtare qe i genjyen dhe i cuan mish per top.

      Erdogani eshte nje qelbesire shume e madhe, dhe nje qe kombit turk dhe gjithe rajonit do u hapi plage te thella, shume te thella. Dhe do paguajne kosot shume te madhe per ta shkulur.

      Mjafton se te shikosh se si nje krimb qe e vendosi Beogradi ne pushtet per te shkaterruar Shqiperine, vazhdon edhe pas 25 vitesh te mbaje peng nje komb te tere.

      1. qipro says:

        Doli epirkari janulles me na dhon men

  3. olti says:

    Te gjithe keta oficere te larte jane pensionista ose ne prag pensioni. Perfundimin e nxirrni vete

  4. Arben says:

    PAS GRUSHTIT TE SHTETI TE DESHTUAR QENDRON CIA DHE MOSSAD IZRAELIT.

    TANI QE POPULLI TURK UA DHA PERGJIGJEN DO TU DUHET TE PAGUAJNE CMIMIN QE U TAKON PER

    KETE KRIM TE SHEMTUAR.

    KETU MBYLLET HISTORIA.

  5. Dreni says:

    O epiriot jam per momentin ne turqi ne pushime ne antali e popullata gjith mbeshtetin presidentit pse mos tu duk mir puci ushtarak veti turqit se cfar kan perjetuar ne pucet e mepat ne viter 80 jan arestu 650000 veta dhe jan torturu o i pa shpirt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje