Pezullohen 7 efektivë të ‘Shqiponjave’, dhunuan kunatin e ministrit Tahiri

23 Korrik 2016, 12:43Kronika TEMA

Pas denoncimit të ngjarjes së dhunimit të kunatit të ministrit të Brendshëm, Saimit Tahiri, mësohet se janë pezulluar 7 efektivët e forcave “Shqiponja”. Ngjarja ndodhi rreth 10 ditë më parë në unazën e kryeqytetit pranë banesës së këtij të fundit, ku ai ushtron edhe një biznes privat bar kafe

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se drejtori i Policisë Tiranë, Ervin Hodaj ka pezulluar 7 efektive të forcave “Shqiponja”. Ditën e ngjarjes, forcat “Shqiponja” kishin marrë informacion se pikërisht në këtë lokal gjendej një person i armatosur, prandaj ata morën masa duke shkuar pranë lokalit, por pa ndërhyrë në të.

Por prania e shtuar e forcave policore përballë biznesit e ka shqetësuar kunatin e ministrit dhe ai ka kërkuar të dijë pse policia ndodhej aty. “News 24” raporton se kur ka marrë përgjigje negative, ai ka nisur të debatojë me efektivët. Efektivët nuk e kanë ditur se gjendeshin përballë kunatit të ministrit dhe e kanë dhunuar dhe prangosur atë. Gjatë kësaj kohe në atë zonë kaloi eskorta e ministrit Tahiri, ku së bashku me të ishte dhe një anëtar i kabinetit i cili sqaroi situatën.

13 komente në “Pezullohen 7 efektivë të ‘Shqiponjave’, dhunuan kunatin e ministrit Tahiri”

  1. Artemisa says:

    Po te ishte kunati im, apo kunati juaj o popull ( sidomos ti popull Rilindjedashes) CFARE do te kishte ndodhur ?

    1. qorri says:

      Po t ishte kshu si thu ti dajak ene gjobe e t rroje rilindja desh ne thone

    2. babo says:

      Pse duhet te pezullohen? Kush eshte ky zagari i Ministrit qe u urdhroka eksorta te mbroj dike qe u ve kufirin policve?

      Ne cfare shteti afrikan ndodh kjo?

      Sajmri Tahiri te japi menjehere dorheqjen si ministri me performance me te dobet.

  2. tirona says:

    Ministri i brendshem duhet te ktheje ne detyre policat e pezulluar dhe te denoje veprimet e kunatit te tij dhe mbasi te beje kete duhet te japi doreheqjen, …….

    1. ben says:

      Ska asgje
      E rendesishme eshte qe u miratua reforma ne drejtesi.
      Keta police me shume gjasa duhet te kene qene kunder reformes ne drejtesi. Une mendoj se keta duhet edhe te denohen bile rende qe guxojne te ulin dinjitetin e udheheqjes.

  3. te gjithe te barabarte says:

    Sa turp per ministrin! He, do na e cani me bythen me: do bejme shtet!??? Doni dhe vota vitin tjeter pale!

  4. Bardhi Tolabi says:

    Njoftimi nuk eshte i plote.Duhet te sqarohej me shume se cfare ka ndodhur,cfare eshte pyetur prej kunatit te Tahirit dhe si eshte pergjigjur policia.A eshte e detyruar policia te jape sqarime ne kete rast?Ne se nuk nderhyri policia per sqarimin e atij njoftimi qe kish marre,perse vati atje?Per presion,per te shantazhuar njerzit,apo per te ndaluar njeriun e armatosur?Pra gazetari,duhet te jape dhe opinionin e tij se,kush ndodhej ne anen e ligjes.Vetem ne kete rast mund te gjykojme ne qe lexojme lajmin,sepse nuk e dime se nga anon e drejta.Kush ka shkelur ligjen ai te ndeshkohet,qofte kunati i Tahirit,qofte punonjes i policise.Ky eshte shteti ligjor dhe i barazise te shtetasve para ligjes,qofte kunati ose jo kunati i Tahirit,qofte qyetar apo punonjes i policise…

  5. Arianiti says:

    Po po ndodhi rastësisht që po në atë kohë kaloi ministri dhe eskorta e tij dhe ‘sqaroi’ shqiponjat për kunatin që ishte shpirt njeriu dhe sqaroi kunatin për shqiponjat që kishin bërë gabim kur kishin zbatuar ligjin në rastin e kunatit.
    Sa mirë që Tema shfajson policët, nuk e njihnin kunatin e Tahirit se po ta njihnin jo me armë të lehta po edhe me granatahedhës, mortaja e topa 120mm do linin njerëzit të futeshin në lokalin e tij.
    Shkrim shum I bukur, përmbledh gjendjen në të cikën është Shqipëria.

  6. Qarri i zigurit says:

    E paska teukuar ndonje kastile per te krijuar incidentin.

  7. Lpl. says:

    Keta eshte me i shkarkuar pergjithmone cfare lesh policesh jsne keta qe nuk njohin kunatin e ministrit te tyre .Ky eshte gjest i keq se mund te perdoret ne shume menyra per te denigruar figuren e ministrit me te suksesshem qe ka qeveria , mund ta perdori opozita rrjetet socjale televizjonet per humor e shume syresh keta metitojne ndershkim te rende me jo profedjonalizmin qe kane treguar sepse nga ajo plicia qe duam me faqe te re si te Tahirit keta budallej e kthyen ne policine siq nuk e duam .Ajo policia qe zbatoj ligjin dhe vazhdon te kete nen kontrill situaten me shkelesin e ligjit nga pronari i picerise ishte policia qe duam .Shkurt keta te ndershkohen per prishje imazhi te policise shtetit dhe cenimit te moralit drejtus .

  8. migen says:

    Kunatin tim e thyejne ne mes dhe e cojne po te jete nevoja edhe ne gjyq. Nekete rast do te thonin se kane kryer detyren
    Po te jete e evertete te kapet kunati i Tahirit per kundershtim te forcave te rendit e te behet shembull hahahhahah ca humori

  9. Treviso says:

    Nuk duhet me u bazuar shume me shkrimet, por duhet pritur te dali realiteti. Lajmet badiava nuk duhet te merren serjoze kur nuk kane emrin e autorit. Mjafton te informoheni nga cilagazete vijne njoftimet.

  10. cimi says:

    o ti kazetar leshi e ke mbush shume kupen lale ndiko nga e drejata jo nga ps se kemi ne faj qe i bejm like gazetes tende ja po te fshi fare se vec genje e mashtron qenke ti asnje lajm te sakt nuk jep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje