Basha auokritikë para Nuland: Ambasadori Donald Lu ka luajtur një rol kyç ne këtë proces

22 Korrik 2016, 18:27Politika TEMA

Lulzim Basha më në fund detyrohet të bëj autokritikë para ndihmëszëvendës Sekeretares Shtetit Viktoria Nuland.

Gjatë bisedës telefonike me të, e cila e uroi për votën pro reformës, Basha është detyruar të lavdëroj ambasadorin Lu dhe ta bëj këtë publike në vet deklaratën e tij.

Deklarata e lëshuar nga PD:

“Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën vendimtare të zonjës Nuland per arritjen e konsensusit dhe për vëmendjen dhe mbështetjen e palodhur e të jashtzakonshme të treguar që në ditën e parë të këtij procesi e deri në finalizimin e tij.

Basha shprehu vleresimin e jashtezakonshem dhe mirënjohjen për ambasadorin Donald Lu i cili ka luajtur një rol kyç ne këtë proces te gjate, te mundimshem dhe te veshtire.

Basha theksoi se ky proces historik u mbyll me sukses, dhe duke garantuar standartet me te larta pikërisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që edhe një herë iu gjenden në krah Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në ngjarjet e tjera madhore që nga shtetformimi, anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës.

Sfida e ardhshme e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme do te kerkoje po keshtu nje angazhim dhe mbeshtetje te madhe te SHBA theksoi kryetari i opozites.

Zonja Nuland e garantoi zotin Basha per mbeshtetjen e SHBA per zgjedhje te lira dhe te ndershme.”

Tani problemii Bashës ëshët se duhet të fshij nga gazetat dhe protalet e tij akuzat se amabsadori Lu është i korrutpuar, se e ka korruptuar sistemi i Edi Ramës dhe duhet të heq dhe fjalimin e Oertit që nuk i përmendi fare në Kuvend. Me pak punë ja arrin!

1 komente në “Basha auokritikë para Nuland: Ambasadori Donald Lu ka luajtur një rol kyç ne këtë proces”

  1. andromaqi says:

    Ti mund ta kesh benjaminin tënd, Nulu, por Basha është i urryer për pjesën më të madhe të shqiptarëve si infantil dhe kukull në duart e Berishës.
    Dashurinë tënde për këtë karaduz e pamë edhe me atë përqafim të ngrohtë që i dhe në vizitën tënde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje