Pas deklaratës së Bashës që krahasonte grushtin e shtetit në Turqi me ngjarjen e 21 janarit 2011 në Tiranë, ka reaguar edhe deputeti socialist Erjon Braçe. Përmes një postimi në Facebook, Braçe thekson se “homazhet” e njëpasnjëshme që Sali Berisha i bën 21 janarit, kanë vlerën e një dëshmie për një hetim të ri, të pavarur e profesional mbi pushkatimet në 21 janar.
Komenti i plotë:
Një kriminel si Sali Berisha, vijon t’i bëjë “homazh” masakrës së tij më 21 janar 2011.
Vijon ta quajë “grusht shteti”, vijon të quajë pushkatimet e tij të asaj dite, “përgjigje e merituar”.
Të gjitha komentet e reja, i ka bërë duke vendosur ngjarjet e djeshme të Turqisë në 21 janarin shqiptar.
Ju i dini rezervat e mia për “drejtësinë” në këtë vend.
Por, asnjë agjenci ligjzbatuese e shtetit të drejtuar nga Berisha, as prokuroria e as ndonjë gjykate, nuk kanë hetuar e gjykuar ndonjë “grusht shteti”.
“Grushti i Shtetit” nuk ekzistoi kurrë! “Grushti i Shtetit” u sajua pasi u pushkatuan 4 njerëz të zakonshëm në mes të bulevardit, si alibi për pushkatimet pa gjyq.
Por “homazhet” kohë pas kohe të Berishës vlejnë për drejtësinë.
Shikoni: Drejtësia e kontrolluar prej tij ka dhënë tre verdikte në tre palë gjykata. Në të tria ka vendosur:
“Vrasje nga pakujdesia”!
Por Sali Berisha thotë tjetër gjë. Sali Berisha i quan vrasjet “përgjigje e merituar”. “Përgjigje e merituar” nga “pakujdesia” nuk ka! Asnjëherë! Përgjigje e “merituar” është “vrasja me paramendim”.
“Vrasja me paramendim” nuk është hetuar kurrë, as gjykuar gjithashtu.
Ndaj mendoj se “homazhet” e njëpasnjëshme që Sali Berisha i bën 21 janarit të tij, kanë vlerën e një dëshmie për një hetim të ri, të pavarur e profesional mbi pushkatimet në 21 janar.
Kjo po është “përgjigja e merituar”.
ME vetingun ne dore te 6 anetarve te komisionit te emeruar nga PD-ja, gjyqtari qe dha vendimin per vrasje nga pakujdesia (plumb ne koke dhe gjoks nga 100 m larg…nga pakujdesia), sigurisht do prezgjidhet nga PD per aftesite e vecanta profesionale qe ka treguar ne karieren e tij.
Me vetingun nga nderkombetaret, ai dhe shoket e tij as nuk do guxojne te paraqesin kandidaturen se dine qe skane shans.
Ky eshte ndrshimi, nuk eshte ndryshim i vogel apo jo?
Te lumte or mik se asnje presje nuk i lohet komentit tend
Kesaj radhe e ka fjale per 21 korrikun o Erion… Ndaj e
permend… i ka ardh si me porosi puci ne Turqi, dhe do t’ju thote qe rremujrat s’kane per tiu ndare ketij populli dele,po nuk eshte ai i qete dhe te beje c’ti doje qejfi. E ka bere gati falangen me maloke ai…
Ngre komision parlamentar brace, mos bej gam gam kot.
Sta mba , se dhe ti karrigen e deputetit do.
Lolo kishit qene dhe ju bashke me kryetarin tuaj. Fajin e kemi ne qe ju dham voten
Nje deklarate e tille ne usa, te mbyll ne burg nga 25 vjet deri denim te perjetshem…..
Tani pas tre vjetesh ne qeverisje u kijtove per ata qe u pushkatuan nge berisha per te ardhur ju hajdutet rilindas ne pushtet. Pse pikerisht tani kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme? Cfare bete tre vjet megjithese premtuat se do conit para drejtesise vrasesit e 21 janarit? Tani eshte shume vone shoku kone brace. Pipulli nuk ka me besim tek edi beqja gjiknuri tahiri nikolla bashke me kryehajdutet lsi. Ju e patet shansin por e perdoret per te vjedhur dhe jo vene drejtesi.