DEBATET/ Tension në mbledhjen e kryetarëve, Xhafaj debaton me Metën: Ule zërin, dashuria ka ikur, të paktën ruaj qetësinë

21 Korrik 2016, 09:31Politika TEMA

Kreu i Kuvendit Ilit Meta ka mbledhur Konferencën e Kryetarëve, duke shprehur irritim për situatën lidhur me marrëveshjen për Reformën në Drejtësi.

Meta vuri në dukje mungesën e kreut të grupit të PS-së, Ruci dhe të kreut të komisionit të Reformës, Xhafaj, të cilët erdhën me vonesë, ndërkohë që Meta kishte mbaruar fjalën e tij.

Pas fjalës së Palokës i cili akuzoi PS se tjetër draft ka për votim e tjetër është ai i konsensusit, Meta ka kërkuar llogari nga Xhafa për mbledhjen e mbrëmshme.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Xhafës, i cili i ka kërkuar Metës të ulë zërin.

Meta: Komisioni i reformës në drejtësi nuk u mblodh dje. Xhafaj dhe Ruçi mungojnë sot në mbledhje. Zoti Xhafaj duhet të vijë sot në mbledhje. Kam kërkuar që në fillim që marrëveshja të bëhet sipas standarteve europiane dhe rekomandimeve të Venecias.

Meta i drejtohet Xhafajt: Pse nuk e ke mbledhur komisionin?

Xhafaj: Së pari ule zërin

Meta: Jo zërin nuk e ul

Xhafaj: Ul zërin, kam tre vjet që dëgjo një parullë me qetësi e dashuri, dashuria ka ikur të paktën ruaj qetësinë. Kryetari i Kuvendit duhet të ketë respekt për Kuvendin.

Xhafaj: Unë jam kryetar komisioni dhe kam shumë respekt për kryetarin e Kuvendit, por edhe kryetari i Kuvendit duhet të ketë respekt për Kuvendin dhe për institucionet që ka kuvendi.

E para, unë nuk marr urdhëra dhe nuk besoj se do të keni menduar që do të më jepnit urdhër që të mbledh komisionin, por kam dëgjuar me vëmendje cilindo që është në atë karrige të nderuar të kryetarit të Kuvendit.

Unë komisionin e kam mbledhur rregullisht në respekt të asaj që ka vendosur kuvendit. Komisionin e kam mbledhur konform rregullores. Ajo që ka bojkotuar komisionin ka qenë opozita. Unë do të kisha dëshiruar që gjatë gjithë kësaj kohë, sic po shtroni pyetjen sot, ta kishit shtruar edhe më parë, të informoheshit.

7 komente në “DEBATET/ Tension në mbledhjen e kryetarëve, Xhafaj debaton me Metën: Ule zërin, dashuria ka ikur, të paktën ruaj qetësinë”

  1. Temja nga sauku says:

    Robt ne ….. Ju dhe kuvendit tuj more bq

    1. ben says:

      Ke te drejte.
      Robt kane bere cantat gati se ju kane thene se ne 22 do ndahen leke neper banka per shqiptaret ndersa keta legenat e shtyjne.

  2. Kumria says:

    Kryedobiçi i Kuvendit duhet te shkoje ne burg se bashku me Monen, per te gjitha parate qe u kane vjedhur shqiptareve, atje do te gjejne edhe Berishen, Sypeshkaqenin, Bashen e ca te tjere.

    1. Kapterr says:

      Quhet “syqeni” ose “sykoqja”

  3. Petro says:

    Kumriaaaaaaaaaaa…. Po Ramen?

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-rut~☆ says:


      Po Ç’pate o Petro
      Të humbi bërthama? !
      Te hyjnë ata një herë
      Më pas tu shkojë Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje