Zbatimi i Reformës për Drejtësi do të duhet të nisë në fuqi pas firmosjes së ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti Bujar Nishani.
Por konkretizimi i saj do të nisë nga muaji shtator, kur do të fillojë zgjedhja e organeve të reja të gjyqësorit.
Gjykatat aktuale do të qëndrojnë deri sa ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë.
Kjo është një punë që pret që të zgjasë deri në vitin e ardhshëm ndoshta edhe më shumë.
Por të parat institucione që do të nisin punën janë: Byroja Kombëtare e Hetimit apo siç emërtohet Njësia Speciale Anti-korrupsion, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Javën e ardhshme mbërrijnë në Tiranë një ekip i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtar që do të merren me mbledhjen e dosjeve të plota për procesin e vettingut.
Në fakt Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur prej kohësh që të mbledhe CV për punonjësit e rinj dhe procesi pritet të jetë gati në shtator, ku dhe do të kryhen hetimet e para.
I gjithë buxheti i Byrosë së Hetimit do të ofrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Departamenti i Shtetit, shkruan Tesheshi.
Godina e Byrosë së Hetimit do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të kryeqytetit.
Qeveria e ka thuajse gati dhe tani po futen në brendësi të saj pajisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar.
Ndërkaq, siç mësohet në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH nuk do të jetë asnjë person që ka punuar në organet policore gjatë diktaturës komuniste, që nuk ka qenë asnjë herë agjent apo resident i shërbimit secret shqiptar por edhe të ndonjë shërbimi fqinj, duhet të ketë moshë nga 30-45 vjeç.
Pjesa më e madhe e agjentëve të
BKH-së do të jenë specialist IT dhe financierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarit si dhe për metoda policimi.
Në fakt, një pjesë e kandidatëve që pritet të pranohen në këtë institucion tashmë kanë filluar trajnimin në Akademinë e Policisë në Sauk, në të cilën po shkollohen nga një ekip i specializuar amerikan.
Fillim i mbare
Kta Amerikanet sikur e paskan dit qe do kalonte reforma qe me pare.
?
Po cjane keto peralla. Kjo do zbatohet shume shpejte. Efekti i saj do jete qe ne zgjedhjet e ardheshme do jete bere spastrimi i politikes
eh Sala i shkret, prite kur ti bjere ndonje goditje ne zemer, vetem kete nuk e priste kurre, por ja qe ndodhi
Ore, se mos marrin ne keto organe nga shtresa e familjeve te perndjekura, brezi i trete dhe i katert. Kujdes!…Vazhdojne te jene armiq te kllases punetore, te popullit fukara edhe pse pjese te popullit fukara jane bashkefajtoret kryesore te kesaj makuterie dhe babezie te papare qe po e zhben vendin cdo dite qe kalon.
Me fal po kandidatet qe po trajnohen aktualisht sipas artikulli, kush i perzgjodhi? Ku aplikohej, dhe ca kritere profesionale permbushen? Kush u tha qe shkoni paraqituni si kandidat? Jo per gje, po mos dali qe familjaret e gjysmes se tyre jane anetare te LSI-se apo partive te tjera pastaj.