Fluks turistësh, 20 mijë pushues kalojnë doganën e Morinës

23 Korrik 2016, 11:39Kronika TEMA

E shtuna ka shënuar një fluks të madh lëvizjesh në doganën e Morinës të shtetasve kosovarë dhe atyre maqedonas që i janë drejtuar bregdetit shqiptar.

Që në orën 2 të mëngjesit mijëra automjete dhe mbi 100 autobusë kaluan përmes kësaj pike doganore. Burime të policisë kufitare bëjnë të ditur se mbi 20 mijë pushues kanë kaluar kufirin deri në orën 7 të mëngjesit.

Nga ana e efektivëve janë marrë të gjitha masat për të mos u krijuar radhë të gjata pritjeje për të gjithë këta shtetas, që destinacion kryesor kanë plazhin e Shëngjinit.

Muaji qershor numëroi më shumë se 500 mijë persona që kaluan nëpërmjet doganës së Morinës për në Shqipëri.

1 komente në “Fluks turistësh, 20 mijë pushues kalojnë doganën e Morinës”

  1. kida says:

    kta sjane turiste, jane turruriste. kta jane ata qe bejne pis bregdetin tone. kta vijne me thesa me patate dhe me duboke, kta hedhin mbeturinat ku te munden, kta dhjesin ne det, shurrojne ne breg, grate e ketyre hyjne me rroba ne uje. kta ose duhet te edukohen se si te pushojne ose duhet te zbythen sic ndodh ne jug ku askush nuk i jep hua shtepite apo hotelet. deti dridhet e dallgezon sapo i sheh keta… ndaj dhe Zoti ndoshta mendoi ti linte PA DET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje