Rama thirrje Bashës pas "ultimatumit" të Lu: Koha nuk pret, sfida është historike!

16 Korrik 2016, 14:05Politika TEMA

Nga Edi Rama

I nderuar kryetar i Partisë Demokratike,

I dashur Lulëzim,

Dje ambasadori Lu bëri propozimin e çuditshëm që Ju dhe unë të mbyllemi përjetë në një dhomë(!), për të prodhuar zgjidhjen e shumëpritur nga populli shqiptar e nga miqtë e mëdhenj të këtij vendi dhe aq të domosdoshme për të çelur rrugën e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Një propozim i tillë e shpreh qartë, përmasën e pazakonshme të frustrimit të aleatit tonë strategjik, SHBA, në kushtet e ngërçit ku ndodhet procesi, teksa ora e të vërtetës po afron. Por po ashtu, ky propozim nxjerr në pah më shumë se njëqind deklarata zyrtare, se çfarë rëndësie madhore ka për Shtetet e Bashkuara, kjo reformë në drejtësi në një vend aleat si Shqipëria; ku askush nuk do të donte të përballej nesër me regresin shqetësues që mosvotimi i reformës do të sillte në disa plane themelore.

Më anë tjetër, i dërguari i qeverisë gjermane, foli dje me një qartësi krejt “jodiplomatike”, jo vetëm për peshën e madhe që Gjermania i jep Reformës në Drejtësi për vlerësimin e mëtejshëm të Shqipërisë, po edhe për frustrimin e partnerit tonë të madh europian, përballë shfaqjes së dhënë deri më tash nga opozita. Eksperienca ime po besoj edhe e Juaja, nuk e njeh një rast të ngjashëm, kur një diplomat, i ardhur posaçërisht për një çështje politike në Tiranë, të flasë në emër të një qeverie (e të kujt qeverie se!) dhe të kritikojë pa asnjë rezervë opozitën.

I sjell këto në vëmendjen Tuaj për t’Ju bërë një thirrje të sinqertë, publike, për një reflektim shumë serioz në kuptimin më të mirë të fjalës.

Nuk do të ndodhte kurrë që bota demokratike të shënjestronte opozitën këtu, në vendin tonë të vogël, përmes zërave më autoritarë të saj, nëse rëndësia e Reformës në Drejtësi nuk do të ishte e jashtëzakonshme dhe jo vetëm për Shqipërinë në vetvete, po edhe për Shqipërinë si një vend aktualisht joproblematik i Ballkanit Perëndimor. S’ka hije dyshimi për mua, se ky angazhim i paprecedent i partnerëve tanë në këtë proces, është edhe një çështje e forcimit të mëtejshëm të ligjshmërisë në Shqipëri, si një element që rrit qendrueshmërinë demokratike të shtetit tonë në funksion të rritjes së sigurisë së vendit e të vetë rajonit ku jetojmë.

Duket qartë që rrjedha e deritanishme e procesit po i bie ndesh, në një formë haptazi të papranueshme për ta, jo thjesht dëshirës së partnerëve tanë më të mëdhenj, për ta parë Shqipërinë të hedhë me kurajo një hap kaq të rëndësishëm përpara, po edhe objektivit të tyre për ta nxitur më tutje procesin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, përmes çeljes së negociatave me Shqipërinë. Këtë të fundit e ka konfirmuar si vullnet të plotë dhe më shumë se në një rast, vetë kancelarja gjermane me të cilën biseduam gjerë e gjatë për perspektivën e Shqipërisë, edhe pak ditë më parë në Varshavë.

Çka rrezikojmë të humbasim në shumë drejtime si vend dhe si popull, nëse nuk e kalojmë Reformën në Drejtësi, është vërtet jashtëzakonisht shumë! Dhe nxjerrja si pengesë e fundit për votimin e reformës, e shkeljes së sovranitetit tonë kushtetues për shkak të mënyrës së përfshirjes së ndërkombëtareve në procesin e vetingut, është vërtet e tepërt dhe plotësisht vetëndëshkuese; jo thjesht e vetëm për Partinë Demokratike, po për të gjithë pa përjashtim dhe për Shqipërinë në radhë të parë.

Ne nuk duhet ta lejojmë kurrësesi që Shqipëria të turpërohet botërisht, si vendi ku Kuvendi nuk kaloi reformën në drejtësi sepse deputetët nuk donin përfshirjen reale të partnerëve të vendit tonë, në procesin e pastrimit të sistemit të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar! Kjo është një nga ato njolla që nuk hiqen për një kohë shumë të gjatë ndërkombëtarisht dhe që kushtëzojnë cilësinë e marrëdhënieve më të rëndësishme ndërkombëtare të vendit.

Si mund t’ia bëjmë ne këtë vendit tonë, njerëzve tanë, fëmijëve të këtij vendi?!

Duke Ju uruar gëzuar ditëlindjen e vajzës Suaj, dua të nënvizoj këtu në fund, se jam gati të mbështes pa asnjë vërejtje, çdo propozim që Ju do të bëni, për ta kaluar me sukses këtë reformë jetike e për ta shpëtuar vendin nga njollosja e pashmangshme dhe rreziku real i regresit demokratik në rast dështimi. Natyrisht, çdo propozim duhet të jetë i pranueshëm për aleatët tanë strategjike, SHBA/BE. E ndërkohë që propozimin Tuaj të fundit ata e kanë rrëzuar edhe publikisht, mbetem me padurim në pritje të një reagimi konstruktiv nga ana Juaj.

Koha nuk pret, sfida është historike.

Shumë sinqerisht,

Edi Rama

22 komente në “Rama thirrje Bashës pas “ultimatumit” të Lu: Koha nuk pret, sfida është historike!”

  1. I jap un nje zgjidhje shqiptarve se si basha me salen dhe Bylykbashin ta votojn reformen ne drejtsi nje model revulucioni i tipit Gadafi ose sic ndodhi ne turqi shifeni behet apo nuk behet shqipria shum shpejt.Ka nevoj per gjakderdhje jo si ne luften shqiptaro -shqiptare ne 97 por me gjak politikanesh.

    1. pse mor qafir says:

      jane mesuar me ther dashin keta more prandaj nuk e firmosin pa u ther dashi ke dera

      hajt se folim

    2. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Ore dergoini ndonje nga ata me maska bashes ta shtroje ne hu se ndryshe nuk merr vesh ai. Nuk njeh gjuhe diplomatike ai hajvan samari, ai me duket se ndikohet vetem nga dajaku.

      Ai nuk me duket se nuk e njeh dhe nuk di ta vleresoje rendesine e reformes per vendin po nuk u be si te thoje ai.

      Edhe melisa dodes duhet cuar ndonje femer ta lepije se ndoshta e merr vesh qe liria e njerezve per te bere cte duan e me ke te duan ne shtratin e tyre nuk duhet te behet kusht per nje sistem te paster drejtesie.

      Edhe sali berishes, sikur te shkonte dhe ti fliste tritan shehu per vlerat e shtetit ligjor nuk do bente keq. Tritani ka eksperince personale ne situata ku ligji humbet fuqine ne vend dhe populli humbet durimin. Le ti flasi per historine e preshit qe e thelloj dhe zgjeroi tritanin si politikan demokrat. Ndoshta sala mund te kthjellohet dhe te zgjedhe modelin e duhur te te berit politike per ta evituar mundesine e te thelluarit dhe zgjeruarit nga preshi i popullit.

  2. salem says:

    Kujt i thua?
    E le Saliu ate ?
    Vetem referendumi e zgjidh.Kini kurajo per kete dhe do zgjidhet.

  3. xxx says:

    Kujdes kur kembengul amerikoni!!!!!
    Hapi rrugen budallait!!

  4. xxx says:

    Kujdes kur kembengul amerikoni!!!!!
    Hapi rrugen budallait!!!

  5. Coku says:

    Po a eshte njeri ai tjetri. Pastaj duhet ta kishe shkruar malokshe se ata nuk dine shqip.

  6. TJ says:

    Rama e “uli steken” shume poshte! Bisedime me Lulin? Zot na ruaj nga Berisha! E cfare mund te vendose Basha pa Berishen? Ne kete rruge nuk behet reforma! BE dhe Kukan jane fajtoret kryesore per gjendjen e Shqiperise politike,drejtesise dhe korupsionit! Pasi toleruan krimet e PD dhe Berishes keta mytebere, Kukan,eshte pergjegjesi kryesor! Arsyet? Une nuk i di por Berisha njehet si njeri qe te korrupton! Krokodili therret ULERIN edhe sot!

  7. xhibi says:

    Te lumte dora, vetem se luli e ka emrin lulzim jo lulezim. jo per gje po kam hall mos e quan provokim dhe te shkruan eqi ne vend te edi

  8. Ilir says:

    Kapitullim, por vetem me nje kusht teper te vogel: Cdo vickel e “Te debuarve nga vota plebishitare 1milionshe me 23Qershor2013″ te pranohet nga Padronet, ShBA dhe BE.
    KY eshte Krye-Politikani i zgjedhur ” demokratikisht”, qe ka per detyre te vendos per fatin e shumices se shqiptareve te Shqiperise! Keta jane Politikanet e Shqiperise !
    Sa poshte qe kemi rene dhe po vazhdojme te biem!
    Jane bere te padurueshem, ndersa sistemi i lejon te tallen me fatin tone.
    Artisti – Kryeminister i Shqiperise! Duke vleresuar rolin qe do te kishte BunkArt-i : Vepra jote, ne raste te jashtezakoneshme, duke vleresuar Sigurine maksimale Tuajen dhe te “kryezotnise” se Debuar nga Vota Plebishitare : te quajturit Lulezim Basha, Siguri qe do te duhet te keni ne rast te komunikimit tuaj, “te sfiduar” per diten e Hene nga governatori i pare i Shqiperise, Z.LU, ju propozoj qe takimin e fundit midis jush ta beni brenda BunkArt-it. Nuk ka per tu degjuar sikur edhe nje tingull juaja, nderkohe qe brenda tij do te jeni te sigurte perjetesisht ne rast se nuk bini dakort . Plotesohet 100% Urdhri, me fal Sfida e governatorit te pare, Z.Lu, sic u shpreh mbreme.

  9. MeteH says:

    Bravo Edi.Po i lutesh shume.Ai nuk merr dot vendim nuk e le Saliu

  10. lulezimja says:

    Po Te dhame nje meleon vota per Te drejtuar shtetin dhe per Te kryer reforma dhe Jo per Te kembyer letra dashurije me hajdutet dhe vrasesit. Kinezi Ta Tha mire, mbylluni me Lulen e mos dilni kure POR me pare jep doreheqjen
    Reformat duan burra dhe Jo burece qaramane

  11. Prudentino says:

    Ajo kulla e stadiumit sa kate do jete dhe kush eshte investitori o Ed?
    Dhe nje nje keshille miku: mos u lodh te punosh dhe per dite te shtune. U trete per atdhe e per Shqiperi !
    Si po i kujton shqiptaret, trapa krejt? Ketej akuzon PD per Gerdec, Rrugen e Kombit dhe 21 Janar e andej kerkon bisedime per reforme drejtesie…
    Edhe Nano keshtu kujtonte qe ishte perendi mbas burgut por tani nuk i flet me goje as Tit Sampisti.

    1. Spartaku says:

      PRUDENTINO! Je ne metro? Te akuzosh pd per gerdecin 21 janarin,rrugen e kombit, eshte me se e drejte.Keto jane krime qe i ka bere kryekrimineli i pd-ke Sali Berisha.Edi Rama po tregohet shume tolerant me çakenjet e pd-ke,se po te ishte Berisha,nuk do ta pyeste fare Edi Ramen.Kryeministri Rama,eshte nje kryeminister i moderuar,me kulture dhe edukate,dhe jo rrugaç si Berisha dhe Basha.

  12. Dialektika says:

    Kesha I thone, dorezoni pasurine e vjedhur dhe hajdeni me burg.

  13. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE

    KONSENSUS “KESHTU E ASESI NDRYSHE” APO… !?

    – A mund te kete konsensus me nje “bande gangsteresh” qe nuk ka konsensus brenda radheve te saj…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si?

    Me konsensus”Keshtu e nuk ka rruge tjeter” ” Sic themi ne e asesi ndryshe”, ” O me ne o me armikun e kllases… Rruge te mesme nuk ka” sic thoshte shoku Enver!
    Po a eshte ky konsensusi, mirekuptimi, marreveshja!?
    Kurrsesi!
    Ky eshte diktat i mirefillte! Diktat 24 karat… Jo konsensus!
    Me konsensus Sali Berisha dhe taborri i tij politik e familjar kuptojne diktatin…
    E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
    Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta sabotuar, vetem per ta zhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
    Me lutje!?
    Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Partia Demokratike domethene Sali Berisha i sheh, i kupton, i vlereson si dobesi, si frike, si nenshtrim… e i shkel me kembe !
    Ndaj ai si nje femije i keq i llastuar dhe i lazdruar pertej permasave te vet durimit kinez te shqiptareve dhe vete nderkombetareve, ben te fortin, ben garipin, ben trazovacin qe kthen permbys e ben rrokopuje shtepine e perbashket te shqiptareve!

    Leva e Arkimedit? Jo! Leva e Sales!

    Si!?
    Nepermjet leves se sundimit te Sali Berishes, pandeshkueshmerise qe ia ka dhene vetvetes e bandes se tij nepermjet Ligjit me barbar te tiranise Ligji jam une!
    Nepermjet kushtetues se Sali Berishes” Ne Saliu, Me Saliun, Per Saliun!” dhe klanin e tij politik e familjar!
    Nepermjet marrjes peng e venies nen kontroll te plote te cdo hallke te shtetit ligjor nga gjykatesi me thjeshte e deri tek Kryetari i Gjykates Kushtetuese, qe para se te vishte togen e zeze me vetem 71 vota shkoi e u fal tek Sali Berisha, nga prokurori i fundit e deri tek Kryeprokurori i Shqiperise,.. Nga Arben Aliaj e deri tek Plepisti Gjin Gjoni, sot multimilioner, duke shitur drejtesi e deri tek Presidenti kapterr i SHQUP-it po me 71 vota te trafikuara e te shitblera!
    Ja pse Basha e juristet e SHQUP- it duan dhe kembengulin qe Vetingun ta beje pikerisht Gjykata Kushtetuese , 90 per qind e komanduar prej Berishes e jo aleatet tane strategjike e miq te sterprovuar te shqiptareve si popull e te Shqiperise si shtet pa perkrahjen totale, te te cileve Sali Berisha kurre nuk do ta kishte pare as ne enderr kreun as te shtetit e as te qeverise shqiptare !
    Ndaj nuk thote kot sovrani kur behet jevgu mbret se pari vret baben e vet !

    Cila eshte zgjidhja!?

    Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensusin e sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione votat e lira te shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
    Konsensusi i sovranit shqiptar eshte i panegociueshem e i patjtersueshem!
    92 per qind e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi si premtimi solemn i PS-se LSI-se etj. gjate fushates elektorale te 23 qershorit 2013, si e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin dhe vendosur shtetin ligjor be Shqiperi!
    Askush as PS, as LSI asnje politikan nuk ka atribut te shkele mbi vullnetin dhe voten e sovranit qe eshte kyci dhe themeli i sovranitetit te shtetit shqiptar!
    Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    A ka zgjidhje tjeter?
    Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!

    Enough it’s enough… Boll me!

    Cdo lutje per konsensus, per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit madhor te Reformes ne Drejtesi pet vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane! Boll me!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Cdo marreveshje okulte Edi Rames e Ilir Metes vec e vec apo se bashku me Sali Berishen do te ishte antishqiptare e antiamerikane! Pse?
    95 per qind e shqiptareve e duan e perkrahin SHBA- ne e BE-ne si aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te shqiptareve si komb!
    Proamerikanizmi eshte nje kult per shqiptaret jo vetem be Shqiperi, Kosove por kudo ne Bote!

    … Perndryshe … fjalen e fundit e ka sovrani !

    Asnje politikan nuk ka as fuqi e as tager te dale mbi kete kult te shqiptareve!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!
    Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
    Konsensus vetem me sovranin dhe voten e shpirtin proamerikan e properendimor!
    Perndryshe…. Perndryshe !
    … Le te flase sovrani me voten e tij te lire dhe Referendumin per Reformen ne Drejtesi!
    Ai dhe askush tjeter e ka fjalen e fundit dhe zgjidhjen perfundimtare ne demokraci!

  14. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po te deshirosh miratimin e reformes ne drejtesi,mos u lodh duke I derguar letra njeriut te gabuar,reforma nuk eshte as ne doren tende,ate e kane ne dore Meta & Berisha,vetem keta mund ta miratojne,me nje fjale te bejne vetvrasja si M.Shehu !

  15. 0007 says:

    Si mbani shprese nga nga Saliu dhe Luli. E thene shqip : SALIU NUK DO REFORME NE DREJTESI ! Si mund te doje reformen ne drejtesi Saliu ,O zoti ambasador ! Ate qe Ju e kritikuat ,si dhe gjykatesi me I perfoluri , Saliu e mori shembulll si modelin e gjyqtareve ? Si mbani shprese akoma te Saliu? nuk po them LUli ,sepse Luli nuk e ka problem. Luli kembet I ka ne Shqiperi .po koken e ka ne Hollande. Perse i duhet Lulit drejtesia ne Shqiperi? Moswe valle do ti vuajne femijet? Mos valle do ti vuaj gruaja? Luli do te perkrahi disa gjyqtare e biznesmen,ishalla behet dhe kryeminister ,gje qe eshte nje enderrr,te bej ca para me kete sistem drejtesie e ti thote ,vendit : “IKa une,zjarri te te bjeri cep me cep. Saliu thote: Te shpetoi nga burgu edhe keto dite qe me ka falur perndia, pa po vdiqa une ,asnje mos te mbes ne kembe….. Ndaj mos prisni aprovim nga nga Luli e Saliu. Ne rasdhe te pare I bejme thirreje deputeteve demokrat si : Majlinda Bregut, Astrit Patozit, Eduart Halimit, Jozefina Topallit, Tabakut , e disa te tjereve qe nuk ua di emrat te votojne refoemen e mos te pyesin per LUl e Sali,por per femijet e tyre ne radhe te pare,per veten e tyre se jane ne moshe te re ,si edhe per popullin Shqiptare. Shpresen ekemi . Ne raste se nuk votohet I bej thirrje 92-93 % te popullsise qe do reformen e sidomos popullit te thjeshte te rrethojme parlamentin me 21 korrik e te mos leme deputetet te dalin nga salla pa votuar reformen. Brenda ne salle te jete edhe i ngarkuari me punet e presidences I Partise demokratike Bujar Mehmeti apo Nishani si e ka mbiemrin. POPULL ,ME21 KORRIK ESHTE DIRA E DREJTESISE NE VENDIN TONE ,dhe kete dite ta shpallim dite feste si “DITA E LINDJES SE DREJTESISE NE SHQIPERI” Per Ameriken e Europen qe tundem sheshe e rruge me 1992 e kemi ne gjirin tone.ATo na therresin ejsni ne gjirin tone ,kurse kusaret , tradhetaret e ish komunisti Sali, thote jo nuk duam. PO pune e madhe se nuk do LUli e Saliu. President kukull, O BUJAR NISHANI, HPE GOJEN E TREGOHU NJE HERE SE JE ME TE VERTET PRESIDENT E JO LOVACE E SALIUT> BEJU THIRRJE SHQIPTAREVE TE NGRIHEN NE MBROJTJE TE DREJTESISE. Ka ardhur ora e lireise,o president! Pa drejtesi nuk ka liri ,o ideollogu I drejtesise dhe ushtrise,o njeriu me dy diploma e “master? POPUll, PO VJEN ORA E LIRISE,ORA TE SHKOJME NE EUROPE ,TE BEHEMI SI GJITHE EUROPA. POPULL ,PSE NUK E DO SALIU REFORMEN NE DREJTESI TE GJITHE E KEMI TE QARTE SI DRITA E DJELLIT ,SI BUKA QE DISA E HANE E DISA NUK E HANE. sALIU E TE TJERE, ( gJYKATES.PROKURORE,AVOKATE E BIZNESMEN HAJDUTE) NUK E DUANE DREJTESINE. mE 21 kORRIK TE GJITHE NE KEMBE. NENI 88 ESHTE I QARTE PER NE. pASTERINE E DREJTESISE DO TA BEJNE SHQIPTARET E NDERSHEM E NDERKOMBETARET. nuK SHKELET SOVRANITETI NGA MIQTE E MIRE. Me thoni cili mik i mire I shteive tona na ka bere te keqen ? MIKU I MIRE NJIHET NE DITE TE VESHTIRA. E DITE ME TE VESHTIRA SE KJO E DREJTESISE PER NE NUK KA. Miqte po na ndihmojne. RRofte Amerika ! RRofte BE. Te mos harrojme se ishin keta miqe qe i dhane lirine vllezerve tane Kosovar! Ishte po ky tradhetare me emrin Sali ,qe nuk donte nderhyrjen Amerikane dhe Europiane.,duke bere thirrje per mos firmosjen e Rambujese! Ishte po ky sali qe shkeli embargon Amerikane e Europiane ndaj Serbise. Flaku Ameriken dhe europen e ndihmoje Serbine PSe ? E di I gjithe populli! E di edhe cilet e kane mbrojtur. E kane mbrojtur ata qe e mbrojten me 21 janar,ata qw e mbrojten nga gerdeci……. pra e mbrojten keta gjykates tash miljardiere,qe nuk e duane reformen. ME 21 korrik te gjithe para parlamentit!

  16. fieraku NGA ferrasi says:

    O alban haka ndege o burre
    Na Jane Bo komentet tua si dacibaot e Mao ce dunit
    Duhet me i mesu per mendsh si kinezet

  17. Lil Toronto says:

    Ngrihu e shko vet tek Basha. Sfidoje ate.

  18. Devolliu says:

    O EDI; po me kë fole o i uruar? Po Lul-ushi është vetëm një ush në Partinë Fashiste të Sali Kriminelit e nuk ka asnjë kompetencë. Po zero ama, zero fare, nuk e pyet asnjeri, bile as budalla Nulnoka, as pijanik Ristua, as Strazua me këllëf pa kobure e as ai thuthuq Paloqja.

  19. populli says:

    njelloj si ..zuja, s’na doli gje dhe u-ja, njeri me administraten, tjetri me gjykaten, pun e ber pershesh, Shqiperia shkon per lesh, vijn te fryr si gjela, i do vetem Ngjela, perplasin grushtin si sekretari, se na drejton gomari, “doni apo sdoni, ligjin ta votoni”, po per çudi me i fort, na del korrupsjoni, histori e vjeter, histori e gjat, histori e bujshme me dram e gallat, njeri qe i shkurter, tjetri qe i gjat, njeri evropjan, tjetri aziat, te gjithe me çanta mbushur me projekte, ca per shqipetaret, ca edhe per vete .. po kur punes tymi fillon me i dal, perlajne valixhet shkojn me bisht nder shal .. per te ikur njeri, per te ardh nje tjeter, me program te shkruar ne te bardhen leter, … e keshtu me rradh, si dardha nen dardh ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje