Z.Lu, mbylli të gjithë brenda dhe celësin hidhe në det

16 Korrik 2016, 19:33Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Ambasadori amerikan e kaloi vijën e kuqe të diplomatit në një shtet të huaj.

Ai bëri një akt të paprecedent, duke kërcënuar se do të mbyllë brenda dy politikanët kryesorë të vendit, kryeministrin dhe kreun e opozitës.

Nuk e di se ku mund të ketë ndodhur tjetër kund kjo.

Nuk e di se ku tjetër një vend i huaj, sado mik, ti imponohet një vendi tjetër kështu.

Kjo ka revoltuar, vec atyre që rrezikojnë të “mbyllen brenda”( zakonisht ata që bëjnë gabime mbyllen në banjë, sipas një tradite jo shumë të vjetër shqiptare) edhe disa personazhe publike që janë shqetësuar për kompetencat e medha që ka marrë ambasadori amerikan.

Por mua, ashtu si dhe mbi 80% të shqitarëve(të paktën kaq ishin ata që një sondazh mediatik më shumë ia besonin emërimin e njerëzve të drejtësisë ekspertëve amerikanë se politikës shqitare), ky më duket zhvillimi më pozitiv i këtij cerek shekulli.

Ne provuam të bëjmë shtetin dhe nuk e bëmë.

Sali Berisha pati mbështetjen amerikane, dhe pavarësinë e shtetit të tij me pash, dhe e shpërdoroi duke ndërtuar një neodiktaturë.

Nano, bëri një organizatë mafioze, Berisha me pas(kryeminister) ngriti cetën me të madhe të hajdutëve, e Meta krijoi një parti-sekt që ngjan më shumë me një dhomë tregtie të korruptuarish.

Rama u votëbesua plot shpresë(s’kishin zgjidhje tjetër shqiptarët vec të shpresonin) dhe zhgënjimi i madh është tek dera.

Shqiptarët kanë të drejtë të mos kenë besim tek politika e tyre.

Të mashtruar nga qeverisjet e korruptuara njëra pas tjetrës, janë gati ti besojnë edhe qeverisjen të huajve jo më dy ekspertë drejtësie.

Ndaj arroganca amerikane ndaj kësaj politike është sot një lajm i mire.

Berisha, që për 5 vitet e para të pushtetit i gënjeu dhe mashtroi amerikanët duke i kërcënuar me destabilitet në Ballkan nëse nuk e mbështesnin, nuk ka pse shqetësohet shumë për Shqipërinë.

Shqipëria është e të gjithëve dhe ne jemi dakord që eksperët amerikanë të kenë rol vendimarrës në emërimin e komisionit që do të zgjedhe gjykatës e prokurorë.

Përkundrazi, ne nuk jemi dakord që këtë ta bëjë Berisha, Meta e Rama.

24 komente në “Z.Lu, mbylli të gjithë brenda dhe celësin hidhe në det”

  1. MeteH says:

    Koment i sakt.Por Saliu nuk degjon me nga veshet dhe truri i eshte thare.Populli 90% nuk e do me ate dhe kerkon reformen.SHBA,BE po ben çmos per te binur PD-SB dhe do deshtoi.Rrug-zgjidhja ka:1.Refoma te votohet me shumice votash dhe jo me 94,ashtu siç deklaroi i deleguari i MERKELIT.. 2-Te perjashtohet Saliu si deputet nese ngrihet ne kuvend e kundershton nd/kombetaret per vetingun.3.Te shpallen NONGRATA nga SHBA,BE Saliu dhe Luli.4.Te paralajmerohen deputetet qe te mos mungojne ne 21 korrik,ata qe do mungojne paarsye madhore,te perjashtohen si deputet

    1. Edkari says:

      ………..e se fundi ik dhe vete se na çave bythen.

    2. Kangur says:

      Po Rama ç’të beje me shume se kaq o Mentor?! Apo te jape dorëheqjen e te thote fjalet e Konices por pak te ndryshuara “Shqiperi te kam dhjere, ti nuk behesh shtet asbjehere”!!!

  2. Fotaq Bylyku says:

    I deruar Z. KIKIA.
    Perpos faktit qe kjo reforme i duhet shqipetareve dhe forcimit te rendit demokratik, kembengulja e amerikaneve ka dhe dy arsye te tjera njelloj te rendesishme.
    1. Te shpetoje PD (qe e ka rritur vete) nga shkaterrimi i cili mesa duket do te ndodhe me apo pa reforme te votuar ne 21 korrik.
    2. Te shpetoje faqen e saj te nxire para aleateve te saj nga fakti qe beri anetare te NATOs nje vend si Shqiperia e cila ska asnje standard per te qene anetare e NATOs.
    Pra ne te dy rastet turpi i ka ngelur Amerikes ne dere. Por ajo nuk deshiron ti ktheje shpinen nje kombi kaq amerikan dashes si Shqiptaret ashtu sic beri per 40 vite ne kohen e regjimit komunist.
    Shpresa vdes e fundit. Ajo eshte mjaft e sfilitur e pothuaj e vdekur ne syte tane. Vetem Amerika mund ta risjelle. Dhe shendoshja e saj behet vetem duke cuar para drejtesise ata qe e kane e hak te shkojne. Le te presim 22 Korrikun.
    Popull ti e more vesh tani pse nuk i duhet reforma PD e LSI. Mbaje mend mire kete. Zgjedhjet e reja po afrojne.

    1. Fanoli says:

      Mero je shqiptari me I paster dhe me . Shkrimeve e tua Berisha, Meta dhe ndofta Rama ja kane friken me shume se opinioneve te nderkombetare. Si shqiptar te falenderoj dhe te pershendes.

      1. ben says:

        Fanolo, paske dhe pseudonim shume te larte! Merua eshte me mafiozi gazetar, qe kalon pa ju dridhur dora nga Kartela psikiatrike e Rames, te ajo e Saliut dhe mbush trasten me pare nga biznesmenet me te fuqishem duke i rikatuar ata. Ti fanolo, ske kuptuar asgje! Mera sben gje tjeter, vecse pasurohet duke trembur politikanet e biznesmenet. Nuk eshte gazetar.

  3. Do ishte ide perfekte nje burg ne shtetet e bashkuara te amerikes nuk do ishte keq mundsisht nga zona 55 ku te bejn testimony me kta lloj monstrash politikan

    1. andromeda says:

      Ose ti çojnë si mostra tek burgu-muze i Alkatrazit.

    2. Illyrian says:

      Area 51 – zona 51
      Testing =》Testime =》prova

  4. shqiptar says:

    O Tori!
    Jam shume dakort per cfare shkruani, por …….do te beja nje kerkese Presidentit amerikan OBAMA qe urgjentisht, me nje dekret te vecante, brenda pak oresh te hape vetem per Parlamentin shqiptar, qeverine shqiptare,opoziten shqiptare dhe te gjithe tradhetaret, hajdutet, kriminelet, sharlatanet, pseudo ANAL-istet, ……BURGUN E FAMSHEM TE ALCATRAZ-it qe ti hane minjte dhe si ushqim te perdorin JASHTEQITJET E POPULLIT SHQIPTAR dhe per uje tu dergojme SHURREN E THARTUAR ALBANEZE!
    Kete meriton kjo RRACE MUTI QE NA KA DREJTUAR DHE DREJTON prej 25 vitesh!
    KETA JANE TURPI DHE JASHTEQITJA JONE, O Tori!
    Respekt,o artist ne shpirt dhe njeri i madh!

  5. Abv says:

    Dakord me te dy duart! Mbyll brenda deputetet, gjyqesorin dhe celesin hidhe ne det. Edhe ne autopilot Shqiperia do te ecte me mire se sa me keta bastarde qe imponojne kete crregullim te organizuar.

  6. trapi says:

    ARTIKULL I FORTE Z KIKIA,,,SE LUAN TOPI.USA E DIN QE TOPIN E KA PP DHE HAJDUTET …E VENE PREJ SAJ..

  7. vjola says:

    Sakte as leshimi me i voge,vl te pyetet populli

  8. Shqiptari jo arnauti says:

    Te lumete pena MENTOR KIKIA,nje shumice e mire e njrezve qe e duan kete vend te jesh i bindur qe i mendojne po nuk jua amban te shprehen me keto fjale,psene ju e dini me mire,nje korigjim,,,jo ne det jo..ne OQEAN!

  9. ketri says:

    Mendoj që ditën e votimit të reformës të gjithë shqiptarët të shkojnë te parlamenti dhe në se nuk votohet të mos lejohet te dalin nga paralmenti, deputetët , të protestohet por me kusht që brenda të mbyllet dhe ambasadori Lu.

  10. kujtim hoxha says:

    ka 25 vjet qe ne krye te shtetit qeverisin horat e kusaret qe vjedhin dite e nate pa pushim prandaj nuk duan te aprovojne reformen ne drejtesi.shqiperia nuk behet nga ne ,shqiperia behet vetem se ne behemi prorektorat i amerikes .

  11. Fitneti says:

    Ke te drejte z.Kikia. Sakte, pa ekuivoke.

  12. Roland says:

    O ilir o monikqira…ilir kerma eshte kancerin i shqiperise

  13. Pal says:

    Te lumte Z. Kikia,
    Per 25 vjet gjyqtaret e prokuroret jane bere milionere duke i gjobitur nevojtaret qe kerkonin drejtesi. Ketu drejtesia shitet e blihet. Kjo duhet te marre fund. Rreformen ne drejtesi duhet ta bejne nderkombetaret dhe jo kjo klase e felliqur politikanesh qe do te perpiqen te shpetojne miqte e tyre.

  14. Lahim. Iqatsum says:

    Jo vetem drejtesis por gjithe Shqiperia duhet te behet protectorate I Gjermani ose Amerikes kjo per nje periudhe nga 80 deri he 100 vjet.per ndryshe keshtu do te vej Shqiperia .

  15. xhemal says:

    mos i thurni lavde mbasadorit .re forma do beh eh politikanet nuk do mbyllen ne hale .do jene prape ku Jane è ne do i votojme ky eshte sistemi i ci li nuk eshte perfekt por me i miri keshtu ndodh kudo edhe ne amerike .europe shpresojme se drejtesia te permiresohet

  16. nardi says:

    I mjeri Z. Lu nuk foli ne anglisht se e dinte se ne c’ngaterrese do te futej interpretimi i tij “mbylluni brenda” neper media, prandaj foli SHQIP, qe injorantet shqiptare si ky gazetari i ketij artikulli te kuptonin sa me mire retoriken amerikane.
    PO NUK RATE DAKORT EDHE KESAJ RADHE MBYLLUNI BRENDA E MOS DILNI SE TURPI DHE SKANDALI DO T’JU MBULOJ PER GJITHE JETEN-

    Lu kercenoi me burgim dy politikane shqiptare…. koqe kandari !

  17. zef says:

    Pergezime gazetar.
    Qarte shkurt dhe sakte.

  18. Beni says:

    Bashke me politikanet vine dhe media ku pjestar jeni dhe ju zoti gazetar. . . . .Prandaj ne hale te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje