Gjermani, të shtëna në një qendër tregtare. Flitet për dhjetra viktima

22 Korrik 2016, 19:16Bota TEMA

Në një qendër tregtare të Mynihut në Gjermani janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, aty ku po zhvillohet edhe një operacion madhor i policisë gjermane, siç raportojnë mediet vendase.

Raportimet e para bëjnë të ditur se zona përreth qendrës tregtare Olympia-Einkaufszentrum në rajonin e Moosach është rrethuar, por detajet mbi incidentin janë ende të pakta.

Sipas medies lokale “Muencher Abendzeitung”, 15 vetë mund të kenë mbetur të vrarë në këtë sulm, ndërsa televizioni “German NTV” flet për të paktën 10 viktima.

Një person është vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, sipas policisë së cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”.

Forcat e sigurisë janë vënë në gatishmëri pas alarmit të shkaktuar nga një emigrant, i cili vetëm gjatë së hënës së kësaj jave vrau me thikë 5 persona në një tren në Bavari.

Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar qytetarët për rreziqet që u kanosen, për shkak të dyshimeve të sulmeve të mëtejshme.

2 komente në “Gjermani, të shtëna në një qendër tregtare. Flitet për dhjetra viktima”

  1. john says:

    Do vazhdoni te pranoni refugjate te pakontrolluar?

  2. tfgs1 says:

    beqirat sunite vazhdojne gjakderdhjen……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje