Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të shënuar ditën e sotme në aksin Gjirokastër- Kakavijë. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Mashkullorë, ku dy automjete një furgon dhe një ‘Jeep’ me targa të Kosovës janë përplasur me njëri-tjetrin.
Për pasojë kanë humbur jetën dy persona që udhëtonin në to. Njëra prej viktimave është identifikuar si shtetasja A.Hasani, e cila udhëtonte në mjetin tip furgon ndërsa viktima tjetër mësohet se është një fëmijë, identiteti i të cilit ende nuk dihet që udhëtonte në automjetin tjetër.
Ndërkohë, mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë 8 persona.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ë rëndë.