Sulmi në Gjermani, 3 shqiptarë mes viktimave

23 Korrik 2016, 09:04Kronika TEMA

3 shqiptare janë mes viktimave të sulmit terrorist të ndërmarrë ditën e premte në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë.

Ata janë , Dijamant Zabergja, Sabin Sula dhe Armela Segashi. Që të dyja vajzat shqiptare nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra nga çmenduria e ndërmarrë, sipas autoriteteve gjermane, nga një i ri iranian, teksa për të riun nga Kosova ka lajmëtuar familja e tij  se ka vdekur pa zbardhur rrethanat.

Sipas policisë gjermane, autori është një 18-vjeçar iranian, i cili jetonte në Mynih, ndërsa motivet e ngjarjes ende janë të paqarta. Trupi i pajetë i autorit është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Mediat raportojnë se ai ishte vetëvrarë me një plumb në kokë.

Një operacion i gjërë i policisë nisi menjëherë pas njoftimeve se sulmi në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum” ishte kryer nga tre persona, por më vonë policia gjermane tha se autori kishte vepruar i vetëm.

Të shtënat nisën në restorantin “McDonald” që ndodhet në qendrën tregtare. Një tjetër zëdhënës i policisë së Mynihut e ka përshkruar incidentin si “një sulm të mundshëm terrorist”, teksa fliste për një radio gjermane.

Pas sulmit, sistemi i transportit në kryeqytetin bavarez u pezullua, ndërsa stacioni qendror hekurudhor u evakuuar. Disa orë më vonë transporti publik u rihap sërish. Me mijëra persona mbetën të bllokuar pas gjendjes së emergjencës duke mos pasur mundësi të rikthehen në shtëpitë e tyre u është ofruar strehim nga banorët vendës.

Presidenti amerikan Barack Obama ka folur shkurtimisht për ngjarjen në Gjermani, e më pas ofroi ngushëllimet e tij për viktimat e mundshëm si dhe u angazhua për mbështetje ndaj Gjermanisë, në atë që ai e përshkroi si një prej aleatëve më të afërt të Amerikës./TCH

1 komente në “Sulmi në Gjermani, 3 shqiptarë mes viktimave”

  1. Kritiku says:

    Gazetari eshte kjo qe beni ju? I merrni shkrimet ashtu siç jane nga faqe te tjera te internetit dhe i afishoni ketu. Ne kete rast keni perdorur nje shkrim nga analfabetet funksionale te Top Cannel-it. Ata jane aq injorante sa qe nuk e dine qe McDonald nuk eshte restorant. Por jane po aq injorante qe kosovaret i emeron si shqiptare. Nuk jane shqiptare ore shpellare te gazetarise! Shkruani ashtu siç eshte e verteta. Nga emrat e permendur me siper nuk dallohet dot qe te jene dy femra. Nga ta kuptojne ne qe jane dy femra?
    Redaktoni shkrimet perpara se ti afishoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje