Ministria e Jashtme shpreh mbështetjen për qeverinë turke, ofron asistencë për shqiptarët në Turqi

16 Korrik 2016, 10:59Politika TEMA

Ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Turqi.

MPJ shpreh ngushëllimet për humbjet dhe mbështet qeverinë turke, një aleate e NATO-s.

MPJ gjithashtu ka ofruar asistencë për shqiptarët në Turqi.

Ja reagimi i plotë i MPJ:

Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Shqiperise ka ndjekur me shqetesim dhe vemendje te vecante zhvillimet e oreve te fundit ne Turqi.

Pershendesim vendosmerine e popullit turk dhe perfaqesuesve të tyre legjitimë për të rikthyer rendin kushtetues dhe shprehim mbeshtetje te plote per qeverine e zgjedhur demokratikisht, institucionet e vendit dhe sundimin e se drejtes.

Turqia mike dhe aleate e ngushtë në NATO eshte nje vend kyc ne luften kunder terrorizmit me kontribute te pazevedesueshme ne perballimin e sfidave te sigurise dhe nje prej shtyllave solide te rendit nderkombetar.

MPJ shpreh ngushellimet me te sinqerta per autoritet dhe popullin turk per jetet e humbura. Urojme sherim te shpejte per te plagosurit dhe normalizim të shpejte te sutuates ne vend.

U bejme thirrje qytetareve shqiptare qe te shmangin zonat e prekura nga trazirat, te ndjekin udhezimet e autoriteve turke dhe mediat lokale ne vijimesi.

Ambasada jone ne Ankara dhe Konsullata ne Stamboll jane ne gatishmeri te plote per tu pergjigjur te gjitha kerkesave per asistence.

Kerkojme mirekuptimin e qytetareve tane dhe bashkepunimin e operatoreve turistike qe deri ne normalizimin e plote te situates te koordinojne veprimet per levizjet e parashikuara  drejt Turqise.

Ftojme te gjithe qytetaret shqiptare qe aktualisht gjenden atje te kontaktojne ne numrin e telefonit Ankara 0090 549 561 1985, Stamboll 0 090539506 04 17 dhe email [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje