Visar Zhiti reagon pas veprimit skandaloz të Nishanit: Të merremi sa më pak me djajtë, sidomos kur janë të vegjël

16 Korrik 2016, 21:01Politika TEMA

Pas incidentit të ndoshur në Presidencë, për anulimin e paprecedentë të takimit me ambasadorët, ku i pranishëm ishte edhe Visar Zhiti, ky i fundit thyen heshtjen dhe flet për Top Channel.

Ai rrëfen itenerarin e asaj dite, por nuk gjen dot shpjegim tek ajo që ndodhi.

Shkuam në pritje të caktuara me kryeministrin, kryetarin e Parlamentit, shkuam dhe në Presidencë siç ishte parashikuar, ku u tha se për arsye… Nuk u bë ky takim dhe dola bashkë me të gjithë. Nuk kam një koment të veçantë për këtë”, thotë Zhiti.

I pyetur për arsyet e anulimit të kësaj pritjeje, ai me qëllim flet për lajmet e mira që Shqipëria përcjell së shpejti nga Vatikani.

Në 5 nëntor në Shkodër do të bëhet lumturimi i 38 martirëve. Të merremi me shenjtërimet dhe sa më pak me djajtë, sidomos kur janë të vegjël”, shprehet Zhiti.

I përmendur së fundmi si shembulli i diplomatit që punon për promovimin e vendit në Selinë e Shenjtë me përulësinë e njeriut të letrave, ai përmend pritjet dhe takimet e fundit që ka patur me Papën, pritje këto që i nenvizon shumë më të rëndësishme sesa mospritjet.

Po, jam takuar me Papën disa herë. Bota bëhet më e mirë kur rendim mbas së shenjtës”, vijon Zhiti.

E ndërsa nuk është dekretuar nga presidenti i Republikës si ambasador, ai ka vetëm një koment për kontributin e tij në Selinë e Shenjtë.

“Po, kur takova kryeministrin e Vatikanit, kardinalin Parolin, ai më tha se ‘nuk ka rëndësi emërimi, rëndësi ka që punon për Vatikanin’”, thotë Zhiti.

10 komente në “Visar Zhiti reagon pas veprimit skandaloz të Nishanit: Të merremi sa më pak me djajtë, sidomos kur janë të vegjël”

  1. Tarrasi says:

    Ore nuk po e kuptoj : si punon Zhiti per Vatikanin ?
    Zhiti eshte ambasadori i Shqiperise ne Vatikan , apo i Vatikanit ne Vatikan ?

  2. Andi says:

    O Zhiti duhet thene “punon ne Vatikan” sepse ti punon per Shqiperine dhe jo per Vatikanin

  3. Andi says:

    nese ti Zhiti “punon per Vatikanin”, Presidenti i Republikes nuk ka ndonje detyrim, aq me teper protokollar qe te takohet me ty

  4. andi says:

    te qifte Kina familjen qe hoqe komentin

  5. sojli says:

    nishani nuk vlen as per te fshire kepucet e tua, Visar. Babai i bujarit, nuk vlente as per te fshire bythen e Hekuran Zhitit, babait tend te ndjere.

  6. Princi (Belgjikë) says:

    Nuk kuptova, Zoti Zhiti punon për Vatikanin apo për Shqipërinë? Besoj të jetë një lapsus nga ana e tij ose nga ana e intervistuesit.

  7. Edi says:

    Ca Visare ne teper do na bente mire ne te marrosurve,respekt

  8. arbans says:

    E forte kjo. Mendova se kardinali do i thoshte “rendesi ka qe punon per Krishtin”, por jo, kardinal, p.. i sëmës kardinali, i thote “rendesi ka qe punon per Vatikanin”. E paska thene troç fare!

    1. realisti says:

      Eshte gabimi i gazetarit qe ka zbardhur intervisten, sepse V.Zhiti ne intervisten e djedhme ne Top Channel ka thene se “kardinali me tha rendesi ka qe punon per vendin tend”. Nuk ka thene per Vatikanin.

  9. Petro says:

    Sigurisht do te jete nje lapsus.Mos u mirrni me te , miq.Ajo qe eshte e rendesishme eshte se Zhiti emeton cdo dite ne seline e shenjte ate vuajtje te pabesueshme te gjysmes se popullit te tij nen thundren e eger te kucedres.Askush nuk mund ta bente kete me mire se ai.Deshmite e tia permes romaneve “Rruga e Ferrit” dhe Ferri i care” do te sjellin ne Shqiperi Nobelin aq te merituar te nje letersie idealiste, humane dhe qendrestare ndaj kulturave “agresive” qofte edhe te nivelit te popujve qe na rrethojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje