Nga Mustafa Nano
Pas një debati politik të gjatë e të mërzitshëm lidhur me reformën në drejtësi, kemi arritur në pikën ku e vetmja gjë, për të cilën palët nuk bien dakord, është Vetting-u i kryer nga të huajt. Socialistët e Ramës nuk janë kundër. Madje, thonë se e duan. Nuk dihet nëse e duan vërtet, duket edhe e pakuptueshme që ta duan sinqerisht, pasi për shkak të tij, do ta pësojnë edhe vetë ata, por me gojë janë duke thënë se e konsiderojnë si një gjë të panegociueshme. LSI-istët e urrejnë këtë ide, por nuk e thonë. Përkundrazi, e maskojnë me fraza konsensusi, kompromisi, marrëveshjeje, dashurie, etj, etj. Demokratët e Berishës e urrejnë dhe nuk e fshehin që e urrejnë, s’ka gjë se qëndrimin e tyre e shesin për patriotizëm. Sa për ambasadorët e huaj, është e sigurtë që e duan. Pjesa tjetër e shqiptarëve, e përfaqësur prej zërash publikë, është e ndarë më dysh. Unë personalisht bëj pjesë tek ata që e duan Vetting-un. Kam pasur rezervat e mija për disa elementë të reformës, por diskutimi për to është arkivuar tashmë. Gjërat kanë ngecur te Vetting-u.
Pse jam për Vetting-un e bërë nga të huajt? Po e filloj nga fillimi. Po bëj një arsyetim, që në fakt e kam bërë vetmevete gjithë këto kohë. Ka një të dhënë që është e njohur për të gjithë: “Sistemi i drejtësisë është tërësisht i korruptuar”. Kjo është një. Duke qenë tërësisht i korruptuar, është lehtësisht i kontrollueshëm nga politika. U bënë dy. Kaq mjafton për të arritur në përfundimin që ky sistem duhet ribërë. Me këtë kemi rënë dakord që të gjithë, apo jo? Ashtu siç “kemi rënë dakord” që kjo reformë do të miratohet nga klasa jonë politike, sidoqë për të mund të mendojmë me plot të drejtë se është po aq e korruptuar sa edhe vetë sistemi i drejtësisë. Nuk ka kush tjetër ta miratojë.
Mirëpo, me kaq sa u tha, nuk kemi asnjë garanci se reforma mund të realizohet, aq më pak se mund të realizohet ashtu si duhet. Si i bëhet? Jep ca shpresa futja në lojë e ca aktorëve që gëzojnë një lloj besimi në publik. Po ku t’i gjejmë këta? Në Tiranë nuk i gjejmë dot. Në Tiranë nuk ka as institucione, as njerëz që gëzojnë besimin e publikut. Shoqëria civile është anemike. Media është më keq se drejtësia (një parantezë e dhimbshme: Media është aq keq, sa është e sigurtë se në këtë vend, të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit, punët do kishin shkuar më mirë pa gazetarët, se sa me ta; e me ç’duken bathët, edhe në dhjetë vitet e ardhshme do të jetë më mirë të jemi pa gazetarë e pa televizione e pa gazeta; mirëpo, për fat të keq kjo s’ka për të ndodhur). Institucionet e tjera publike e shtetërore janë ose partizane, ose të asfiksuara, ose të korruptuara. Atëherë? Atëherë shyqyr që ekzistojnë ambasadorët! Ambasadorët nuk janë autorët e ndonjë grushti shteti. Ata nuk po luajnë një rol që mezi presin ta luajnë. Ata po luajnë një rol që u është kërkuar ta luajnë. Kjo ka ndodhur gjithë kohën në Shqipëri, e cila është krijuar qysh në krye të herës nga ambasadorët (Ju kujtohet Konferenca e Ambasadorëve në Londër?) e ka funksionuar gjithnjë me ndihmën e ambasadorëve (duke përjashtuar periudhën e izolimit hoxhist). Ambasadorët, me protagonizmin e tyre të pakërkuar në jetën politike e publike shqiptare, janë prova ulëritëse e pafuqisë sonë për t’u vetqeverisur. Sikur të na linin të vetëm në punët tona, ne do të zinim të shqyenim sho-shoqin.
Ka ca njerëz që bëjnë sikur nuk e dinë këtë gjë. Duket sikur nuk i mban vendi deri sa t’i shohin ambasadorët jashtë kësaj loje. E nuk lënë gjë pa bërë e gjë pa thënë në këtë funksion. Sa për ilustrim, Ylli Rakipi e Fatos Lubonja, që janë dy syresh, bënë këtë bisedë parmbrëmë në një studio televizive. Rakipi ironikisht pyet: “Pse vallë ambasadori amerikan po na e jep këtë ndihmë të madhe?” Lubonja seriozisht i përgjigjet: “Ambasadori amerikan është i korruptuar nga Rama; kështu pëshpëritet nëpër korridore”. E duhet thënë se kur diskutimi zbret në nivele të tilla mejhanesh, nuk ke as ç’të thuash.
Është e habitshme që Vetting-u ka shqetësuar kaq shumë njerëz. I ka nxjerrë fare nga shinat. Dhe e gjitha kjo në një kohë që Vetting-u i bërë nga të huajt është i vetmi element garancie që ka e gjithë paketa e reformës, është e vetmja që e shpëton këtë reformë, është e vetmja që i jep kuptim reformës. Nëse bie Vetting-u, e gjitha reforma shndërrohet në një rrenë.
“Nuk mund t’ia lëmë sistemin e drejtësisë Edi Ramës. Ai do të na shtypë pastaj.” Kjo ka qenë alibia e tyre. Edhe është. Sipas tyre, Vetting-u është një marifet i Ramës. Të huajt që do ngarkohen me detyrën për të supervizuar procesin e shkarkimit e të rekrutimit të atyre që do të bëjnë shkarkimet e rekrutimet do të jenë nën komandën e Ramës.
Tani, kritikat që i bëhen Ramës janë një gjë. Një numër kritikash i kam bërë vetë, dhe i miratoj kur i bëjnë të tjerët. Kur e sheh që një rregull loje shihet nga Rama si një optional, për të mos thënë si një gjë bezdisëse, për të mos thënë akoma si një agjent që saboton vullnetin e tij të mirë e të virgjër, nuk ke se si të rrish rehat. Pastaj, është edhe mania e tij për të ndërtuar një qeverisje që të sillet si fugë rreth tij. Më falni, rreth Tij, me T të madhe. Kjo ka bërë që ai të mbajë pas vetes lloj-lloj nulitetesh, e t’u besojë atyre administrimin e një pjese të punëve publike. E përse do t’i duhen, xhanëm? Ai vetë del e tepron. Kjo ka bërë gjithashtu që qeverisja të jetë e korruptuar. Nuk kanë rëndësi provat e faktet në këtë mes. Sistemi i qeverisjes ka mbetur po ai. Transparenca është zero. Lëre pastaj, që për një pjesë të funksionarëve të qeverisë gjithë qyteti nuk resht së foluri. Zyrtarë të tillë nuk mund të merren në mbrojtje, siç bën Rama, me mendimin se nuk ka prova që janë të korruptuar. Një njeri që nuk mbron dot imazhin e tij publik, nuk mund të mbrojë interesat e publikut, edhe sikur të jetë realisht i pakorruptuar. Një njeri, për të cilin publiku beson se është i korruptuar, nuk duhet të mbajë asnjë ditë një post a përgjegjësi të rëndësishme, edhe sikur të jetë më i ndershmi i botës. Në fund, është një lloj feeling-u a kompleksi simpatie që Edi Rama ka manifestuar gjithnjë ndaj të fortëve e gangsterëve të provincës e të metropolit, të biznesit e të politikës, të medias e të jetës publike. Kur të bëhet një libër për Ramën (Nëse nuk ulet dikush për ta bërë, do ta bëj vetë. Kam plot gjëra interesante për të thënë), do të shkruhet me siguri për plot miqësira të çuditshme që ai ka pasur gjatë karrierës së tij politike. Ka për të qenë një biografi e lezetshme.
Ka edhe kritika të tjera që mund t’i bëhen. Por ka dy gjëra që duhen theksuar: Së pari, qeverisja e Ramës nuk ka të krahasuar me regjimin kriminal që kemi lënë prapa. Janë të çuditshme tentativat për të bërë paralele përngjasuese me kohët e Berishës, apo për ta nxjerrë qeverisjen e Ramës si më të ndyrën në historinë e këtij vendi, apo vetë Ramën si njeriun më të rrezikshëm e më të urryer. Janë edhe më të çuditshme kur këto paralele i bëjnë ca njerëz që më 21 janar 2011, kur Berisha vrau katër vetë në bulevard, e më pas fliste për stilolapsa pistoletë e thika me helm, belbëzonin si të shastisur e nuk ua nxinte goja një fjalë kundër asaj masakre të konsumuar ditën me diell, përpara kamerave. E shumta, që thoshin ishte një idiotësi e përbuzshme: “Mirë, mirë, ne e dimë kush i vrau, por pyetja është kush i çoi para kryeministrisë për t’u vrarë!!!!”
Së dyti, kritikat nuk kanë lidhje me reformën. Ne nuk mund ta hedhim poshtë një reformë, meqënëse këtë reformë e do Rama. Neve na lipset më shumë reforma në drejtësi se sa pyetjet e llojit: “Po të ishte se reforma do synonte të godiste të korruptuarit, pse do ta donte Rama?”, ose “Pse vallë Rama lëshon vazhdimisht pe ndaj kërkesave të opozitës? Ka një hile këtu.” Dhe përgjigjen e lënë të nënkuptuar: “Kjo është provë e sigurtë se, sidoqë të bëhet, sistemi do bjerë në dorë të Ramës”. Hëm, mendja ta thotë se prej frikës së Ramës që do ta sundojë këtë vend, do duhej të gjenin pak ngushëllim te fakti që Vetting-un e kanë në duar të huajt, por është pikërisht Vetting-u, që atyre ua shpif. Pse? Sepse Rama i ka blerë të gjithë të huajt. Ose sepse – ky është kulmi i maskarallëkut – “na cënohet sovraniteti”. Ma vaffanculo, va!
E dini? Sikur ta kisha në dorë, këtyre njerëzve që janë kundër Vetting-ut të bërë nga të huajt, do t’ua hiqja të drejtën e fjalës një copë herë. Derisa reforma të miratohej, kuptohet. Më pas, do t’i lija të lirë t’i jepnin gojës mbarë e mbrapsht. E të ndiqnin, sipas rastit, emocionet a interesat e tyre.
O Much, i ke ardhur rrotull arsyes pse rama e do vettingun nga te huajt, por se ke thene arsyen e vertete. Ramen mund ta shpalle FBI-ja person ne kerkim nderkombetar per 24 ore. A te kujtohet qe Bilal Shehu ne Nju Xhersi i ka pranuar FBI-se se ka marre 80 mije dollare nga ‘qytetari i huaj nr 1’, per te mundesuar nje foto te ‘qytetarit te huaj nr 2’ (nenkupto Ramen) me Obamen?
Duket se FBI-ja nuk i ka Metes e Berishes ndonje dosje per shkeljen e ligjit federal amerikan (per shkelje te ligjeve shqiptare mund t’i kene nje ton me dosje, por keto i gjykon e shoqja e Fullanit ne gjykate te larte.)
Keshille: me Lubonjen mos u merr se ka lindur inteligjent, por ka rrjedhur. Rakipit nuk ia vlen fare t’i permendesh emrin ti patriot i dashur.
“…E dini? Sikur ta kisha ne dore, ketyre njerzve qe jane kunder Veting-ut te bere nga te huajt, do t´ua hiqja te drejten e fjales nje cope here. …“
Filozofi i madh Karl Popper : “Une nuk jami gatshem te pranoj nje ide, nje platforme, nje supozim, nje teori qe diktohet dhe nuk pranon argumentin e kunder.“
Keto jane fjalet e gazetarit. Dhe ky citim eshte e gjithe substanca e shkrimit. Ky eshte shpirti e dashuria e autorit apo formimi i tij! O zoti Gazetar Ti beson dhe besimin tend e bazon jo ne nje arsyetim racional, po ne nje imagjinate si nje dashnor qe i jane errur syte dhe qe vetem me te verteten nuk ka te beje.
Per kete dhe shperthimet tuaja pa subtance te vertete po me retorike mashtruese e manipuluese je bere i njohur e ke targe individualiteti qe dhe ti vete nuk ndjehesh mire. Ti je muster e nje gazetari qe nuk ke ndershmeri intelektuale dhe kjo eshte e vulosur dhe taposur. Fatos Lubonja ka ndershmeri intelektuale se Ai konfortohet pa i hy gje ne “xhep“.
o skraparlli, po leri proçka se e degjove prokurorin amerikan? S’ka asnje proçes per Edi Ramen , tha….tani edhe sikur te jete e vertete o skraparlli, ajo eshte nje qime ne bythe ne krahasim me krimet e Sali berishes qe birbilon akoma dhe ti skraparlli i vjen rrotull e ben sikur s’e do. Edhe une se kam dashur fare Ramen, por njeri me i vendosur dhe i pergjegjshem se Edi Rama per çeshtjen shqiptare, s’ka per ti ardhur me Shqiperise. Pune qe ka bere Edi Rama ne keto 3 vjet nuk jane bere ne 25 vjet; flase per ata qe kane sy dhe shikojne jo per ata qe u jane errur nga xhelozia, cmira por dhe prishja e qetesise tyre. Ka vene ne binare shtetin. Reforma ne drejtesi do ta mbyllte çeshtjen por per fat te keq keshtu e ka demokracia qe kriminelet bashkejetojne me te ndershmit, bile edhe i mbytin ata.
Ke te drejt ka ben shtet le hajdutet bavgave dhe aerodromeve dhe kap(bosat) qe shesin kanacet! Ky esht sukses shumi i madh.
O Muc cfare dreqin hani ne Tirane ju -Mut hani? Qe shkruani si mendje Pula ?
Rama eshte pasuri kombetare,nuk preket o Muq
Shume drejte. Ne dt 21 Korrik te votohet reforma me votim te hapur.
Muçit i pelqen vetingu,ai nuk eshte perfshire ne opinione mbeshtetese,per kriminelet dhe korupsionin,”UNE” I takoi gazetarve qe jam paguar dhe vazhdoj te paguhem,per mbeshtetjen e kriminelve politik dhe ekonomik,ata jane shumic dhe Muçi deshiron t’ju “mbyll” gojen,deri sa te miratohet reforma !
Keta gazetare,pikerisht per kete paguhen,per besnikerine ndaj atyre qe i sponsorizojne,tam-tamet e tyre, çdo nate, na detyrojne te spostojme kanalin tek eurosporti,kur kampionati europian ka perfunduar !
Reforma eshte urgjente,por perseri politika kerkon ta kete pronen e saj,politikanet tane jane me pak te besushem se gjyqtaret dhe prokuroret tane,kerkohet vetingu te behet se pari per ta.
Me nje fjale popullore,po e mbyll,”Keto fela mishi,nuk na i nxe poçja” !
Pershendetje, ju lutem botoni kete koment:
Arsyeja pse qelbesirat e korrupsionit ne Politike dhe servilet e tyre ne Media i tremben Vettingut nga nderkombetaret dhe pse nderkombetaret e duan patjeter, e shpjeguar thjeshte eshte kjo:
BKH dhe Prokuroria speciale pasi te ngrihen dhe funksionojne plotesisht sipas kerkesave te shba-be do fillojne te “justifikojne” arysen pse jane ngritur. Shume QELBESIRA te korrupsionit ne politike do akuzohen. Ceshtjet do shkojne ne Gjykate por eshte e sigurte se me gjyqtare si ata qe i njohim te gjithe, (ata qe lirojne trafikante, gardiste vrases apo zyratare te korruptuar) ceshtjet do bien nje nga nje. Gjithe investimi i huaj per BKH dhe Prokurorine do behet 0 me vendimet e ketyre gjyqtarve.
Ndaj nderkombetarve u duhet nje filter ne doren e tyre, qe qelbesirat e sotshme te Gjysorit mos zene prape vendet qe kishin. Pa kete filter eshte e qarte se cilat jane preferencat e lidershipit te PD-se dhe qelbesirave te tjera te korrupsionit ne politike. Pa nderkombetaret, me votat e tyre ne komisonet e Vetingut ata do fusin Qelbesirat e gjyqsorit te sotem. Edhe sikur ceshtjet ti trajtojne gjyqtare qe nuk jane emeruar nga keta, ata do hiqen si viktima duke deklaruar se po denohen nga gjyqtare/prokurore te emeruar nga te zgjedhurit e pales tjeter.
Lidershipi PD-se, nuk u trembet gjyqtarve/prokurorve te zgjedhur nga PS-ja, se ata mund ti sulmoje politikisht dite-nate. U tremben vetem te pavarurve, atyre qe kalojne me filtrin e nderkombetarve – se me ata nuk ka cfare albie te perdore.
Reforma nuk miratohet ose rama do i gjunjezohet, berishes metes e bashes e do bej cfar duan ato.
Spektakolare.
Ku e lame o Muçi?
Tek Lubonja !
Ushtari opinionist,me syze sa nje byth kavanozi,nuk shikoi 4 te vraret me 21 janar,tani fal tekonollogjise moderne,ka pare korupsionin e ambasadorit Lu,te koruptuar nga Rama !
Shperdorim te profesionit te gazetarit,nuk gjen ne bote,duke qene berishjan i rreshtit te pare akuzon pa asnje fakt,ambasadorin e nje vendi te nderuar,qe eshte teresisht i perkushtuar ndaj reformes ne drejtesi.
Keta jane gazetaret qe mundohen te shkruajne ne memorjen e shqiptare !
Te peeshendes per shkrimin. Kjo reforme eshte lakmusi qe te kuptojme,megjithese e dim shume mire,se kush jane kriminelet,hajdutet,mashtruesit,denugruesit e shqiptareve per 26 vjet. Persa i perkete shmb.Rakipi-Lubonja i njohim mire,n n e vajge e ndare ne dy pjese te barabarta nga i interesuari Berisha. Gazetaret jane bere si ata qenet e rruges dhe qe shumicen e kohes e kalojne prane koshave te mbeturinave. Z. Shqiperia eshte ne udhekryq dhe pa shprese. Sot Sali Berisha u mburre per veasjet e 21 Janarit! E tmerreshme!
Me pelqeu analiza e Z.M.Nano.Pak a shume te njejtat gjera i rradhita ne nje koment per inervisten e Fatos Lubonje s ne ORA NEWS.Me behet qejfi qe nje gazetar me peshe i ka shume te qarta gjerat ne Sistemin e Drejtesise Shqiptare dhe i heq koren plageve te Drejtesise dhe politikes Shqiptare.
Dhe une jam reshtuar per Vetingun , po me sa kam dijeni ,jane dhe shume te tjere qe e presin me ankth kalimin e Reformes ne Drejtesi
O muci
Vetem nje fjale me gjetur ti
Aleanca qelbesirave
Te tjerat lerjs tosit ti
Se je shume larg nga Tosi
Ma para behet gomari pape
Se ju KO.unistet pro amerikanet.
Te lumte Nano! Llogjike dhe argument i shtruar. Jo si analistet e tjere bytheperpjete.
Eshte e vertete ajo qe thote Mustafa Nano,Ylli Rakipin e njohin te gjithe si pijanec mejhanesh dhe bixhozxhi.Kurse Lubonja eshte per te ardhur keq sepse ja ka verbuar syte urrejtja dhe inati per individe te caktuar dhe duke u nis nga kjo pike gabon cdo analize pastaj.
Turp i madh per te gjithe ata analiste qe flasin ne emer te “sovranitetit” kunder amerikaneve dhe europianeve.Cfare kemi bere ne “me sovranitet”keta 26 vjet? Jemi zhytur thelle e me thelle ne nje grope te stermadhe! Pushtetaret na e kane hipur dhe na e kane futur thelle e me thelle e ne me “sovranitetin” tone jo vetem qe nuk kemi patur fuqi ti largojme por edhe jua kemi shtuar me shume pushtetin dhe parane.
Ilir Skrapari doli me bllok ne dore ku nje flete blloku bente 700 mije euro dhe ne,”sovranet shqiptare” ja katerfishuam votat ne kater vjet duke ja shitur nje vote sa per nje thes miell! Gjykata jone e Larte”sovrane” e nxorri te pafajshem dhe askush nga ne “sovranet” e tjere nuk doli te protestonte! Te kishte ndodhur ky skandal kudo tjeterkund ne Europe,te kishin nxjerre te pafajshem vrasesit e 21 janarit e plot mynxyra publike qe ka bere ketu drejtesia, do ishin permbytur prokurori dhe gjykata nga vala e protestes se njerezve.Ketu,me ne “sovranet” asgje nuk ndodh! Ndodh e kunderta e asaj qe duhet te ndodhe,sheiket e pushtetit dhe te drejtesise me votat e mjeraneve “sovrane” dhe me fuqine e korporates “pushtet i pavarur” te drejtesise vetem sa shtojne fuqine,pushtetin dhe miliardat e tyre!
Te kishte tu bente protektorat ky vend ku ma gjen! Po ta kishte pasur fatin te ishte bere ketu e nja 50-60 vjet te shkuara do ishim sot si gjithe Europa e zhvilluar e jo si vendet e Afrikes ekuatoriale!
Drejtesia protektorat europian dhe amerikan eshte me e pakta qe duhet bere per te ngjallur nje fije shprese se Shqiperia mund te behet!
Zoti Muatafa, duke njohur intelektin tuaj , nuk besoj te jesh viktim e sharlataneve dhe hajdutëve gazetare Rakipi (turp te merreshme ate injorant) ish ishbllokmeni i persekutuar Lubonja një spekullante qe se degjon njeri, por bën sikur je. Këtë radhë nuk je i sinqertë. Vetinngun ska shqiptarë që nuk e do , përjashto politikanë kriminelë dhe gazetarë kriminel, ti besoj se nuk je pjese. Po unë nuk kuptoj ambasadorin q i thito Ramës të mbzllet me Bashën, kur Rama i ka thënë shkruaje reformën dhe bjerë dakort me SHBA, mos vallë SHBA po luan ndonjë kojë si di ajo? Po në se Rama pranon reformën pa veting, ky është fundi i tij, populli do ta hedh në kosh të plehrave.
O skraparliu gjasme jo si meta!
Rama mund te jete dhe te akuzohet si thua ti> Por ti ne kete rast mos u beje hileqar! Qendro si Skraparli si Meta! Pse?
Kjo e Rames eshte e freskete dhe mesa kuptoj kerkon capune qe te arrij derisa kerkonTI! Kjo do te thote se: Per SB. mund te leshohet qe sonte nje mandate arresti per 4 qytetaret Shqiptar te vrare me 21 janar. Po keshtu mund te shtohet edhe vrasja mafioze nga SHIK e Remzi Hoxhes, ku keto te gjitha bejne 5 jete njerezish ( Jo fotografi!!! me Bushin!). Po keshtu Meta talli menderen me ekspertizen e FBI per nr.7 te famshem) duke e hedhur poshte me nje informaticien. Mirpo kjo nga amerikanet mund te interpreteohet edhe si cenim, ulje e besueshmerise, efektivisht goditje e institucioneve amerikane. Dhe ti beso e di qe atat shejtan amarikan mund te gjejne ndonje nen edhe per kete. ( sepse kerkesen per kete ekspertize e beri Qeveria dhe prokuroria shqiptare). Pra e kuptonqe edhe per LIRON mund te kete ceshtje tashme qe mund tadergojne ne duarte e amerikaneve. C’ka dua te them oj skraparlesh ( se iliri Ilir eshte burre te pakten), eshte mos na fyej intelegjencen!
Jo i pari Rama per nje fotografi por krimineli dhe i korruptuari i drejteperdrejte para drejtesise, si thua? Tung!
Sikur kete çeshtjen e sovranitetit t’a kishte ngritur , ku ta di une…Shoqata e veteraneve te luftes nacionalçlirimtare do t’a kuptoja e do qeshja. Po kur e ngrene keta Urjahipet e demokratikes mua me vjen per te vjelle. Keta sovranitetin e kane bere mall per pazar… shif shitjen e hapesires detare. Aty keta sovranistet e tmerruar duhet te kishin vene kujen. Fatos Lubonja eshte i pjerdhur nga trute. Ai eshte i pafajshem. Mjafton t’a shohesh ne fytyre per te kuptuar qe ai eshte i pafajshem. Ai i jep gojes si i pjerdhur . Eshte ne te drejten e tij. Kush e mer seriozisht Lubonjen duhet te bej nje checkup (kontroll) karburatorit tek specialisti. Gjithe te mirat. Rrofte sovraniteti
Ashtu eshte Mustafa ke plotesisht te drejte. Pervec Ilir Metes te gjithe te tjeret te majte e te djathte jane te korruptuar, hajdute dhe antishqiptare.
Mbase Shqiperia do te gdhihet nje dite me nje drejtesi te denje, perderisa edhe Mustafa Nano eshte ne anen e se drejtes dhe te vertetes. Nuk mund te kete drejtesi ne Shqiperi me kete bande kriminale qe e quajne veten prokurore dhe gjuqtare, keta jane vetem nje grup gjobvenesish qe kane mbeshtetje poltike dhe kriminale. Jo vetem VETING por edhe NOMINIM, asnje gjyqtar dhe prokuror mos te miratohet nga parlamenti I Majkove, Topalleve, Dadeve, Dokleve, Nokeve,Berishes dhe Metes. Asgje mos tu lihet ne dore hijenave te politkes shqiptare qe u kujtuan per sovranetetin e shqiperise vetem kur u hiqet nga dora i vetmi mjet per te zgjatur jetegjatesine e tyre ne politke duke u ushqyer si shushunjat me gjak shqiptari. Shume vone Nano, shume vone, kur miqte e Shqiperise toturohen ne takime me idiote si Basha ju keni kohe te merreni me nje imbeçil islamik si mavriu i kombetares shqiptare.
FANOOOOOL,koka e kokave te korrupsionit eshte Meta , skuthi te gjithave ,por ka z.Fullane ne gjykate dhe keshtu shpetojne njeri tjetrin.Se kjo’ e shkreta Fullane po nderton dhe vilen ne dajt shyqyr thuaj qe mirri ca para borxh se s’kish dhe ishte keq