REFORMA/ Kukan e Fleckenstein: Gjeni kompromisin, ka ende mundësi

16 Korrik 2016, 12:56Politika TEMA

Eurodeputetët Kukan e Fleckenstein kanë  bërë një deklaratë të përbashkët lidhur me Reformën në Drejtësi.

Ata shprehin keqardhje që nuk u pranua propozimi i përbashkët SHBA-BE.

“Keqardhje që nuk u pranua propozimi SHBA-be. Të bindur se ka ende mundësi për zgjidhje”-thuhet në deklaratë.

Eurodeputetët theksojnë se po ndjekin zhvillimet e Reformës, teksa nxisin politikanët shqiptarë që të gjejnë kompromisin.

Ata bëjnë thirrje për Reformë sipas standarteve të larta, pasi sipas tyre, duhet krijuar një sistem i besueshëm dhe i pavarur drejtësi.

2 komente në “REFORMA/ Kukan e Fleckenstein: Gjeni kompromisin, ka ende mundësi”

  1. Xhaf Kapsollja says:

    Kjo eshte nje loje qe i dihet fundi. N.q.s. Amerika dhe Europa e kane seriozisht si ne Kroaci dhe Rumani , ta vazhdojne presionin deri ne fund. Po pse kaq naive jane duke filluar nga Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe deri tek Ilir Beqja te aprovojne nje ligj qe tja vene byzyluket vehtes?
    Ashtu sic tha Ambasadori Lu , keto jane politikane, HAJDUTE DHE KRIMINELE. Dhe ky moment eshte momenti me delikat i shtetformimit Shqiptar.
    Keto politikane po nuk moren DENIMIN E MERITUAR edhe kete here atehere ky popull duhet te ike nga syte kembet me keq se Sirianet.
    Jemi me shprese tek NDERKOMBETARET qe ky vend te behet.

  2. andromeda says:

    Ç’kompromis kërkoni ju ende more rrufjanë të pjerdhur. Ka më kompromis se ajo që i propozon shefi i mazhorancës opozitës -formulojeni si të doni ju dhe unë e nënshkruaj por ama të ketë dhe pëlqimin e ndërkombëtarëve. Ky është kulmi i kompromisit. Por ju keni hallin të mbroni mikun tuaj Berishën dhe doni që reforma të jetë ajo që do të mbrojë, me veting partiak, vetëm interesat e oligarkëve të rinj shqiptarë. Drejtësinë në Shqipëri mund ta vërë në rrugë të mbarë vetëm një komision i paanshëm ekspertësh ndërkombëtarë. Sa për sovranitetin që pretendon PD, kjo është alibija e fundit që tregon se ata dhe pikërisht ata e kanë frikë reformën, ose e thënë në mënyrë më prozaike është strofkulla e fundit ku fshihen maskarentë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje